Lady Gaga
Bad Romance
Black Eyed Peas
Meet Me Halfway
Ke$Ha
Tik Tok
Jay-Z Ft Al. Keys
Empire State Of Mind
Rihanna
Russian Roulette
Owl City
Fireflies
Timbaland
Morning After Dark
Edward Maya
Stereo Love
Iyaz
Replay
Keri Hilson
I Like
Shtetet të cilat e kanë
njohur Kosovën
Senatori është kapur në vepër derisa po vazhdonte diskutimi për ligjin i cili trajtonte abortin. Pasi ishte kapur në vepër, Bennett kërcënoi gazetarin, i cili kishte shkruar rrëfimin.
Megjithatë, të gjitha këto gjëra në të vërtetë shkaktuan një skandal të madh për ligjvënësin republikan bën të ditur Daily Mail.
Më vonë Bennett shihet duke shikuar një video në YouTube ku shihet një qen. Kur u pyet nga gazetari se çfarë bën, Bennett tha se kishte pranuar një e-mail me një fotografi pornografike.
Zëdhënësi i Senatit tha se Bennett kishte menduar se e-maili kishte lidhje me ligjin për të cilin po diskutohej. I pyetur nëse shikon pornografi, Bennett tha se duhet të jesh i çmendur ta bësh këtë, sepse të gjitha shkojnë nëpërmjet sistemit dhe shtoi se një gjë të tillë nuk guxon ta bëjë askush. /Telegrafi/
Kënga e Jevric vetëm për një muaj e gjysmë pati më shumë se dy milionë klikime duke e bërë atë ndër artistët më të klikuar nga rajoni i Ballkanit.
Në një intervistë për një televizion të emigrantëve boshnjakë në Amerikë, BosTel, Jevric pranoi se hiti i tij është kompozuar nga shqiptari Xhimi. Jevric u ankua se nuk ka fituar asgjë me hitin e tij deri më tash edhe pse kjo këngë është vërtet fenomen nëpër forumet dhe faqet e internetit në tërë Ballkanin.
Jevric tregoi se jeton në Amerikë për më shumë se 22 vjet dhe fakti që gratë në New York punojnë dhe i lënë fëmijët e vegjël në shtëpi, si dhe pasi nuk mund ta gjej asnjërin prej miqve në shtëpi, sepse vazhdimisht janë të zënë në punë, kanë qenë inspirimi kryesor për ta shkruar hitin. /
Uwe Mitzscherlich u martua me macen shtëpiake, sepse siç thotë, dëshiroi ta legalizojë lidhjen para se macja të niset në botën e përtejme, shkruajnë mediat gjermane.
Pasi që martesa me kafshë në Gjermani ndalohet me ligj, Uwe pagoi 300 euro një aktore televizive, e cila kreu ceremoninë e martesës dhe lidhi kurorën ndërmjet tyre, derisa binjaku i nuses Eriku ishte i pranishëm si dëshmitar.
Çifti edhe solemnisht u vesh për ceremoninë, kështu që Uwe veshi një smoking dhe kaplo cilindër, ndërsa Cecilia e dha “mjaun” e saj si pohim për martesën e veshur me fustan të bardhë.
“Cecilia është një kafshë aq e dashur, përkëdhelim njëri-tjetrin dhe gjithmonë fle me mua në shtrat. Zemrat tona rrahin si një e vetme, kjo është e papërsëritshme”, tha postieri nga Possendorfi. /Telegrafi/
Këta shalqinj, janë praktikë si për transport ashtu edhe për t’i ruajtur në frigorifer, ndërsa kushtojnë deri në dy ose tri herë më shtrenjtë se shalqinjtë normal, më saktë, çmimi i tyre sillet mesatarisht rreth 75 dollarë e më shumë.
Edhe pse kanë formë të pazakontë, nuk janë prodhim i inxhinieringut gjenetik. Para një jave, shalqinjtë japonez arriti në Amerikë dhe menjëherë gjetën myshterinjtë.
Instituti për interpretimin e ëndrrave do ta ketë statusin e institucionit të arsimit të lartë, ndërsa studentët pas përfundimit të studimeve do të pajisen edhe me një diplomë dhe do të kenë mundësi të vazhdojnë studimet për doktoraturë.
Themeluesi i institutit është eksperti i njohur i ëndrrave, Jusuf al-Harti, i cili ka edhe emisionin e vet televiziv. Al-Harti sqaroi se ky profesion ka për qëllim “këshillimin e njerëzve”.
Pas publikimit të lajmit në mediat e Arabisë Saudite, ka reaguar edhe Ministria Saudite për Islam, duke thënë se interpretimi i ëndrrave më shumë është dhunti të cilën e posedojnë persona të caktuar dhe nuk mund të studiohet e mësohet.
Vetëm tre orë e gjysmë pasi janë njoftuar, Nick Bond është ulur në gjunjë dhe i ka kërkuar martesë Alex Gabrielsonit. Ndërkohë që pas 17 orësh nga njoftimi i tyre, ata janë martuar në një kishëz në Las Vegas.
E gjitha kjo tingëllon si një komedi romantike, mirëpo nuk është film, por realitet.
Çifti i ri nuk u kanë treguar asgjë prindërve të tyre deri pas momentit që janë martuar, ndërsa Nick Bond pohon se ka pakëz frikë të takohet me vjehrrin duke e ditur se ai ka një koleksion pushkësh.
Pas pushimit në Las Vegas, Bond është kthyer në Britani të Madhe, ndërsa gruaja e tij, megjithatë, ka shkuar në shtëpi të vet. Mirëpo, deri më tani Alexa e ka vizituar disa herë burrin e saj dhe është duke menduar që të shpërngulet në Britani.
“Kam gruan më të mirë në botë. Unë jam personi më i lumtur”, ka thënë Bond, i cili ka dy fëmijë nga martesa e parë.
Çifti thotë se është shumë i lumtur, ndërsa edhe pse janë njohur në një kohë të shkurtër, ata ndjehen sikur të ishin njohur tërë jetën. /
WWW.INFO-KOSOVA.NET
http://www.vera-ks.com
http://www.yjetekosoves.com