Degjo Live 24 ore
Foto e Dites

1 Lady Gaga

                 Bad Romance

2 Black Eyed Peas

                 Meet Me Halfway

3  Ke$Ha

                 Tik Tok

4  Jay-Z Ft Al. Keys

           Empire State Of Mind

5  Rihanna

                 Russian Roulette

6  Owl City

                 Fireflies

7  Timbaland

                 Morning After Dark

8  Edward Maya

                 Stereo Love

9  Iyaz

                 Replay

10  Keri Hilson

                 I Like

Statistikat
mod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_counter
mod_vvisit_counterSot103
mod_vvisit_counterDje489
mod_vvisit_counterK?t? Jav?2422
mod_vvisit_counterK?t? Muaj1492
mod_vvisit_counterDeri tani423571

        Shtetet të cilat e kanë

             njohur Kosovën

 

     

Kerkoni
URIMET PDF Printoni E-mail

NJOFTIM  

Njoftohen të gjithë bashkëatdhetarët se urimet e tyre familjare mund t’i dërgojnë edhe përmes: Western  UNINON  dhe MONEY GRAM .

Pagesa bëhet në emër të radio Vizionit, ndërsa urimet i dërgoni në Email adresën Kjo adrese e-mail-i eshte e mbrojtur nga spam bots, duhet te aktivizoni Java skriptet per te pare ate

 

 Urimet transmetohen në ditën kur ju dëshironi dhe të njëjtat incizohen në CD.

Një urim kushton 4 euro, ndërsa urimet speciale një orë 40 euro bashkë me incizim, brenda kësaj kohe transmetohen 10 urime.Urimet transmetohen  në internet si dhe në Platformën Mediale TVAlb www.tvalb.com  

Nga radio Vizioni

+37744 162 424

+38138 571 888
Azhornuar se fundi ( Saturday, 11 April 2009 )
 
< I meparshmi   Tjetri >
Radio Vizioni
Ballina
KUSH JEMI NE
VIP NEWS
LIFESTYLE
MULTIMEDIA
SPORT
LIBRI I MIQ?VE
URIMET (RISI)
Skema Programore
KONTAKTI
FOTO GALERIA
ARG?TIM - FUN
Falenderim
Galeria
LAJMET FLASH
Hondurasi njeh pavarësinë e Kosovës Republika e Hondurasit ka njohur sot zyrtarisht Kosovën shtet të pavarur dhe sovran.Vendimi për njohjen e Kosovës i është kumtuar sot Ministrit të Punëve të Jashtme të  Kosovës, Skender Hyseni nga Ministri i Jashtëm i Hondurasit, Mario Canahuati.Hyseni dhe Canahuati gjatë një bisede të gjatë telefonike gjithashtu janë pajtuar që menjëherë të fillojnë procedurat për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve.Ministri Hyseni ka theksuar përkushtimin e Kosovës për të ndërtuar bashkëpunim dhe marrëdhënie të ngushta me këtë vend, ndërsa ministri Canahuati ka theksuar se Hondurasi është i vendosur që ta përkrahë Republikën e Kosovës në të gjitha rrafshet dhe institucionet ndërkombëtare.Thaçi në Tiranë para udhëtimit në New Yorkiranë, 3 shtator - Kryeministri i Kosoves, Hashim Thaçi ka mbërritur mbrëmë në Tiranë, ku sot do të zhvillojë një takim zyrtar me homologun e tij shqiptar, Sali Berisha. Të dy kryeministrat do të japin edhe një konferencë të përbashkët për shtyp, bën të ditur RTK-ja.Kjo vizitë e kryemnistrit Thaçi vjen vetëm pak ditë para fillimit të sesionit të përvitshëm të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ku autoritete më të larta të Prishtinës dhe Tiranës do të lobojnë së bashku gjatë punimeve të Asamblesë, në mënyrë që deri në fund të vitit të rritet ndjeshëm numri i vendeve që do të njohin pavarësinë e Kosovës. Kjo vizitë e kryeministrit kosovar vjen pak ditë para zhvillimit të sesionit të radhës të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së,  Përfaqësuesit më të lartë të Prishtinës dhe Tiranës  do të lobojnë së bashku edhe kundër projekt-rezolutës serbe, me të cilën Serbia kërkon negociata të reja për status.Kosova do të përfaqësohet në New York nga presidenti Fatmir Sejdiu, kryeministri Hashim Thaçi dhe kryediplomati Skënder Hyseni. Përfaqësuesit e Kosovës nuk do të kenë të drejtën e fjalës, për shkak se vendi nuk është anëtarësuar ende në këtë organizatë. Megjithatë, ata do të takojnë homologët e tyre në Selinë e OKB-së me qëllim shtimin e njohjeve të reja për Kosovën. Pothuajse me të njëjtën përbërje do të marrë pjesë edhe Shqipëria në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Jo zyrtarisht, është bërë e ditur se në New York do të shkojnë presidenti Bamir Topi, kryeministri Sali Berisha dhe ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta, i cili prej disa ditësh po qëndron në Amerikën Qendrore, duke kërkuar votën kundër projekt-rezolutës serbe dhe njohjen e Kosovës.Mbrëmë, në mjediset e hotel “Rognerit”, kreyministri Thaçi mori pjesë bashkë me kryeministrin Sali Berisha në ceremoninë e promovimit të librit “Jeta ime” të gazetarit, Blendi Fevziu. Në këtë promovim ishte edhe presidenti Bamir Topi dhe personalitete të tjera politike e mediatike nga Shqipëria dhe Kosova.“Guardian”: Presion mbi Beogradin të pranojë ofertën e Prishtinës   Londër, 3 shtator – Bashkimi Evropian po bën presion mbi Serbinë që të pranojë “ofertën e Kosovës për ndërprerjen e armiqësive”, shkruan sot “Guardian” i Londrës. Kjo gazetë thekson se kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, dy vjet pas shkëputjes nga Serbia dhe shpalljes së pavarësisë, ka ofruar një fillim të ri në marrëdhëniet me Beogradin që, sipas “Guardian”, është nën presion gjithnjë e më të madh të BE-së që t’i përgjigjet në mënyrë të ngjashme. Me një tekst autorial për gazetën britanike, Thaçi konstaton se është e domosdoshme që “Serbia e Kosova një ditë të ulen rreth të njëjtës tavolinë” në mënyrë që t’i tejkalojnë dallimet ndërmjet tyre dhe armiqësinë e thellë dhe t’i kthehen ardhmërisë, të integruar në BE. “Guardian” vlerëson se thirrja për negociata të reja erdhi pas vërejtjeve të hapura që iu drejtuan qeverisë serbe nga shefi i diplomacisë britanike, William Hague, kur tha se serbët po rrezikojnë shansin që të gjenden në BE duke refuzuar marrëdhëniet me Kosovën e pavarur. Kjo gazetë rikujton se Serbia i ka paraqitur Asamblesë së Përgjithshme të KB projektrezolutën, me të cilën kërkohet dënimi i shkëputjes së Kosovës dhe thekson se edhe ministri Hague i ka thënë presidentit të Serbisë, Boris Tadiq, ta tërheq Rezolutën. Nëse refuzon, kandidatura serbe për anëtarësim në BE do të ndeshet me vështirësi, ka porositur Hague Tadiqin, siç shkruan “Guardian”. E nëse Tadiq pranon, Britania do të jetë ithtari më luftarak për hyrjen e Serbisë në BE. “Guardian” vë re se oferta e Thaçit është përgjigje ndaj thirrjeve gjithnjë e më të zëshme nga Brukseli dhe kryeqytetet evro-perëndimore që të nisin negociatat e reja. Thaçi në tekst përmend bashkëpunimin e Policisë serbe e kosovare në luftë kundër krimit të organizuar, në energjetikë, telekomunikacion, arsim dhe për gjetjen e të zhdukurve, edhe shqiptarëve edhe serbëve. “Guardian” shkruan se Thaçi i ka bërë komplimente Tadiqit, duke thënë se qeveria aktuale e Serbisë është krejtësisht ndryshe nga ajo para 11 vjetëve që kishte terrorizuar popullin e tij. Por më së shumti komplimente nga kryeministri i Kosovës, megjithatë, ka marrë ish-kryeministri britanik, Tony Blair. Arritjet e Blairit në Britani ndoshta janë nënvlerësuar, por roli që kishte në situatën e pavarësisë sonë, në Kosovë e bën politikanin grandioz, ka theksuar Thaçi.Kroacia nuk ndryshon qëndrimin ndaj Kosovës Kroacia vazhdon të ndjekë politikë konsekuente ndaj Kosovës edhe në kuadrin e KB, ka njoftuar Ministria e Punëve të Jashtme në Zagreb. Ministri i Punëve të Jashtme i Kroacisë, Gordan Jandrokoviq, ka deklaruar në bisedë me shefin e UNMIK-ut, Lamberto Zannier, se Kroacia është konsekuente: nga njohja e pavarësisë përmes dëshmisë para GJND-së. Bashkëbiseduesit, njoftojnë mediet, janë pajtuar se është e domosdoshme të gjendet modalitete për përfshirjen e Kosovës në iniciativat rajonale, që do t’i kontribuonte shumë stabilitetit dhe sigurisë në rajon. Në këtë kontekst, Kroacia është e gatshme të ofrojë ndihmë profesionale në procesin e forcimit të institucioneve të Kosovës që merren me çështjet e integrimeve evropiane.   Details... By Besink Emrullahu

SPORTIItalia sot fillon ta mbrojë titullin Italia zhvillon sot në mbrëmje ndeshjen e saj të parë në Botërorin e Afrikës së Jugut. Në Kejp Taun, ndaj Paraguajt, skuadra e Marçelo Lipit do të nisë mbrojtjen e titullit të fituar 4 vjet më parë.Tekniku i të kaltërve ka zhvilluar mbrëmë seancën e fundit stërvitore, ndërsa pritet të luajë me Bufon në portë, Zambrotën, Kanavaron, Kielinin, Boketin, De Rosin, Montolivon, Pepen, Marçizion, Iakuintën e Pacinin. Të rejat janë Boketi e Pacini, megjithatë, nuk është çudi që në vend të mbrojtësit të Xhenoas të luajë Bonuçi apo edhe Krishito. Lajmi më i mirë për Italinë gjithsesi lidhet me Andrea Pirlon, që dje është stërvitur, por natyrisht nuk mund të luajë në takimin e sotëm. Në krahun tjetër, Paraguaj e pret me qetësi ndeshjen me Italinë, ndërsa trajneri Martino pritet që të lërë në stol dy prej lojtarëve kryesorë, Roke Santa Kruz dhe Oskar Kardozo. "Duhet të luajmë të qetë dhe të mendojmë se kemi edhe dy ndeshje të tjera pas kësaj", u shpreh mesfushori Karlos Bonet. Gjermania trondit Australinë Gjermania ka shënuar fitore të thellë kundër Australisë me rezultat 4-0. Skuadra e LoeW me këtë ndeshje ka treguar se është njëri ndër favoritët kryesor të Kampionatit.Vetëm pak orë pasi Ghana kishte mposhtur Serbinë me rezultat 1-0, Gjermania tregoi se do të përcjellin shtetin afrikan në tabelë.Australia kishte rastin e parë ku ishte shumë afër të kalonte në epërsi.Disa minuta më vonë filluan golat. Ishte Podolski me një gol të mrekullueshëm që mposhti portierin Schëarzer, duke dërguar skuadrën gjermane në epërsi.Golin e dytë e shënoi Miroslav Klose me një goditje me kokë.Dy golat e tjerë u shënuan ne pjesën e dytë nga Mueller dhe Cacau i cili u inkuadrua vetëm pak minuta para se të shënonte.Mascherano shokon Liverpool-in: Po mësoj italisht Mesfushori i Liverpool, Javier Mascherano, ka deklaruar se është duke mësuar gjuhën italiane.Argjentinasi është lojtari i parë që Benitez dëshiron në skuadrën e tij të re, Inter Milan.Kalimin e tij në Itali e presin edhe mediat italiane dhe ato angleze, edhe pse tani ai gjendet në Afrikën Jugore për Kampionatin Botëror."A jam duke mësuar gjuhën italiane? Po, Jam duke mësuar italisht, derisa jam këtu në Afrikën Jugore," u tha Mascherano gazetarëve."Nuk e di cfarë do të bëjë pas këtij turneu. Do të shohim."Di Maria kryen test mjekësor me Realin Anësori i Benficas, Angel di Maria, i është nënshtruar një testi mjekësor për Real Madridin në Afrikën e Jugut, shkruan Record.Sipas mediave portugeze, Real Madridi ka zhvendosur stafin mjekësor në Afrikën e Jugut, ku thuhet se Di Maria i është nënshtruar një testi mjekësor.Di Maria aktualisht është me kombëtaren argjentinase në Afrikën e Jugut për Botërorin e sivjetmë. Benfica kërkon 40 milionë euro për Di Marian, por sipas spekulimeve ai do të kompletojë transferimin së shpejti, me lojtarë tjerë të Realit të përfshirë në këtë akord.Botërori 2010 hapet me festë madhështore në Johanesburg, Afrikë Eshtë hapur zyrtarisht kampionati botëror "Afrikë e Jugut 2010", me një ceremoni madhështore në stadiumin kryesor Elis Park të Johanesburgut.Plot 1500 artistë performuan në fushën e impiantit "Soçer City", nderkohe qe shfaqja madheshtore u ndoq nga 20 kryetarë shtetesh, te pranishem ne tribune. Merrnin pjesë Sekretari i përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Mun, presidenti i Afrikës së Jugut Jakob Zuma, presidenti i Meksikës Felipe Kalderon, zëvendës presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Xho Bajden me bashkëshorten e tij Xhill, por edhe krerët e shteteve afrikave si Zimbabve apo Kenia. Mungonte Nelson Mandela, per shkak te nje fatkeqesie familjare. Mbreme eshte aksidentuar me vdekje mbesa e tij 13 vjece. Ne mungese, te pranishmit kane degjuar ne regjistrim te tij me kete rast. *****Trajnerët pretendentë dhe profilet e tyre përpara zbritjes në fushë. Ja kush janëTridhjetë e dy ekipe finalistë, tridhjetë dy trajnerë, për një trofe. Atë të Kampionatit Botëror. Trofeut më të rëndësishëm në planet. Nga Marçelo Lipi, trajneri i Italisë, kampione të botës, në "Gjermani 2006", e deri të Karlos Dunga i Brazilit, që nga ana e tij synon titullin e gjashtë të "Seleçaos", përpara se Kampionati Botëror i vitit 2014 të zhvillohet pikërisht në Brazil. Cili trajner do ta fitojë Kupën e Botës? Albania-sport.com ju propozon t'i njihni më parë ata...Rajmond Domenek (Franca)Komisari teknik i Francës, Rajamond Domenek, ka lindur më 24 janar të vitit 1952 në Lion. Është me orgjinë spanjolle. Familja e tij mbërriti si refugjate në Francë gjatë diktaturës së Frankos. Është i pasionuar pas astrologjisë dhe ka një të kaluar si aktor. Ka bërë karrierë si futbollist dhe ka veshur bluzat e Lionit, Strasburgut, Bordosë (2 kampionate të fituara me Bordo, 8 ndeshje me Kombëtaren franceze). Në vitin 1998 mori drejtimin e Lionit. Përpara se të drejtonte "Gjelat" e mëdhenj, kishte drejtuar U-21 të Francës. Në "Gjermani 2006" e çoi skuadrën në finale. Në "Euro 2008", Franca e tij nuk fitoi asnjë ndeshje në grup.Grupi BDiego Armando Maradona (Argjentina)Diego Armando Maradona ka lindur, më 30 tetor 1960, në Lanus. Trajner i Argjentinës nga tetori i vitit 2008, kur mori vendin e Alfio Baziles. Maradona si futbollist është një prej lojtarëve më të mirë në botë. Ka veshur fanellat e Argentinos Juniors, Boca Juniors (1981/82), Barcelonës, Napolit, Seviljes, Nju Old Bojs, me të cilat ka fituar 5 kampionate. Me Kombëtaren argjentinase: 91 ndeshje, 34 gola. Ka fituar Botërorin në vitin 1986. Ka marrë pjesë edhe në 3 finale të tjera: 1982, 1990 e 1994 (21 ndeshje, 8 gola). Në vitin 1994 u gjet me doping gjatë ndeshjes Argjentinë-Greqi 4-0.Grupi CFabio Kapelo (Angli)Trajneri i Anglisë, Fabio Kapelo, ka lindur, më 18 qershor të vitit 1946, në Pieris të Italisë. Si lojtar ka veshur fanellat e Spalit, Romës, Juventusit dhe Milanit, ndërsa me Kombëtaren e Italisë ka zhvilluar 32 ndeshje, duke shënuar 8 gola. Karrierën si trajner e ka nisur në vitin 1987 me Milanin, por ka drejtuar edhe Realin e Madridit, Romën dhe Juventusin. Kapelo ka fituar 5 kampionate italiane dhe 2 spanjolle. Ka fituar 1 Ligë të Kampioneve (me Milanin). Drejton Anglinë pas dështimit të Stiv Meklarenit për të marrë pjesë në finalet e Europianit 2008. Siguroi pa asnjë problem një vend në Botërorin e Afrikës.Grupi DJohakim Lëv (Gjermani)Trajneri i Gjermanisë, Johakim Lëv, ka lindur më 3 shkurt 1960, në Shonau. Karriera e tij si futbollist ka të bëjë me rolin si mesfushor, me një numër të madh ekipesh si në Gjermani (Shtutgard, Karlsruhe, etj.), por dhe në Zvicër, ku me Fraunelend ishte lojtar-trajner. Karriera e tij e vërtetë nisi si ndihmëstrajner me Shtutgardin në Bundesligë, në vitin 1985. Gjatë karrierës së tij drejtoi edhe në Turqi, Fenerbahçen, por për vetëm një sezon, ku drejtoi më pas edhe Adanaspor. Në Botërorin e Gjermanisë ishte ndihmësi i Jurgen Klinsmanit, por në Euro 2008 ishte trajneri i parë. Kualifikoi pa shumë probleme vendin e tij në Afrikën e Jugut.Grupi ELambertus van Marvijk (Holanda)Trajneri i Holandës, Lambertus van Marvijk, ka lindur në Deventer, më 19 maj të vitit 1952. Marvijk ka qenë një mesfushor i nivelit të mirë, me 393 ndeshje në kampionatin holandez, por vetëm një ndeshje me Kombëtaren "portokalli", në vitin 1975, në kohën kur luanin Krujf, Nekenes, Rep. Në vitin 1982 mbylli karrierën si lojtar. Në vitin 1990 nisi karrierën si trajner profesionist me Herderen, e më pas edhe me Fejenordin e Borusian e Dormundit në Gjermani. Zëvendësoi Marko van Bastenin në krye të Kombëtares holandeze, menjëherë pas Europianit të vitit 2008. Asnjë problem për të në rrugën drejt Afrikës së Jugut.Grupi GMarçelo Lipi (Itali)Trajneri i Italisë, Marçelo Lipi, ka lindur më 11 prill 1948. Është trajneri kampion në fuqi i botës, të fituar në Botërorin e Gjermanisë në vitin 2006. Për herë të parë trajner i Kombëtares italiane u bë në vitin 2004, duke zëvendësuar Xhovani Trapatonin, pas dështimit të tij në Europianin e Portugalisë. Karriera e tij si futbollist ishte mesatare.Si trajner ka drejtuar në Serinë A, Napolin, Atalantën, Interin, Juventusin. Në eksperiencën e tij të dytë si trajner i Italisë, erdhi pas dështimit të Roberto Donadonit në Europianin e vitit 2008. Ka fituar 5 kampionate në Itali dhe 1 Ligë të Kampioneve (me Juventusin).Grupi GKarlos Dunga (Brazil)Karlos Kaetano Bledorn Verri, apo më thjesht Dunga, është trajneri i Brazilit. Ka lindur, më 31 tetor 1963, në Ijui. Drejton Kombëtaren e Brazilit nga viti 2006. Dunga ka qenë një lojtar i nivelit të lartë dhe ka marrë pjesë në dy kampionate botërore. Në vitin 1994 në SHBA ishte kapiteni i Brazilit, ku fitoi edhe titullin kampion. Në vitin 1998, në Francë, ishte finalist. Me Kombëtaren braziliane ka luajtur 91 ndeshje, 6 gola. Dunga ka luajtur për klube të ndryshme, përfshirë dhe një eksperiencë në Itali. Ka fituar si trajner Kampionatin e Amerikës së Jugut, Kupën e Konfederatave. Synon trofeun e gjashtë të Brazilit në Botëror.Grupi HVinsente Del Boske (Spanja)Trajneri i Spanjës, Vinsente Del Boske, ka ndoshta skuadrën më të mirë në botë për Botërorin e Afrikës së Jugut. Spanja është kampione e Europës. Vinsente Del Boske ka lindur, më 23 dhjetor të vitit 1950. Si futbollist ka qenë mesfushor shkatërrues dhe ka veshur 18-herë fanellën e Spanjës (1 gol). Ka drejtuar Realin e Madridit si trajner, më shumë se dhjetë vjet (1973-1984). Si lojtar fitoi pesë kampionate në Spanjë. Karrierën si trajner e nisi në vitin 1985. Ka fituar Ligën e Kampioneve me Realin e Madridit në finalen e Parisit, kundër Valencias në vitin 1999. Nga 15 korriku i vitit 2008 është trajneri i Spanjës, në vend të Luis Aragones, trajnerit kampion të Euro 2008-s.Merr udhë sot zyrtarisht kampionati botëror i futbollitStarton... loja e 19-tëSot nis zyrtarisht kampionati i 19-të Botëror i futbollit "Afrika e Jugut 2010". Në këtë kompeticion do të marrin pjesë gjithsej 32 përfaqësuese të ndara në tetë grupe. Pretendentë për titullin e kampionit shihen kampioni i pesëfishtë Brazili, kampionia e Europës, Spanja, kampionia në fuqi Italia, duke mos harruar këtu edhe Argjentinën. Nderin për të hapur këtë eveniment të madh do ta kenë nikoqiri, Afrika e Jugut dhe Meksika. Tridhjetë e dy ekipe finaliste, tridhjetë e dy trajnerë duke filluar nga nesër do të luftojnë për trofeun më të rëndësishëm në planet, atë të Kampionatit Botëror. Nga Marçelo Lipi, trajneri i Italisë, me të cilën kombëtare në vitin 2006 u shpall kampion bote e deri te Karlos Dunga i Brazilit, që nga ana e tij synon titullin e gjashtë për Brazilin, përpara se Kampionati Botëror i vitit 2014 të zhvillohet pikërisht në Brazil, në 30 ditët në vazhdim do të luftojnë që me kombëtaret e tyre të arrijnë në piedestal. FIFA do të shpërndajë gjithsej 420 milionë dollarë për skuadrat pjesëmarrëse në Botërorin e Afrikës së Jugut, 30 milionë prej të cilave do t'i shkojnë fituesit të Kupës së Botës. Ndërkohë, finalistja do të përfitojë 24 milionë, ndërsa gjysmë finalistët nga 20 milionë dollarë. Krahasuar me Botërorin e mëparshëm të mbajtur në Gjermani, shifra është rritur me 120 milionë dollarë. Duke pasur parasysh se këtë vit Botërori i Futbollit do të zhvillohet në Afrikën e Jugut, skeptikët parashikojnë se në këtë eveniment nuk do të ketë aq shumë tifozë. E vërtetë apo jo, një gjë e tillë tifozëve vendas aspak nuk ju intereson. Ata që tani kanë filluar me argëtim, vallëzim, si dhe me përdorimin e vuvuzelave, të cilat sigurisht se do të jenë kujtimi më i madh i Botërorit të parë në kontinentin e Afrikës. Gazetarët që kanë përcjellë ndeshjet përgatitore kanë ardhur në përfundim se nuk mund të komunikojnë me celularë për shkak të zërit që lëshojnë ato.Kjo madje edhe pa u mbushur plotësisht stadiumi "Soccer City" në Johannesburg, gjë që pritet të ndodhë të premten në ndeshjen e parë të Botërorit 2010 ndërmjet Meksikës dhe Afrikës së Jugut. Afro 90 mijë tifozë pritet të jenë në stadium, shumica prej tyre të "armatosur" me vuvuzela. Kampionati, të cilin shumë persona e shihnin si të rrezikshëm fillon nesër, ndërsa se si do të rrjedhë ajo mbetet për tu parë në 30 ditët në vazhdim.ITALIALipi: Nuk jemi favoritë të fortë"Mos ma kërkoni formacionin, pasi nuk jua jap kurrë. Nuk e bën askush, s'kam pse ta bëj unë". Marçelo Lipi, nga Afrika e Jugut, në fillim thotë se është i karikuar më shumë se sa në Gjermani, ku befasoi të gjithë me fitoren, pastaj e demonstron atë me fjalë në konferencën e shtypit pas stërvitjes së parë në Afrikë. Mbi grupin aktual shprehet: "Nga talentet që mund të ndryshojnë perspektivën e Italisë nuk ka mbetur asnjë". Refuzon edhe akuzat për një ekip në moshë të madhe. "Shumë lojtarë ekspertë? Kemi vetëm 9, që kanë fituar Botërorin katër vite më parë, nuk kam parë një skuadër, që ka fituar Kupën e Botës dhe në edicionin pasardhës të mos ketë zbritur në fushë ndonjë lojtar protagonist në edicionin paraardhës". Ai flet gjithashtu dhe mbi favoritët e Botërorit. "Abete thotë se nuk jemi favoritë? Jemi dakord. Nuk jemi kurrë, në mënyrë absolute. Këtë herë janë Brazili dhe Spanja, pastaj janë 5-6 skuadra si Argjentina, Anglia, Holanda, Franca dhe Italia. Nuk fitojnë gjithmonë vetëm cilësitë teknike. Ne kemi fituar 4 herë dhe kemi humbur në Pasadena fitoren ndaj Brazilit, që do të na kishte mundësuar të linim pas amerikanojugorët në renditjen përfundimtare".Një mendim e ka edhe për dëmtimet: "Besoj se të hënën e ardhshme lojtarët tanë do të jenë të gjithë të disponueshëm, përveç Pirlos. Markisio, i dëmtuar ndaj Meksikës, nuk është keq, do të rikuperohet ashtu si Kamoranezi". Në fund Lipi thekson se i ka idetë e qarta për atë se çfarë duhet të bëjë Italia në këtë Botëror: "Do të zbresë një mbrojtje më kompakte, që do të më lejojë të mbaj në fushë tre lojtarë ofensivë".SoftKristiano Ronaldo në versionin "69"Lojtari më i shtrenjtë në planet është një "grykës" i pangopur me femrat seksi, joshëse, "vrasëse", të famshme në të gjithë botën, nga Gema Atkinson te Paris Hilton e Nereida Gallardo. Për të qarkullojnë shumë thashetheme e të vërteta, ndërkohë që vetë ai nuk e merr aspak mundimin t'i hedhë ujë zjarrit. Ashtu si David Bekham, ylli i Realit të Madridit, Kristiano Ronaldo, fituesi i "Topit të artë" dhe lojtari më i shtrenjtë në planet, ka nxjerrë një kalendar me foto seksi të tijat. Ronaldos i pëlqen të festojë fitoret në shoqërinë e femrave, dhe nëse shënon gol, festa vazhdon në shtrat. Një Kristiano Ronaldo në versionin "69" është shumë intrigues dhe tepër i nxehtë: lista e të dashurave të tij përfshijnë brune e bionde, të mëdha e të vogla, të shëndosha dhe elegante. Një "ngrënës" i vërtetë i bukurisë femërore. Thuhet se i pëlqejnë treshet... Thuhet se në Los Anxheles ka pasur edhe një katërshe! Ja dhe versioni i paraqitur nga tabloidi gjerman "Bild", por në variantin anglisht të faqes. Sipas ish-të dashurës, Nereida Gallardo, Kristiano Ronaldo ka vetëm tre hobi: futbollin, playstation dhe seksin. Por, edhe një e veçantë: revistat pornografike janë të përhapura në gjithë shtëpinë e tij.Starton Botërori, mijëra tifozë "zbarkojnë" në JohanesburgMijëra tifozë nga e gjithë bota zbarkojnë çdo minutë në aeroportin ndërkombëtar të Johanesburgut në Afrikën e Jugut, që është kthyer thuajse në një stadium, me fansa që mbajnë veshur ngjyrat e përfaqësueseve dhe flamujt e vendeve të tyre. "Është e mrekullueshme të jesh këtu. Mendoj se do të jetë një turne shumë i mirë", ka bërë të ditur një fans holandez, i cili ka mbërritur në Afrikën e Jugut pas më shumë se 10 orë udhëtim me avion."Shpresoj që të fitojë Meksika, por Afrika e Jugut ka një ekip shumë të mirë", është shprehur një tifoz meksikan në lidhje me ndeshjen e parë që do të hapë dhe turneun më të rëndësishëm të futbollit botëror. Ndërkohë, afrikanet shpresojnë që Botërori 2010 të jete i suksesshëm dhe të fshijë imazhin e urisë, SIDËS dhe kriminalitetit të lartë, me të cilin lidhet ky kontinent. Gjashtë përfaqësuese afrikane do të kërkojnë të shkojnë sa më larg në këtë kompeticion për të përsëritur suksesin e Kamerunit dhe Senegalit që arritën përkatësisht çerekfinalet e Botërorit 1990 dhe atij të 2002. Sipas bookmakersave angleze Bregu i Fildishtë është kuotuar me një koeficient 50/1, që do të thotë se kjo skuadër ka më shumë shanse të shkojë më larg në finalet e Kupës së Botës 2010.Maicon: Dua të shkoj te Reali Braziliani Maicon ka shfaqur dëshirën për të kaluar tek Reali i Mourinho: Ai është trajner i madhMaicon përgjigjet hapur për mundësinë e kalimit të tij te Real Madrid këtë verë, dhe rivendosjen nën urdhrat e mikut të tij Jose Mourinho. Braziliani është duke u përgatitur për rrugën dhe destinacionin e ardhshëm, Real Madrid. Në një intervistë me gazetën spanjolle As, braziliani shpjegon:"Ajo që unë dua është që të luaj për Real dhe për mua ky do të ishte një nder dhe një ngritje e madhe e karrierës në Spanjë. Mancini më kërkon mua te City? Me Manchester Unë nuk kam asnjë negociatë. Do të ishte mirë që të kthehesha në urdhrat e NMourinho"."Në këtë moment - thotë Maicon - prioriteti im është ekipi kombëtar. Ne mund të bëjmë një botëror të madh. Por unë nuk mund ta mohoj se për mua është krenari që një klub si Real Madrid është i interesuar për mua. Dua të them qartë. Fjalët nuk duhen keqkuptuar: Dua të luaj për Real, unë nuk jam i interesuar për Manchester City".Arsenal edhe zyrtarisht e refuzon Barcelonën Arsenal kanë lëshuar sot këtë deklaratë për shtyp lidhur me spekulimet dhe transferimin e mundshëm të Cesc Fabregas, në Barcelona:"Kapiteni i Arsenalit, Cesc Fabregas është nën kontratë me klubin deri në verën e 2015. Ai është anëtar shumë i çmuar i ekipit dhe bën pjesë në planet e kompanisë, edhe në të ardhmen.”"Ne kemi dëgjuar të gjitha thashethemet e kohëve të fundit lidhur Cesc, ku thuhet se ai do të largohet nga klubi por ne e kemi bërë jashtëzakonisht të qartë se nuk kemi asnjë interes për transferimin e Cesc. Megjithatë, dje në mbrëmje ne kemi marrë një ofertë nga Barcelona për Cesc dhe me vendosmëri, ne u kemi thënë atyre se ne nuk kemi ndërmend të shitur kapitenin tonë.Përzgjedhja e “luanëve” nga Fabio Capello Italiani i kombëtares së Anglisë ka shpallur listën përfundimtare të 23 futbollistëve me të cilët do kërkojë suksesin në Afrikën e Jugut.Zgjedhjet e Capellos kanë shkaktuar habi në ishull, pasi mes të përjashtuarve bëjnë pjesë edhe emra të njohur si sulmuesi i Arsenalit, Theo Walcott dhe ai i Sunderlend, Darren Bent.Besimin e ish-teknikut të Juves, Romës dhe Milanit, e kanë fituar mesfushorët Joe Cole e Shawn Right-Filips, dhe sulmuesi i Aston Villa, Emile Heskey. Ja lista përfundimtare e kombëtares së “3 luanëve”:Portierë: Joe Hart, David James, Robert Green;Mbrojtës: Jamie Carragher, Ashley Cole, Rio Ferdinand, Glen Johnson, Ledley King, John Terry, Mathew Upson, Stefen Warnock;Mesfushorë: Garreth Berry, Michael Carrick, Joe Cole, Steven Gerrard, Frenk Lampard, Aaron Lenon, James Milner, Shawn Right-Filips;Sulmues: Peter Crouch, Jermaine Defoe, Emile Heskey, Wayne RooneyReal Madrid kërkon mesfushorin Gerrard Kapiteni i Liverpool, Steven Gerrard, mbase mund të jetë lojtari i parë që do i bashkohet Jose Mourinhos në Bernabeu.Real Madrid janë fokusuar në kapitenin e Liverpool-it, shkruan e përditshmja Marca.Trajneri i ri i Realit është një admirues i njohur i anglezit, i cili kishte provuar ta transferonte në skuadrën e tij sa ishte tek Chelsea.'Marca' thotë se nëse trajneri Rafael Benitez vazhdon të qëndroj në Anfield, atëherë kjo do të mund të rezultonte që Gerrard të largohej nga të Kuqtë, ku kaloi tërë karrierën e tij. Në anën tjetër Liverpool ka nevojë të madhe për para për të blerë lojtarë të ri, prandaj oferta e Realit për Gerrard do të mund të ishte më se e mjaftueshme për të lënë kapitenin të largohet.Laporta: Le ta dinë të gjithë se ne ende jemi të interesuar për Fabregasin Presidenti i Barcelonës Joan Laporta ende shpreson të nënshkruajë me kapitenin e Arsenalit, spanjollin Cesc Fabregas, gjatë kësaj vere.Fabregas e ka informuar skuadrën Arsenal por edhe shefin Arsène Wenger më parë gjatë këtij muaji, se ai me dëshirën e tij do ta kishte lënë stadiumin Emirates, dhe kampionët spanjoll janë duke shpresuar që të lidhin një marrëveshje me të, pavarësisht negociatave të vështira me të cilat përballen me skuadrën e Arsenalit."Ne jemi të kujdesshëm në kuptimin që ne nuk do të bënim gjëra që nuk janë logjike," i tha Laporta shtypit spanjoll. "Ne kemi një lojtar i cili ka shprehur synimin e tij për të ardhur në Barcelonë” tha ai. "Ai (Fabregas), e ka thënë këtë me gojën e tij, dhe unë dua ta falënderoj atë publikisht për këtë vendimReal Madrid e shkarkon Pellegrinin Klubi mbetëror, Real Madridi, edhe përfundimisht mund të shkurorëzohet me Pellegrinin, i cili si trajner udhëhoqi Realin në kampionatin e sapo-përfunduar.Pellegrini ishte trajner që mbeti pa asnjë trofe me Realin që kishte bërë me qindra miliona investime, duke e sjellë Ronaldon, Kaka-n e shumë emra të njohur të futbollit. Pellegrinit nuk arriti me gjithë këto emra të paktën një trofe t’ia sjellë Realit. Mbeten pa kupë, pa titull dhe pa Champions League.Agjenti i Manuel Pellegrinit do të udhëtojë në Madrid të hënën për të finalizuar negociatat e klientit të tij për klauzolën që duhet ta paguajë Florentino Perez, në mënyrë që Pellegrini të krijojë hapësirë për Jose Mourinhon.Mourinho ka thënë se ai do të largohet nga Interi pas triumfit historik prej 2:0 ndaj Bayernit, duke e udhëhequr Interin drejt një suksesit të trefishtë historik. Mourinho dëshiron një sfidë të re me Real Madridin, duke dëshiruar të bëhet trajneri i parë që i fiton tre tituj të Champions League me tre ekipe të ndryshme.Largimi i Mourinho’s e prish festën e Interit Jose Mourinho e hoqi “maskën” teksa fliste për “Sky News”, vetëm pak minuta pas takimit final të Ligës së Kampioneve me Bajern Mynih, duke nënkuptuar qartë se nuk do të vazhdojë më tej me InterinMourinho Champions“e gjithë kjo dashuri zikaltër për mua më ka bërë të ndiej një trishtim të madh. Puna ime këtu është bërë. Unë dua të jem trajneri i parë që fiton Ligën e Kampionëve me tri klube të ndryshme. Dhe Real Madridi është i vetmi ekip që është i interesuar për mua, por nuk kam nënshkruar. Unë nuk dua të shkoj më tej, sepse atëherë nuk jam i qartë. Le ta falenderojmë futbollin italian, sepse më evidentoi ndoshta si trajnerin më të mirë, por ka shumë gjëra që nuk më pëlqejnë rreth tij. Pra, tre apo katër muaj më parë kam filluar të mendoj ndryshimin.Por, pavarësisht kësaj, gjithmonë kam qenë i lidhur me Interin. Eshtë gjë e mirë që në këtë klub ka njerëz si Moratti. Ai mori një rrezik të madh mbi supe me mua, me kontratën që më ofroi, sepse mund edhe të mos fitoja asgjë këtu. Por tani jam i lumtur, sepse kam fituar gjithçka me Interin, prandaj është koha për të menduar një aventurë të re. Për sa i përket ndeshjes finale, dua të them se jam i lumtur për familjen e Interit. Jam vërtet njeriu më i lumtur në botë që risolla në këtë familje trofeun e Ligës së Kampioneve pas 45 vitesh mungesë.Kjo ishte një finale fantastike. Kemi triumfuar, njëri pas tjetrit, ndaj Chelsea, Barcelona dhe Bayern, cka do të thotë se jemi realisht më të mirët. Kjo ndeshje, në parim, ishte loja ime e fundit në krye të Interit, prandaj konvergoi fundi me nostalgji, trishtim dhe lot në sytë e mi. Nuk kam folur me Florentino Perezin, por mund ta bëj duke nisur shpejt.Unë e di projektin e tij, edhe pse nuk po them se jam unë, trajneri i Real Madridit. Unë jam trajner i Interit dhe për këtë jam mjaft krenar. Reali Madridi është një klub që dëshiron të fitojë gjëra të mëdha, por nuk është e mjaftueshme vetëm fanella apo paratë e shumta. Nëse do të bëhesh fitues në futboll, kjo varet edhe nga qëndrimi mendor. Interi ia doli të jetë një familje fantastike, sepse të gjithë kanë ndihmuar për këtë. Dhe kjo është gjëja më e mrekullueshme që kam arritur, për të krijuar një familje. Interi ka bërë shumë për t’i fituar meritat e kampionëve dhe jo vetëm në këtë ndeshje. Kjo do ta ndihmojë futbollin italian”.Valdano: Do të ketë ndërrime në lojtarë dhe trajner Drejtori gjeneral i Real Madrid, Jorge Valdano, ka deklaruar se Manuel Pellegrini mund të largohet pas barazim të djeshëm kundër Malaga-s.Pas përfundimit të kësaj ndeshje, Valdano u pyet nëse do të ketë ndryshime në stafin e lojtarëve dhe të trajnerit."Të dyja" ishte përgjigja e tij. "Projekti ka filluar vitin e kaluar, kishte shumë ndryshime dhe do të ketë shtime të reja edhe në vitin që po vjen.""Sa i përket trajnerit, do të bëhet një debat përbrenda klubit dhe do të shohim se cfarë vendimi do të merret."Didier Drogba te Chelsea edhe për shumë vjet Didier Drogba ka premtuar se do tia kushtojë të ardhmen e tij skuadrës së Chelsea, duke këmbëngulur: "Nuk jam duke shkuar askund"Heroi i finales së bukur të FA Cup, sulmuesi afrikan Didier Drogba i premton sërish besnikëri Chelsea. Futbollisti energjik që shënoi golin e vetëm në fitoren 1-0 ndaj Portsmouth është i mërzitur me zërat që pretendojnë se ai do të jetë në merkato këtë verë.Ai këmbënguli se ka në synimet e tij, shumë më shumë medalje me blutë dhe se ai dëshiron të fitojë akoma me Carlo Ancelotti dhe Blues. Drogba, 32 vjeç tha: "Unë nuk e di pse njerëzit flasin për mua kështu, dhe thonë se do të lë Chelsea këtë verë."Nuk është e vërtetë. Unë jam kaq i lumtur këtu". "Unë jam në një klub të madh dhe ne kemi arritur aq shumë gjëra së bashku. Dhe ka ende shumë që ne duam të arrijmë së bashku. Ne jemi në rrugë të drejtë përsëri, duke fituar dhe unë shpresoj se ne do të jemi për një kohë të gjatë për të luajtyur me të njëjtën fanelë" tha Drogba. Rooney: Dua të bëhem trajner Sulmuesi i Man United, Wayne Rooney, ka deklaruar se në të ardhmen, pasi të përfundojë karrierën si futbollist, dëshiron të bëhet trajner."Do të doja të kalojë në menaxhment," tha Rooney. "Luajta në Everton kur isha 9 vjecar dhe futbolli ishte një pjesë masive e jetës time."Kur të ndaloj të luaj, dua që ende të jem i involvuar në futboll."Kam filluar të ndjek kurse për trajner këtë vit, edhe pse nuk kam ndjekur orë aq sa do të dëshiroja."Shpresoj t'i vazhdoj edhe vitin e ardhshëm. E dua futbollin - nuk mund ta shoh vetën duke drejtuar një restaurant - dua të jem afër futbollit.Transferimi i Steven Gerrad - luftë mes Real Madrid dhe Inter Real Madrid edhe zyrtarisht ka hyrë në luftë për mesfushorin e Liverpoolit, Steven Gerrard, duke iu bashkuar Interit në garë për ikonën nga Anfield.Real Madrid ka ofruar tashmë 26 milionë euro për 29-vjeçarin, ofertë që pritet të analizohet në Anfield.Megjithatë, dilema tjetër do t’i takojë strategut të ardhshëm të Realit, që do të duhet të vendosë se kë do ta inkuadrojë në lojë, Kakan apo Gerrardin, nëse ky i fundit do të arrijë në Bernabeu. Atletico Madrid fiton Europe League Atletico Madrid ka fituar kupën e Europa League, pas fitores prej 2-1 kundër befasisë së sivjetme në këtë garë, Fulham.Skuadra spanjolle kaloi e para në epërsi pas një aksioni të ndërtuar ndërmjet Reyes, Aguero dhe Diego Forlan, dhe ishte ky i fundit që mposhti portierin Schwarzer (min. 32).Mirëpo, kaluan vetëm pesë minuta dhe anglezët barazuan shifrat, kur topi arriti me fat te Simon Davies, i cili shënoi nga afërsia për rezultatin 1-1 (min. 37), i cili ishte i fundit për pjesën e parë.Përkundër lojës dinamike që u zhvillua, në pjesën e dytë nuk pati gola, ashtu që skuadrat shkuan në vazhdime për të vendosur fituesin.Sir Alex: Unë e binda Paul Scholes të qëndroj edhe pak tek Man United Mesfushori Paul Scholes nënshkroi një zgjatje të kontratës edhe për një vit, pasi ai kishte shprehur dyshime për të vazhduar me karrierën e tij futbollistike, tek Manchester United.Por Ferguson thotë se ai arriti të bindë 35-vjeçarin për të luajtur në Manchester edhe për një vit më shumë."Unë i thash, 'unë do të vendosë kur ti do të tërhiqesh. Aftësia jote është ende e mirë, nuk ka përkeqësim në lojën tënde aktuale" "ai i tha revistës zyrtare të klubit."Kur ju të jeni në moshën e tij dhe ende luani futboll profesionist, dhe e njëjta vlen edhe për Ryan Giggs dhe Gary Neville, zakonisht ka një përkeqësim në aspektin fizik. Kjo është e natyrshme. Ne të gjithë përballen me këtë situatë dhe me këtë dyshim që e kishte Scholes” tha Sir Alex."Por në kushtet e aftësisë së tij, nuk ka përkeqësim” Dhe, ai do të vazhdojë të luaj për Man United” vazhdoi komentin e tij tekniku skocez.Mourinho në dyshim tek Inter edhe pas ngrijtes së Kupës Jose Mourinho sërish shfaqi dyshim lidhur me të ardhmen e tij tek Inter, në deklaratën e dhënë mbrëmë pas fitores së Kupës së Italisë.Mourinho vazhdon të jetë i lidhur me një kalim të mundshëm tek Real Madrid.Dhe pas sinjalit përfundimtar Mourinho tha: "Mund të them që me ditën e sotme kam fituar cdo titull në futbollin Portugez, Anglez dhe Italian. Nuk është keq."Inter ka ndryshuar shumë duke bërë një hap të madh përpara. Trajnerët dhe lojtarët ndërrojnë, por është klubi ai që shkon përpara."A egziston mundësia të ri? Normal që po."Real tregon se edhe ai meriton titullin Real Madrid është kthyer nga disavantazhi prej 1-0, për të shënuar fitore prej 4-1 kundër Mallorcas në Ono Stadi, për të shpresuar për ndonjë lëshim të Barcelonës në dy ndeshjet e fundit të sezonit në La Liga.Të parët në epërsi kaluan vendasit me anë të Aritz Aduriz, i cili u gjet më së miri për të mposhtur portierin Casillas (min. 16).Mirëpo epërsia e ishullarëve zgjati vetëm dhjetë minuta, pasi që Cristiano Ronaldo u përkujdes për të barazuar shifrat dhe me rezultat 1-1 përfundoi pjesa e parë.Në pjesën e dytë u shfaq një Real ndryshe, Los Blancos ishin dominues. Ishte sërish Ronaldo lojtari që krijoi epërsinë e parë të mysafirëve (min. 57). Në minutën e 72-të, portugezi kompletoi het-trikun e tij për të vulosur dilemën për fituesin.Ndërsa për rezultatin përfundimtar u përkujdes Gonzalo Higuain, i cili shënoi golin e tij të merituar në këtë ndeshje, duke paraboluar portierin Aouate (min. 82).Tottenham mposht City-n, shkon në Ligën e Kampionëve Me fitoren minimale prej 1-0 kundër rivalit direkt për pozitën e katërt Manchester City, Tottenham Hotspur ka siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm, një javë pa përfunduar Liga Premier.Ndeshja që nga fillimi ishte tejet e shpejtë me sulme si në njërën ashtu dhe në anën tjetër, por me një dominim të lehtë të Manchester Cityt në fillim. Vlen të përmendet shtylla pingule e qëlluar me kokë nga Peter Crouch, ashtu si goditja e fortë nga distanca e Adam Johnson. Sidoqoftë, në pjesën e parë portat mbetën të patundura.Në pjesën e dytë, tempi u balancua, me Tottenhamin që i pati rastet më konkrete për shënim. Adebayor mund të konsiderohet dështim i mbrëmjes, pasi që nuk ishte aspak i gjallë në zonën e Tottenhamit.Inter fiton Kupën e Italisë Inter doli fitues mbrëmë në finalen e Kupës së Italisë, pas fitores me rezultat 1-0 kundër Romës, ndeshje kjo e cila u zhvillua në Stadio Olimpico.Diego Milito ishte heroi i ndeshjes, pasi që realizoi golin e fitores pas një goditjeje të bukur drejt portës (min. 40).Interi është në garë që të fitojë edhe dy trofe të tjera. Scudetton, ku ka konkurrent kundërshtarin e sotëm, Roma, si edhe Ligën e Kampionëve, pasi që luan në finalen e 22 majit kundër Bayern Munichut.Raul i lënduar: A mund të jetë ndeshja e fundit e tij për Realin? Raul mund të ketë luajtur ndeshjen e fundit për Real Madridin pasi ai ka pësuar një lëndim i cili do ta mbajë jashtë fushës deri në fund të këtij stinori.Raul ishte zëvendësuar menjëherë pasi shënoi golin e parë kudnër Zaragoza-s, ndeshje kjo që Reali e fitoi 2-1 si mysafir.Golashënuesi më i mirë i Spanjës, kontrata e të cilit skadon në vitin 2011, është lidhur për një kalim të mundshëm në Angli, derisa supozohet se ai mund të kalojë edhe në Neë York Red Bulls.'Guardiola frigohet se do të humb Dani Alves-in në Man City apo Chelsea Pep Guardiola ka bërë presion tek bordi i Barcelonës të mirren me kontratën e Dani Alves pasi trajneri frigohet si mund të humb mbrojtësin anësor.'Sport' thotë se Guardiola e vlerëson Alves-in si anësorin më të mirë në botë dhe është në dijeni se Manchester City dhe Chelsea do mundohen të transferojnë brazilianin në Angli.Alves ende gjendet disa nivele më poshtë se bashkëlojtarët e tij sa i përket pagës dhe trajneri ka insistuar që bordi të përmirësojë kontratën e tij, derisa dy skuadrat e majme pritet t'i ofrojnë shumë të majmë parash për të.Valdano: Raul vendos vet nëse do të qëndroj në Madrid Menaxheri gjeneral i Real Madridit, Jorge Valdano, e ka lënë derën e hapur për një largim të Raul në fund të sezonit.Argjentinasi thotë se klubi do të pranojë çfarëdo qoftë vendimi që Raul merr për të ardhmen e tij.“Ai është vlerë për klubit, një shembull brenda dhe jashtë fushe dhe ne shpresojmë që ai të qëndrojë më gjatë. Ai dha shumë (kundër Zaragozas) dhe luajti me dhimbje dhe u dorëzua vetëm kur nuk mundi të qëndrojë në këmbë”.“Do të jetë vetë Raul ai i cili do të vendosë dhe klubi do të pranojë vendimin që do të marrë ai”, ka thënë Valdano.'Roma humbet kryesimin Roma ka bërë një hap fals në luftën për titullin e Serie A, pasi është mposhtur në Olimpico nga Sampdoria, me rezultat 1-2, për të mbetur në vendin e dytë, me dy pikë më pak se lideri Inter që do t’i prijë sërish Kampionatin italian.Kapiteni legjendar Francesco Totti kaloi vendasit në epërsi (min. 14), kur pas një pasimi të Mirko Vucinic, shënoi me këmbën e majtë, dhe me epërsi minimale të Giallorossëve përfundoi pjesa e parë.Megjithatë në pjesën e dytë gjenovasit barazuan. Ishte Giampaolo Pazzini, i cili pranoi një krosim të bukur të Antonio Cassanos, për të baraspeshuar ndeshjen (min. 52).I njëjti lojtar u përkujdes për t’ia përkeqësuar punët Romës, duke shënuar edhe golin e dytë dhe të fitores për Sampdorian, pesë minuta pa përfunduar koha e rregullt.Kjo humbje e sheh Romën në pozitën e dytë kur kanë mbetur edhe tre xhiro për t’u zhvilluar. Ndërkohë, Sampdoria mban vendin e katërt me dy pikë më shumë se Palermo, për të shpresuar që sezonin e ardhshëm të luajë në Ligën e Kampionëve.Wenger: Fabregas do të mbetet në Arsenal Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, thotë se ai është i bindur se kapiteni Cesc Fabregas është rehatuar dhe do të mbetet me topçinjtë."Disa njerëz përpiqen të bëhen specialistë për t’i bërë lojtarët të pakënaqur. Por deri tash, të gjithë lojtarët të cilët janë larguar kanë dashur të rikthehen, kjo do të thotë se ata nuk janë aq të pakënaqur sa ndonjëherë duken"."Besoj se ky ekip është në rrugë të ndërtimit. Ne nuk punojmë për katër ose pesë vite me lojtarë të rinj, të luftojmë për ta, t’i ndërtojmë dhe, kur të jenë të gatshëm të luajnë, t’i shesim. Kjo do të ishte papërgjegjësi. Por nuk mund t’i ndalojmë ata të flasin në Spanjë", ka thënë Wenger.Chelsea i largohet 4 pikë vendit të dytë Chelsea ka arritur të shënojë fitore të vështirë ndaj Boltonit në Stamford Bridge me rezultat minimal prej 1-0, duke forcuar kreun, katër javë para përfundimit të Ligës Premier.Pjesa e parë i takoi plotësisht Chelseat që dominoi gjatë gjithë kohës. Pas një harkimi preciz të Didier Drogbës, ishte Nicolas Anelka ai që u gjet mirë në zonë duke shënuar me kokë, për epërsinë e parë dhe të fundit të Chelseat në këtë takim (min 43të).Fraksioni i dytë ishte tejet dinamik. Chelsea i kishte rastet më konkrete por presionin e bënë mysafirët të cilët për pak sa nuk nxorën një barazim në fund.Dymbëdhjetë minuta pa përfunduar takimi, Frank Lampard gode shtyllën pingule të Boltonit.Ivan Klasnic nuk arriti ta bëjë më dramatike Ligën Premier kur dështoi të shënojë nga afërsia pasi ia vodhi topin Didier Drogbas (min 87të).Ferguson ofron 25 milion £, për Benzema’n Trajneri i skuadrës së Manchester United, Sir Alex Ferguson është i bindur se ai mund të sjell sulmuesin francez të Real Madrid, Karim Benzema.Francezi nuk është zhvilluar shumë në skuadrën e tij aktuale, ndërsa sezonin e kaluar ai e zgjodhi Realin e Madridit para Man United. Mirëpo, tani trajneri skocez dëshiron të provojë përsëri që ta marrë atë në skuadrën e tij, përkatësisht në stadiumin Old Trafford. Leonardo 'vetëm hijen' e ka tek Milani Pas barazimit 2:2 me skuadrën modeste të Catanias, marrëdhëniet mes trajnerit Leonardo dhe shoqërisë kuqezi kanë pësuar krisje.Në ambientet e skuadrës kanë filluar të qarkullojnë zëra për pasardhësin e tij, i cili është pikërisht Marcello Lippi. Trajneri i kombëtares së kaltër do largohet nga pankina pas Botërorit dhe Juventus është një hipotezë shumë e largët tashmë për të.Nga ana tjetër, Silvio Berlusconi ka një simpati të madhe për njeriun që e shpalli Italinë Kampione Bote edhe pse në radhët e saj nuk nuk kishte yje të mëdhenj.“U detyrohem shumë të gjithë lojtarëve sepse kanë qënë përherë në krahun tim. Pa ata, aventura ime si trajner i Milanit do kishte qënë një mankth. Shpresoj ta mbyll sa më mirë këtë sezon sepse djemtë e meritojnë. Po kalojmë një situatë të komplikuar por unë shikoj shumë impenjim për ta kaluar këtë gjendje”, tha Leonardo pas barazimit 2:2 me Katanian, duke lënë të kuptohet se aventura e tij me Milanin do marrë fund pas pak muajsh. /Leonardo: Ronaldinho do të shkoj në Botëror Trajneri i Milanit, Leonardo, i ka bërë thirrje seleksionuesit të Brazilit, Carlos Dunga, që ta marrë Ronaldinhon në botërorin "Afrika e Jugut 2010", shkruajnë mediumet italiane të mërkurën."Dunga ka krijuar një bazë dhe dëshiron të mbetet me të. Por, kur një futbollist tregon formë të mirë dhe Botërori është afër, atëherë ai duhet ta shqyrtojë mundësinë që ta ftojë në Botëror. Ronaldinho është duke gëzuar një formë fenomenale. Unë edhe besoj se Dunga është duke menduar për të", ka thënë Leonardo të mërkurën./Interi i kthehet fitores Interi rigjen fitoren pas njw periudhe të gjatë kohe. Në San Siro skuadra e Hoze Murinjos mundi Livornon me rezultatin e pastër 3-0 duke e zhytur edhe më shumë në krizën e saj.Protagonist në këtë ndeshje për Interin u bë Samuel Eto’o, autor i dy golave të kampionëve të Italisë. Golin e parë Eto e shënoi në minutën e 36 pas një pasimi të saktë të Tiago Motës, por 5 minuta më vonë kamerunasi shënoi edhe golin e dytë, madje në mënyrë spektakolare duke e mposhtur portierin Rubinjo me anë të një roveshate. Në pjesën e dytë, Maikon vetëm sa vulos përfundimisht fatin e kësaj ndeshjeje me golin e tretë të takimit. Ndërkohë Milani gjunjëzohet në Tardini të Parmës pas 9 javësh pa humbje në kampionat. Kuqezinjtë u mundën në minutat e fundit të takimit nga skuadra vendase me rezultatin 1-0. Ndërkohë që e mbyllën ndeshjen me 10 futbollistë pasi Pirlo u ndëshkua me karton të kuq. Autori i golit për Parmën ishte Valeri Bozhinov që i dha kështu 3 pikë të cmuara skuadrës së tij. Nga humbja e Milanit përfitoi Roma që barazon me pikë kuqezinjtë në vendin e dytë. Kryeqytetasit fituan 2-0 ndaj Bolonjës në fushën e kësaj të fundit.Roma barazon pikët me Milanin Verdhekuqtë triumfuan 2-0 në “Dall’ara” të Bolonjës, rezultat që i barazon me Milanin në renditjen e kampionatit italian.Gjithçka e përkryer për skuadrën e Klaudio Ranierit, që pas barazimit javën e kaluar 3-3 në transfertë me Livornon, rikthehet te suksesi në kampionat. Goli i avantazhit për kryeqytetasit u shënua vetëm dy minuta pas fillimit të pjesës së dytë nga norvegjezi Xhon Arne Rise. Tetë minuta para fundit të ndeshjes Baptista vulosi rezultatin përfundimtar 2-0.Duke përfituar nga dështimi i Milanit me Parmën në transfertë, tashmë Roma ngjitet në kuotën e 59 pikëve, aq sa kanë edhe kuqezinjtë (katër më pak se Interi kryesues). Të shtunën në orën 18:00 skuadra verdhekuqe do të presë zikaltrit në “Olimpiko”, në një sfidë që mund të rezultojë vendimtare për fatet e sezonit të të dy ekipeve. Mexes dëshiron Premier Ligën Mbrojtësi i Roma-s, Philippe Mexe dëshiron të kaloj në Angli këtë verë.'The Daily Mail' thotë se Juventus dhe AC Milan kanë shprehur interesim për francezin, sidoqoftë tani supozohet se lojtari ka vendosur të sfidojë veten në një ligë tjetër stinorin e ardhshëm.Manchester City mund të jetë skuadra e ardhshme e Mexes, pasi mbrojtja jo e mirë e tyre këtë stinor do të thotë që klubi do të jetë shumë serioz me ofertën e tyre nëse dëshirojnë të arrijnë në 4shen e parë.Kosovarët “pushtojnë” futbollin evropian Futbolli evropian është “pushtuar” nga talentet e futbollit që vijnë nga Kosova.Ata tashmë janë idhuj të mijëra adhuruesve të klubeve më të njohura evropiane. Sunderland nuk mund të paramendohet pa Lorik Canën dhe as West Ham pa Valon Behramin. Albert Bunjaku në Nyrnberg është duke bërë histori – ai është ndër golashënuesit më të mirë të Bundesligës gjermane. Janë edhe shumë talente të tjera që pritet të “shpërthejnë”: Emir Bajrami (Elfsborg), Agon Mehmeti (Malmo), Ajet Shehu (Totenhem), Astrit Hajdari (Liverpul), Bajram Sadrija (Borusia) Mavraj (Bohum), Hetemaj (Twente), Ujkani (Palermo)...Kombëtarja e Kosovës në futboll, në çastin që do të fillojë të bëjë gara në arenën ndërkombëtare, do të ketë çfarë t’i prezantojë Evropës dhe botës. Ata janë e sotmja dhe e nesërmja jo vetëm e futbollit kosovar, por edhe atij evropian. Capello mbështet Pelegrinin: Ka bërë punë të mirë te Reali Trajneri i kombëtares së Anglisë, Fabio Capello, ka përgëzuar punën e bërë nga kolegu i tij te Reali i Madridit, Manuel Pelegrini.Në një intervistë për “GolTv”, italiani i stolit të “3 Luanëve” u shpreh: “Pelegrini ka bërë një punë të mirë me Realin. Ka fituar shumë pikë dhe aktualisht ekipi i tij ndodhet përpara Barcelonës”. Sipas Capellos, lojtarët që aktualisht bëjnë diferencën me skuadrat e tyre janë Ronaldo, Mesi dhe Rooney. Pa harruar edhe Aguerro’n dhe Paton.Në lidhje me skandalin e fundit në kombëtaren që ai drejton, tekniku italian beson se konflikti personal mes Territ dhe Brixhit nuk do ketë asnjë ndikim te ekipi. Gjithashtu, ai konfirmoi se i ka bërë një vend David Beckham’it në skuadrën që do të marrë me vete në Afrikën e Jugut, edhe pse mesfushori i Milanit së fundi pësoi një dëmtim të rëndë. Ferguson: Giggs do të luajë kundër Liverpool’it, të dielën Trajneri i Manchester United, Sir Alex Ferguson thotë se Ryan Giggs do të luajë kundër Liverpulit të dielën.Giggs është shëruar nga një lëndim në krah i cili është trajnuar mirë në këtë javë."Ai kishte trajnim shumë të mirë," tha Ferguson."Ai i hoqi të gjitha gjërat mjekësore dhe tani çdo gjë është mirë. Ne ishim duke folur rreth tij duke i dhënë një tjetër pushim, kur ai ishte duke luajtur në të gjitha lojërat, pastaj ai u lëndua. Tani, ai është përsëri mirë dhe i freskët dhe ai me siguri se do të përfshihet në ndeshje, të dielën."Shorti i Champions League Sot në orën 12 në Nyon të Zvicrrës, është hedhur shorti i Ligës së Kampionëve.Në qerekfinalen e këtij stinori do të shohim ndeshje mjaft interesante. Inter duket se do ta ketë më se lehti.Këto janë ndeshjet e çerekfinales:Bordeaux - LyonBayern Munich - Manchester UnitedArsenal - BarcelonaInter - CSKA MoscowNdeshjet e para do të zhvillohet më 30 dhe 31 mars, ndërsa ndeshjet e kthimit më 6 dhe 7 prill. Finalja e këtij viti mbahet në Santiago Bernabeu më 22 maj.Terry prap në telashe Kohe vërtet te vështira per John Terry-n, kapiteni i skuadres se Chelsea.Pas humbjes se djeshme 0-1 ndaj Interit dhe skandalit seksual me te fejuaren e shokut Wayne Bridge, mbrojtesi tashme duhet te kaloje nje tjeter moment te erret. Pas ndeshjes se mbremjes se djeshme ai ka dale nga stadiumi dhe disa fasa e kane ndjekur per t’i marre autograf.Ne shpejtesi e siper ai ka shtypur nje prej tyre, por ajo qe rendon me shume mbi te eshte fakti se nuk ndaloi per te pare gjendjen e tij. Ne pranine e bashkeshortes, ai u bezdis nga flash-et e aparateve fotografike, por Terry e humbi durimin duke i dhene gaz makines. Si pasoje nje tifoz eshte plagosur ne gju, por ndodhet jashte rrezikut per jeten.Pas makines se lojtarit ndodhej autobusi i Interit qe pa gjithe episodin dhe iu desh pak minuta per t’u larguar nga “Stamford Bridge”.“Marca” këshillon Perezin: Merr Mourinjon! Pavarësisht se është në lojë për të fituar kampionatin, eliminimi nga Liga e Kampionëve mund të sjellë lëvizje në stolin ‘galaktik”.Presidenti Florentino Perez shpenzoi plot 254 milionë euro në merkaton e verës së shkuar për të sjellë në “Bernabeu” yjet europianë (midis të tjerësh, Kristiano Ronaldo dhe Kaka). Por sipas të përditshmes sportive spanjolle “Marca”, presidenti madrilem duhet të zgjedhë njeriun e duhur në stol. Lista e kandidatëve është e gjatë: Mourinjo, Benitez, Ançeloti ose Kapelo.Drejtori i gazetës që historikisht qëndron pranë klubit madrilen, Eduardi Inda, në editorialin e tij i propozon drejtuesit madrilen të zgjedhë një trajner që ka fituar në Europë, ose të paktën ka përvojë në arenën europiane. Sipas tij, alternativa ideale është Hoze Mourinjo, ndërsa Benitez, Ançeloti dhe Kapelo mund të jenë planet rezervë në rast se dështon marrëveshja me portugezin. “Mourinjo është i jashtëzakonshëm. Imagjino ç’mund të bëjë nëse ka në dorë lojtarët më të mirë në botë”, shkruan ai.Berlusconi ka gjatë biseduar me Ronaldinhon Presidenti i AC Milan, Silvio Berlusconi, ka mbajtur një takim të gjatë me yllin e AC Milan, Ronaldinho.Berlusconi ka vizituar skuadrën që po stërvitej të dielën në mëngjes dhe shfrytëzoi rastin për t'u ulur së bashku me yllin brazilian.Kryeministri italian deshi t'i tregojë Ronaldinhos se është i kënaqur me përkushtimin e tij dhe ndeshjet që nga pushimi dimëror.Kontrata e mesfushorit përfundon më 2011 dhe Berlusconi ka deshur ta informojë se shumë shpejtë do të bisedojnë edhe për vazhdimin e kontratës së tij.Jimenez: Reali më i mirë që kam parë ndonjëherë Trajneri i Sevillas, Manolo Jimenez, ka lavdëruar kundërshtarin e tyre që e mposhtën skuadrën e tij në vikend me rezultat 3-2.Realit iu desh të kthejë rezultatin nga 0-2 në favor të mysafirëve.Jimenez tha: "Për mua ky Madrid është tronditës. Ata kanë shumë lojtarë të kualitetit të lartë. Është e jashtëzakonshme."Kjo skuadër duket shumë mirë. Ne kaluam në epërsi të dyfishtë por ky është Reali më i mirë që kam parë në shumë vite. Dhe une e kam parë Realin mjaft shumë!"Ne mbajtëm lojën, luftuam shumë por ishte e pamundur të ndalet ai Real, i cili ka aq shumë lojtarë të mirë."Rooney do arrijë të shërohet për ndeshjen kundër AC Milan Wayne Rooney është në rrugën e rikuperimit për të marrë pjesë në ndeshjen kthyese të Ligës së Kampionëve kundër AC Milan.Rooney ka qenë prezent në stërvitje dje përkundër lëndimit që ka në gju dhe po shpreson të shërohet për derbin kundër Milan pasi nuk luajti fare në fitoren kundër Wolves me rezultat 1-0.Sulmuesi i Anglisë pësoi një lëndim të gjurit javën e kaluarPato, do të jetë në fushë në “Old Trafford” Skuadra e Milanit duket se ka rikuperuar një forcë të rëndësishme për ndeshjen e dytë të Champions. Në Manchester do të luajë dhe PatoFrymëmarrje per trajnerin e Milanit, Leonardo, pasi ai do ta kete ne dispozicion sulmuesin brazilian Pato per sfiden e kthimit te Champions League kunder Manchester United. Braziliani nuk ka pesuar terheqje muskulare, por ne ndeshjen kunder Romes ne fundjave, ai nuk do beje pjese ne skuadren kuqezi, per tu ruajtur per sfiden jetike ndaj “Red Devils”. Keto jane 10 ditet me te rendesishme te sezonit te Milanit pasi ne ndeshjen e Romes, skuadra kuqezi do kete mundesine te konfirmoje fuqine per te vazhduar garen per titull, ndersa pak dite me vone do tentoje te beje te pamunduren per te kthyer humbjen 2-3 ne favor per te siguruar nje bilete ne cerekfinalen e turneut.10 futbollistët më të paguar në botë Kjo listë rangon renditjen e futbollistëve sipas pagës më të lartë të cilët mbajnë edhe epitetin “Futbollisti më i Paguar në Botë për Vitin 2009”, listë e cila është përpiluar France Football dhe Goal.com.Gjithashtu, në këtë listë i gjejmë shumicën  e yjeve dhe talentët më të mëdha të futbollit të cilin ne e përcjellim sot, të cilët pa dyshim vijnë nga klubet më të mëdha evropiane.1.    David Beckham2.    Lionel Messi3.    Ronaldinho 4.    Cristiano Ronaldo5.    Thierry Henry6.    Kaka7.    Zlatan Ibrahimovic8.    Wayne Rooney 9.    Frank Lampard 10.  John Terry  Man United 3 - 0 West Ham Manchester United u përball me West Ham United për të zhvilluar takimin e javës së 28-të të Ligës Premier, i cili përfundoi me fitoren e Djajve të Kuq me rezultat 3-0.Sulmuesi në top-formë, Wayne Rooney, shënoi golin e epërsisë duke mposhtur me kokë portierin Green, ndërsa ky ishte goli i vetëm në pjesën e parë.Në gjysmën e dytë ishte sërish Rooney, i cili shënoi sërish me kokë pas një krosimi të Valencias, kurse ky ishte goli i 27-të i sezonit për sulmuesin anglez.Dy minuta pasi u inkuadrua në lojë (80’), Michael Owen shënoi golin e tretë të vendasve dhe vendosi rezultatin përfundimtar prej 3-0.Pas kësaj fitoreje, United gjendet vetëm një pikë pas Chelseat, që të shtunën zhvillon ndeshjen e vështirë kundër Manchester Cityt.  Olympiacos 0-1 Bordeaux Bodeaux arriti të shënojë një gol shumë të rëndëishëm në stadiumin Georgios Karaiskakis kundër Olympiacos.Mysafirët siguruan epërsinë e tyrë në pjesën e parë, duke krijuar epërsi minimale ndaj vendasve.Një gjuajtje të lirë të Yoann Gourcuff e shfrytëzoi Michael Ciani, i cili në minutat shtesë të pjesës së parë (45’+2), ia dha avantazhin skuadrës franceze.Në pjesën e dytë të takimit nuk u shënua asnjë gol dhe me rezultat 1-0 në favor të mysafirëve përfundoi takimi.Ishte një fitore mjaft e rëndësishme e kampionit të Francës që ndeshjen e kthimit e zhvillon para publikut të vet.   Stuttgart 1 - 1 Barcelona Stuttgarti priti Barcelonën në Mercedes-Benz Arena për të zhvilluar takimin e parë të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve.Në gjysmën e parë të ndeshjes, kampioni në fuqi i garës më prestigjioze të futbollit evropian për klube, Barcelona, ishte skuadër inferiore kundrejt ekipit që mban vendin e nëntë në Bundesligan gjermane.Stuttgarti pati më shumë raste në 45 minutat e para, shënoi një gol dhe iu mohua një penallti.Një krosim të bukur të Gebhart e shfrytëzoi lojtari më i rrezikshëm i vendasve në pjesën e parë, Cacau, i cili shënoi me kokë në portën e Valdes (nw minutwn e 25tw).I vetmi rast për t’u përmendur i Blaugranëve në pjesën e parë ishte kur pas goditjes së lojtarit më të mirë në botë, Leo Messi, dhe intervenimit të portierit Lehman, topi goditi shtyllën (nw minutwn e 25tw).Në fraksionin e dytë të lojës, tempi i vendasve filloi të bjerë dalëngadalë, ndërsa mysafirët shtuan numrin e sulmeve në drejtim të Jens Lehman.   Mourinho: E njoh Chelsea’n, por nuk do të jetë lehtë për të fituar José Mourinho theksoi se njohuritë e tij rreth ish skuadrës angleze Chelsea, nuk do të thotë se pala e tij, Inter, ka një përparësi para përplasjes së tyre në garat e Champions League, natën e së mërkurës.Edhe pse shumica e lojtarëve mbeten të njëjtë, kjo nuk do të thotë që Mourinho e di se si do t’i mundë Blues nga Londra."Unë e njoh mirë Chelsea’n por kjo nuk do të thotë se puna ime është më e lehtë," tha ai."Ndonjëherë është më e vështirë, sepse kur ju dini kaq shumë për ekipin kundërshtar, dhe në anën tjetër ju nuk vendosni se çfarë është e drejtë për tu thënë lojtarëve tuaj në lidhje me lojtarët tuaj të vjetër, ju mund të keni mjaft telashe."Unë kam luajtur kundër Portos me Chelsea’n një vit pasi e kam lënë ekipin portugez, që në sezonin 2004/05."Ishte ekipin tim, lojtarët e mi dhe unë dija gjithçka rreth tyre, por nuk ishte e lehtë. Ne kemi fituar një lojë dhe kemi humbur një tjetër." Adriano është në bisedime me Romën Agjent i sulmuesit të Flamengos, Adriano pranon se një kthim i mundshëm në Itali është i mundshëm.Adriano ka konfirmuar bisedimet me skuadrën romake të cilat janë bërë para Krishtlindjeve, në të cilat është diskutuar për një kthim potencial të brazilianit në Itali."Ai gjithmonë thoshte se donte të kthehej në Itali, sepse ai dëshiron të kërkoj falje për mënyrën në të cilën u largua Inter,", tha Gilmar Rinaldi. "Tani që ai ka gjetur sërish dëshirën, vendosmërinë dhe lumturinë e tij, dhe ai do të donte të kthehej në Itali për të luajtur ndoshta me Francesco Tottin."Deri tani kanë shumë ekipe kanë për bisedime me ne, para se kontrata e tij të përfundon në qershor, por ai do të donte si zgjidhje të jetë skuadra romake."Ishte vullneti i romakëve për të blerë Adrianon, por ne kemi kërkuar që të respektojmë kontratën me Flamengon. Tani gjërat kanë ndryshuar. Sigurisht ne do të ulemi dhe të vendosim se çka do të bëjmë." / foto: footballpictures / 23 shkurt 2010  Morati: Gjyqtari bëri shumë gabime Presidenti italian i skuadrës së Inter, Masimo Morati ishte shumë i kënaqur me suksesin e ekipit të tij kundër rivalit të qytetit, AC Milan.Por ai gjithashtu shprehu pakënaqësinë e tij me gjyqtarin e ndeshjes Roki, dhe  veçanërisht për vendimin e tij për t'i dhënë kartonin e kuq mesfushorit holandez, Wesley Sneijder. "Nuk më pëlqejnë disa nga gjërat që i pashë. Sinjalet janë mjaft të qarta dhe të kuptueshme. Gjyqtari bëri shumë gabime dhe të gjithë e panë se unë isha i pakënaqur me atë vendim " "Gjyqtari në mënyrë të padrejtë na la me një lojtar më pak, por ekipi është paraqitur shumë mirë, pavarësisht nga padrejtësitë e mëdha, ne fituam. Ky është një demonstrim se ne mund të jemi shumë të fortë si një ekip ", tha Morati.Mourinho: Do të kishim fituar edhe me 7 lojtarë Trajneri karizmatik i Inter, Jose Mourinho, mendon se skuadra e tij ishte e shkëlqyeshme kundër rivalit të qytetit, Milan të cilën e mposhti 2-0.Mourinho tha se skuadra e tij ishte aq e mirë, sa që mënyra e vetme që do të mund të humbte, ishte të mbetej me 6 lojtarë në fushë."E demonstruam cdo aspekt të lojës sonë këtë mbrëmje. Ne do të mund të humbnim vetëm nëse do mbeteshim me gjashtë lojtarë në fushë, pasi edhe me shtatë lojtarë, do të kishim fituar."Inter ishte i shkëlqyeshëm, pasi të gjithë luajtën mirë. Ishim dominues nga fillimi i ndeshjes."Nuk do të lejojmë që dikush ta marrë Scudetton nga ne, dhe është e qartë se skuadrat si Milan nuk do të e bëjnë këtë gjë të lehtë," shtoi Mourinho.Totti: Gara për titull nuk ka përfunduar Kapiteni i Romës, Francesco Totti, insiston se skuadra e tij ende mund të luftojë për titull, pas fitores kundër Juventus.Totti hyri nga banka rezervë për të shënuar golin e fitores në minutat shtesë."Kjo më ngjall një ndjenjë se Roma mund të garojë për Scudetto. Por duhet të mbahemi për toke, na duhet të punojmë shumë për të arritur në atë nivel," tha Totti."Nga Siena e këndej ne kemi ndryshuar stinori, kemi ndryshuar mentalitetin, edhe pse kemi humbur 3 ndeshje radhazi."Tani le të shkojmë hap pas hapi, dhe do të shohim sa larg mund të arrijmë. Kemi fituar ne Turin, me një gol të shënuar nga une, cdo gjë po shkon mirë vetëm se duhet të jemi të kujdesshëm të mos pësojmë nga mbivlerësimi ynë!"Claudio Ranieri është një trajner i madh, i cili e njeh skuadrën e tij. Është karizmatik dhe ka ide të qarta."Ronaldo shkëlqen me dy gola, dhe një karton të kuq! Reali i Madridit shënoi fitore me rezultat 2:0 kundër Malagës, në ndeshjen e javës së 19-të të Kampionatit të Spanjës në futboll. Ronaldo kësaj here shpërtheu me dy gola dhe ishte edhe kreator i kësaj fitore mjaft të rëndësishme.Ronaldo shkëlqeu me lojë dhe me gola dhe kënaqi dashamirët e kësaj loje në stadium. Në pjesën e parë të ndeshjes Reali e siguroi fitoren nëpërmjet golave të trimit të mbrëmjes, Ronaldo. Ai shënoi në minutën e 36-të dhe 39-të të ndeshjes, duke i dhënë një trepikësh të artë Realit.Në minutën e 70-të të ndeshjes, ylli i Realit dhe më i paguari në botë, Ronaldo është ndëshkuar me karton të kuq, kësisoj madrilenët luajtën gjithsej 20 minuta pa një futbollist në fushë. Real Madridi zë vendin e dytë me 44 pikë ose mbetet pesë pikë më pak se rivali i përjetshëm, Barcelona. Skuadra e Realit i sheh të gjitha mundësitë që ta zë me pikë Barcelonën për faktin se deri në fund të kampionatit kanë mbetur edhe 19 javë për t'u zhvilluar. /Beckham thërret të mos dorëzohen David Beckham ka thirrur që shokët e tij të skuadrës ta harrojnë humbjen kundër Inter dhe të fokusohen maksimalisht në ndeshjet e radhës.Inter kishte mposhtur Milanin me rezultat 2-0, edhe pse ishte me 10 lojtarë për më shumë se një orë.Beckham, i huazuar nga LA Galaxy, pas ndeshjes tha: "Jemi shumë të mërzitur për humbjen, por kjo është pjesë e futbollit. Edhe pse ishim njëmbëdhjetë kundër dhjetë, ishim të pa fat, kjo ndodh."Tani, sidoqoftë, ende nuk është humbur asgjë. Ne ende mund të fitojmë. Ëe ende mund të besojmë duke fituar hiq më larg se ndeshjen e radhës."Alex Ferguson: Konkurrenti ynë është, Manchester City Sir Alex Ferguson e pranon se Manchester City janë tani një nga konkurrentët e tyre më serioz , dhe trajneri i Manchester United e ka thënë këtë pak përpara duelit që këto dy skuadra do ta zhvillojnë në kuadër të gjysmë-finales në Carling Cup.Dy ekipet do të takohen në Eastlands të martën në ndeshjen e parë, përkatësisht skuadra e Djajve me Galaktikët e Manchester City dhe yjeve të skuadrës e cila tani shtyhet për epërsi në qytetin e Mançester.Pala e pasur e trajnerit Roberto Mancini janë në kërkim të kualifikimit të tyre për herë të parë në një finale të madhe, pasi që ajo e fundit ishte në vitin 1981."Ne duhet ta pranojmë se ata janë një konkurrent tani," e pranoi trajneri Ferguson."Ne kemi dashur të presë një kohë të gjatë që ajo të jetë si kjo, por ata janë padyshim duke e bërë një grusht shumë më të mirë të ligës këtë vit me programin e tyre se ata kanë bërë në të kaluarën."Ju nuk mund ta krahasoni këtë skuadër me rivalitetin që e kanë Rangers dhe Celtic, por megjithatë të kesh një rival në të njëjtin qytet krijon emocione shumë të mëdha, në futboll." Evra: Do të bëj çmos për ta ndalur Tevez Mbrojtësi i Manchester United, Patrice Evra ka pranuar se do të ketë një betejë me yllin e Manchester City, Carlos Tevez, në gjysmë finalen e Carling Cup."Kur i kam uruar Carlitos për hat-trikun kundër Blackburn ai u përgjigj duke thënë se është vetëm nxemje për United-in dhe se kjo do të jenë dy finale për të. Por i kam thënë se nuk ka gjasa," tha Evra."Më kujtohet kur kemi luajtur në ligë dhe ja kam dalur të prek topin e shutuar nga ai, duke e devijuar në shtyllë, njëkohësisht duke i mohuar golin. Këtë gjë shpresoj që ta bëjë përsëri sonte pasi nuk dëshiroj që ai të shënoj kundër nesh."Messi, është i pari për të gjitha Leo Messi vazhdon te thyeje rekorde dhe nuk di te ndalet, duke lene pas gjithe kundershtaret.Sulmuesi i Barcelones ka pushtuar serish faqet e para te gazetave spanjolle, pasi ai ka nje mesatare shume te larte golash, 0.93 per ndeshje ne kampionat dhe udheheq renditjen ne Primera bashke me David Villa, i cili ka nje mesatare 0.82 gola per ndeshje. Nje tjeter bomber spanjoll mban vendin e trete. Behet fjale per sulmuesin e Liverpool, Fernando Torres me 12 gola ne 15 ndeshje dhe me nje mesatare 0.8 gola per ndeshje. Vendin e katert e mban Gonzalo Higuain me mesataren 0.78 dhe Didier Drogba me 0.77. Kundershtari me i madh i talentit Messi, Cristiano Ronaldo, renditet i nenti me nje mesatare 0.63 gola per ndeshje. / ikubinfo / foto: photosronaldinho / 19 janar 2010Lëndohet sërish Roque Santa Cruz Sulmuesi Manchester City, Roque Santa Cruz përballet me një muaj pushim pasi ka pasur një përsëritje të lëndimit të tij, i cili e ka lënë atë jashtë fushave për një kohë.Paraguaiani zgjati vetëm katër minuta në ndeshjen kundër Everton të shtunën para se atij ti paraqitet problem i cili e detyroi atë të humbasë tri lojë gjatë Krishtlindjeve."Ky është një problem i madh për ne dhe për atë," tha menaxheri i Cityt, italiani i porsaardhur në klub, Roberto Mancini.Sulmuesi 28-vjeçar nuk e ka bërë fillimin e tij të parë deri në fund të tetorit, pas operacionit në gju, dhe ka shënuar vetëm tre gola në 11 shfaqje. Henry do të përballet me FIFA-n Sulmuesi i skuadrës kombëtare të Francës dhe Barcelonës, ylli i futbollit Thierry Henry do të përballet me komisionin disiplinor të FIFA-s të hënën mbi lojën me dorë, dhe polemikat e kundërta të Republikës së Irlandës.Loja me dorë e Henry ka shkaktuar një skandal ndërkombëtar, me Republikën e Irlandës, këta të fundit duke pretenduar se ata kishin qenë "të mashtruar" nga një vend në Kupën e Botës dhe duke kërkuar një ndeshje me kombëtaren e Francës sërish.Goli i mbrojtësit Gallas në Paris e përfundoi ndeshjen me rezultat  1-1, duke e kaluar me Francën 2-1 në total.Henry, 32, kërkoi ndjesë për incidentin dhe më vonë e pranoi se e ka prekur topin me dorë, dhe për këtë çështje ai do të merret në pyetje nga FIFA. / foto: zimbio /Tifozët e Juventus protestojnë pas humbjes nga Milan Tifozët janë mbledhur bashkë të protestojnë kundër trajnerit Ciro Ferrara i cili duket se nuk do të jetë edhe shumë gjatë në Juventus.Reagimet erdhën mernjëherë pas lojës së dobtë që tregoi Juventus kundër Milan, duke pësuar një humbje me rezultat prej 3-0 si vendas.Tifozët e fëshkëllyer në trajnerin disa herë për ta inkuadruar në lojë ikonën e klubit, Alessandro Del Piero, i cili ishte në bankën rezervë për një orë.Edhe pas ndeshjes, kishte kacafytje mes policisë dhe fansave jashtë stadiumit.Sir Alex Ferguson ia ka vënë syrin Behramit Manchester United ia ka vënë syrin futbollistit kosovar me nënshtetësi zvicerane, Valon Behrami, shkruante të dielën e përditshmja britanike, Daily Star.Edhe pse menaxheri i United, Sir Alex Ferguson, nuk e ka ndërmend të shpenzojë shumë para në afatin kalimtar të janarit, ai mund të bëjë përjashtim me rastin Behrami.Daily Star informon se Ferguson është i gatshëm të paguajë 10 milionë funte për njërin prej talentëve më të mëdhenj të West Ham Unitedit.Behrami, i cili iu bashkua klubit Hammers 18 muaj më parë nga Lazio për 5 milionë funte, mund t’i japë freski dhe energji mesfushës së Fergusonit, i cili nuk ishte gjithaq i kënaqur me këtë repart këtë sezon, vazhdon kjo e përditshme britanike.Po ashtu, sipas nevojës, 24-vjeçari mund të luajë edhe si mbrojtës i djathtë, pozitë në të cilën është provuar disa herë edhe te West Hami.Me gjithë interesimin e Djajve të Kuq, Arsenal, Manchester City dhe Juventus ende shpresojnë në mesfushorin kosovar, për të cilin viti 2009 ishte i pafat, pasi që nuk e lanë rehat lëndimet.Juve mposhtet në Torino rebelohen fansat Ndeshja kryesore e javës së 19-të në Serie A, është zhvilluar në Stadiumin Olimpik të Torinos ndërmjet Juventusit dhe Milanit.Takimi, në të cilin u ndeshën skuadrat nga vendi i tretë dhe i dytë në tabelë, e që në fillim të ndeshjes kishin vetëm një pikë diferencë, përfundoi me fitoren e Rossonerëve me rezultat prej 3-0.Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me epërsi minimale të skuadrës mysafirë, pasi që Alessandro Nesta shfrytëzoi reagimin e dobët të mbrojtjes juventine për të shënuar golin e avantazhit për skuadrën kuqezi (29’).Në fraksionin e dytë të lojës, ishin sërish Rossonerët lojtarë më efektivë, duke qenë se bardhezinjtë shfaqën lojë të zbehtë.Ata arritën të shënojnë edhe dy herë, ndërsa realizues ishte braziliani Ronaldinho, i cili shfrytëzoi krosimet e Pirlos dhe Beckhamit për të fundosur Bianconerët (71’ dhe 88’).Liverpool mund ta humb sulmuesin Torres Liverpool rrezikon të humb lojtarin më të mirë të tyre, nëse nuk arrin të përfundojnë stinorin në katërshen e parë - Rafa Benitez. Trajneri i Liverpoo, Rafael Benitez, ka pranuar se klubi mund ta humb sulmuesin Fernando Torres nëse ata dështojnë të përfundojnë stinorin në katërshen e parë dhe të sigurojnë një vend në Ligën e Kampionëve.Liverpool radhitën në vendin e shtatë të tabelës në Premier Ligë, duke pësuar 7 humbje nga 20 ndeshje këtë stinor.Edhe pse janë larg vetëm katër pikë nga vendi i katër, Benitez pranon se dështimi për t'u pozicionouar në katërshen e parë mund të rezultojë në humbjen e "El Nino's" për shkak të presioneve financiare."Të përfundosh në katërshen e parë është qelësi për t'i mbajtur të gjithë bashkë," tha Benitez.Arsenal në bisedime me AC Milan për huazimin e Huntelaar Arsenal po shikon të bëjë një marrëveshje me AC Milan për huazimin e sumuesit Klaas-Jan Huntelaar.Topçinjtë janë në duke kërkuar një sulmues të ri pasi trajneri Arsene wenger ka pranuar se do t'i duhet ta planifikojë gjysmnë e dytë të stinorit pa Robin van Persie-në, i cili është duke u rikuperuar nga operacioni i ligamenteve.Trajneri i Arsenal ka vërejtur sulmuesin holandez i cili kaloi nga Real Madrid në Milan për një shumë prej 14milion paund por që holandezi nuk arriti të gjej vend në 11shen e parë në San Siro.Njëkohësisht trajneri i kombëtarës së Holandës, i ka dhënë vërejtje sulmuesit se vendi i tij në kombëtare për Botërorin 2010 do të jetë në rrezik nëse nuk fillon të luaj rregullisht.Arshavin ndihet i lumtur në Angli Andrey Arshavin i ka thënë Sky Sports News se loja e futbollit në Premier League ka qenë më e vështirë se sa që ai e ka imagjinuar."Kam pritur edhe më herët të vijë në Angli, dhe kam besuar se të jesh lojtar i mirë dhe të punosh shumë dhe të luash në një ekip të madh është gjithçka" tha Arshavin për Sky Sports News."Mirëpo edhe nëse luani kundër skuadrës së Burnley apo Wolverhampton, nuk është e lehtë – sepse as aty nuk ke mundësi të driblosh dhe të bësh shumë manovrime. Mjafton vetëm nëse e prek për dy herë topin, gjatë tërë lojës”.Arshavin shpreson se Arsenal do të paraqes një skuadër të fortë edhe gjatë Vitit të Ri, dhe pranon se skuadra e tij nuk ka mundësi që të humbas edhe më shumë pikë se kaq”. Michael Schumacher po kthehet! Shtatë herë kampioni i Formula 1, Michael Schumacher, ka zyrtarizuar kthimin e tij me Mercedes, të riemëruar Skuadra Brawn GP.Përkunder 3 viteve jashtë garave, ai insiston se mund t'i bëjë konkurrencë garuesve si Leëis Hamilton dhe Jenson Button - kampionëve të vitit 2008 dhe vitit 2009."Kam fituar shtatë tituj dhe skuadra ka fituar të dy titujt vitin e kaluar, këshqu që qfarë po prisni," tha legjenda gjermane.Schumacher, i cili do bëhet 41 vjecar më 3 Janar tha: "Tani Mercedes është pronarë i skuadrës dhe mos pritni asgjë tjetër përveq titullit. Kjo është ajo që ne synojmë dhe duhët të japim."Realisht, mezi pres 1 Shkurtin kur zyrtarisht të provojmë veturën."Schumacher hoqi dorë nga garat në vitin 2006 pasi kishte marrë pjesë në 250 grand prix, 180 nga to për Ferrarin dhe ka fituar 91 gara, 71 për Ferrarin, gjatë rrugës së tij të titujve të shumtë botëror.Wenger i kënaqur, edhe pa trofe Trajneri i Arsenalit, Arsen Wenger këmbëngul se edicionet e kaluara, edhe pse kanë rezultuar pa ndonjë trofe të fituar, kanë qenë më të mirat në karrierën e tijTimonieri i "Topçinjve" ka thënë se kënaqet me faktin se ka arritur të bëjë diçka për skuadrën me një buxhet të limituar, e jo siç kanë arritur disa skuadra tjera me buxhet të pa-limituar dhe me shpenzime marramendëse."Katër vitet e fundit ishin vitet më sfiduese në karrierën time. Por, nuk kanë të bëjë me fitimin e trofeve. Kalimi në stadiumin e ri dhe mbajtja e skuadrës në të njëjtin nivel loje për mua ishte periudha më e mirë në katër vitet e fundit”.“Të kalosh në një stadium të ri dhe të fillosh edicionin e ri pa një buxhet të madh dhe kur keni parasysh se edhe më tej kemi vazhduar të fitojmë nga viti në vit, pa humbur në pozitë ose në cilësi të lojës, atëherë padyshim se ky është një sukses i madh", ka theksuar Wenger. Arsenali trofeun e fundit e ka fituar në vitin 2005, kur në finale të Kupës së Anglisë mundi Manchester United pas penalltive. Chelsea bëhet rival i Inter për Luca Tonin Chelsea i është bashkuar garës për sulmuesin e Bayern Munich i cili dëshiron të largohet nga Bavarezët.Tuttosport thotë se trajneri i Inter Milan, Jose Mourinho, dëshiron ta sjellë Tonin në Itali muajin e ardhshëm.Drejtorit teknik i Inter i janë dhënë 5milion euro për të përmbledhur këtë marrëveshje, sidoqoftë ai tani mund të ndeshet me konkurencën e Chelseat.Të kaltërit kanë po të njëjtin problem kur të vijë Janari pasi, Didier Drogba do të largohet në Angloa për t'iu bashkuar kombëtarës për të marrë pjesë në Kupën e Shtetevë të Afrikës.Toni gjithashtu ka ngjallur interes tek Roma dhe Genoa, por supozohet se agjenti i tij do të favorizojë dy skuadrat më të mëdha, Inter ose Chelsea.Galliani: Si e binda Gattuso të qëndrojë në Milan Nënpresidenti i Milan, Adriano Galliani, ka zbuluar se si e bindi Rino Gattuson të nënshkruaj kontratën e re këtë javë.Pas bisedimeve rreth kalimit në Manchester City apo Chelsea, Gattuso i habiti të gjithë kur nënshkruajti marrëveshjen 3 vjecare me MilanGalliani për këtë gjë tregon: "Në zyrën time kam një foto timen duke përqafuar Gattuson pas finales së Ligës së Kampionëve në Athinë."Kur Rino erdhi për të diskutuar qështjen e tij, unë morra foton, e vendosa atë pranë tij fytyrës së tij dhe fillova ta pyes Gattuson, gati si duke kënduar: 'A je i sigurtë se dëshiron të shkosh? Je i bindur se dëshiron të shkosh?'."Kur ai buzëqeshi, unë nxorra foton nga rami i saj dhe i thash, 'nënshkruaj këtu, pra'."Barcelona dëshiron mesfushorin Fabregas Presidenti i Barcelonës, Juan Laporta, ka deklaruar se do të 'luftojë' për të marrë spanjollin në verën e ardhshme.Barcelona thuhet se janë të gatshëm të shpenzojnë 40 milion paund për mesfushorin e Arsenal.Presidenti deklaroi: "Cesc Fabregas është i dëshiruar nga ne për shumë arsye. Barcelona ka vendosur se do të luftojë për transferimin e tij në stinorin e ardhshëm."Paratë? Kjo do të vendoset në muajin Mars ku do të shikohen mundësitë e realizimit të këtij transferi.Barcelona do të tentojë të mbledhë të hollat nga sponsorët. Nëse kjo dështon atëherë Arsenalit do të t'i ofrohet mesfushori Yaya Toure, vëllau i Kolo Toure-së, plus 30 milion paund.Totti dhe Roma, përgjithmonë bashkë... Tashmë është zyrtare: “martesa” midis italianit dhe klubit verdhekuq do të zgjasë edhe për 5 vite të tjera. Pas përfundimit të karrierës si futbollist, për Totin është rezervuar një vend si drejtues.Vetë shoqëria verdhekuqe ka dalë sot me një njoftim zyrtar, në të cilën thuhet se marrëveshja midis Françesko Totit dhe klubit, e cila skadonte më 30 qershor 2010, tashmë përfundon më 30 qershor 2014. Sipas marrëveshjes së re, kapiteni do të përfitojë 8.9 milion euro në sezonin aktual dhe 8.6 milion për katër sezonet e tjera.“Gjithashtu, shoqëria dhe lojtari kanë rënë dakord të lidhin së bashku historinë, sukseset dhe projektet e ardhshme, duke i garantuar Totit një vend në qarqet drejtuese, pas përfundimit të karrierës së tij si futbollist. Përvoja e tij do të jetë e vlefshme dhe në të mirë të shoqërisë”, thuhet midis të tjerash në njoftimin e klubit kryeqytetas.Arsenal barazon me Burnley Burnley mbrëmë ka arritur të nxjerrë një pikë shumë të rëndësishme përballë Arsenalit, duke barazuar me rezultat 1-1.Arsenal kaluan të parët në epërsi me anë të Cesc Fabregas (në minutën e 7të), i cili shënoi një gol të menqur.Vendasit barazuan rezultatin nga penaltia, prej me anë të Graham Alexander. Ky njëkohësisht qe edhe rezultati përfundimtar i takimit.Pas këtij barazimi, Arsenali do të mbajë pozitën e tretë në tabelë falë golaverazhit më të mirë se Aston Villa që ka pikë të barabarta. Ndërsa tani, Topçinjtë janë tetë pikë prapa kryesuesit të tabelës Chelsea.  Details... By Besnik Emrullahu

LIFESTYLE   Fëmijët, mungesa e gjumit dhe mbipesha Një studim i ri i shkencëtarëve amerikanë ka treguar se mungesa e gjumit te fëmijët është faktor i rrezikut për paraqitjen e mbipeshës. Shkencëtarët nga Children's Research Institute në Seattle thonë se të dhënat e grumbulluara nga 723 participantë me moshë mesatare 14.7 vjeç, sugjerojnë se efekti negativ i mungesës së gjumit është më i shprehur te djemtë dhe fëmijët vegjël. Ndërkohë, te vajzat efekt më të dukshëm negativ kishte pasur mungesa e gjumit përgjatë vikendit. Mungesa e gjumit dhe rritja e indeksit të masës trupore, njëherit ishte shoqëruar edhe me paraqitjen e sasisë më të madhe të indit dhjamor.  Meshkujve u mjafton një milisekondë për ta zgjedhur femrën Meshkujve u mjafton një pjesë e sekondës që të vendosin nëse i josh një femër ose jo. Kjo nuk do të thotë se janë sipërfaqësor, porse në këtë mënyrë janë të programuar gjenetikisht. Studimet e reja tregojnë se atraktivitetin e femrës meshkujt e vlerësojnë në bazë të dukjes së fytyrës.Ndërkohë, femrave iu nevojitet më shumë kohë për të definuar ndjenjat e tyre, sepse duhet të vlerësojnë nëse partneri i tyre do të jetë i përkushtuar, besnik dhe i gatshëm të mbajë familjen.Në këtë mënyrë shpjegohet thënia e dijetarit britanik Woodrow Wyatt, i cili ka thënë se “meshkujt dashurojnë përmes syve, ndërsa femrat përmes veshëve”.Studimi është publikuar në revistën Social Cognitive and Affective Neuroscince, ndërsa është realizuar nga shkencëtarët pranë Universitetit të Amsterdamit. / A e falin femrat tradhtinë Siç është treguar deri më tani, femra mund ta falë tradhtinë nëse bëhet fjalë vetëm për seks. Mirëpo, nëse janë të përfshira edhe emocionet, femra nuk e fal tradhtinë. Femra e ka të vështirë të përballet me një situatë në të cilën siguria e saj emocionale është rrezikuar, për këtë arsye rrallëherë mund ta falë mashkullin nëse lidhja e tij e tradhtisë ka zgjatur për një kohë dhe në të janë përfshirë edhe emocionet.Në martesë, më së shpeshti tradhtojnë meshkujt, por është interesante se gjatë divorcit meshkujt paraqesin tradhtinë si arsye, ndërsa te femrat arsye është ‘sjellja e pakuptueshme’ e partnerit.Mashkulli nuk mund ta durojë mendimin se dikush tjetër prek trupin e femrës së tij, ndërsa femra nuk mund të durojë se një femër tjetër ka okupuar zemrën e mashkullit të saj.  Foshnjat dhe gjumi Sipas një studimi të financuar nga Instituti Kombëtar Amerikan i Shëndetit, foshnjat e porsalindura mund të mësojnë ndërsa janë në gjumë. Shkencëtarët përdorën një aparat për të regjistruar veprimtarinë elektrike të trurit të foshnjave që flinin, dhe një kamerë që filmonte çdo shprehje të fytyrës.Tinguj muzike shpërndaheshin nga një magnetofon, ndërsa era e ventilatorit përplasej lehtë në fytyrën e çdo foshnje.Ndaj erës së ventilatorit, foshnjat që po flinin reaguan duke shtrënguar fort qepallat. Kjo u përsërit 9 herë dhe herën e 10, ventilatori ndaloi, dhe foshnjat në gjumë u lanë të dëgjonin vetëm muzikën.Pas përsëritjes së këtij eksperimenti për rreth 20 minuta, 24 prej 26 foshnjave reaguan duke ndryshuar shprehjen e fytyrës në përgjigje të muzikës pa erën e ventilatorit.Sipas shkencëtarëve kjo provon se foshnjat e sapolindura mund të mësojnë nga stimulime të ndryshme nga jashtë ndërkohë që janë në gjumë. Sipas tyre, ky lloj i të mësuarit kontrollohet nga truri i vogël, që është përgjegjës për shumë çrregullime zhvillimi.Në të ardhmen, eksperimente të tilla mund të zbulojnë se foshnjat e sapolindura ka gjasa të kenë probleme zhvillimi nëse nuk reagojnë ose nuk mësojnë prej stimulimeve nga jashtë. Kafja, me kalimin e kohës nuk ka efekt  Personat të cilët pinë rregullisht kafe, me kalimin e kohës nuk ndjejnë më efektin e saj stimulues- tregon një studim i realizuar në Britani të Madhe ku kanë marrë pjesë 379 participantë. Revista Neuropsychopharmacology shkruan se kafeina kishte pasur efektin e saj të njohur vetëm te pjesëmarrësit të cilët nuk kishin pirë shumë shpesh kafe. Po ashtu është treguar se mungesa e kafeinës te personat të cilët pinë rregullisht kafe, sjell deri te zvogëlimi i zgjuarsisë, përqendrimit dhe vëmendjes, ndërsa shton mundësinë për shfaqjen e kokëdhimbjes. /Telegrafi/  Mbipesha të shter xhepin në pleqëri Rreziku nga sëmundjet e zemrës, diabeti dhe sëmundjet tjera rritet dukshëm te personat e mbipeshë pas moshës 40-vjeçare, ka shkruar International Journal of Obesity. Në një hulumtim të realizuar në SHBA kanë marrë pjesë 8880 meshkuj dhe 9071 gra të moshës nga 25 deri në 70 vjet.Shkencëtarët kanë pohuar se para moshës 40-vjeçare rreth 28.7% e personave të mbipeshë janë detyruar të konsumojnë barna për një varg sëmundjesh, ndërsa në mesin e personave me peshë normale kjo ka qenë 25.2%.Por, pas moshës 40-vjeçare, në mesin e personave të mbipeshë, 54,6% e tyre kanë konsumuar barna, ndërsa te ata me peshë normale vetëm 39,3%. /Telegrafi/ Shumica e partnerëve nuk janë të lumtur në çift Një studim pohon se shumica e çifteve janë të pakënaqur me lidhjen e tyre, edhe pse në shikim të parë nuk duket ashtu. Çdo i gjashti çift pranon se nuk është i kënaqur me lidhjen, ndërsa çdo i katërti mendon të ndërpresë lidhjen. Teksa te çdo i dhjeti çift ekziston mosbesimi ndërmjet partnerëve.Këto janë të dhëna të fituara nga një hulumtim ku kanë marrë pjesë 3.000 çifte.Po ashtu, është vërejtur se çiftet ankohen për mungesë të seksit, spontanitetit, pasionit dhe romantikës, ndërsa të gjitha këto i shkatërrojnë kualitetin e lidhjes.Shumica e çifteve jetën e tyre seksuale e kanë vlerësuar me notën 6 (kur maksimalja ishte 10), ndërsa aktivitetin seksual në krevat e konsiderojnë si mesatar dhe jo të shkëlqyer.Më shumë se gjysma e çifteve konsiderojnë se në lidhjet e tyre mungon pasioni dhe kënaqësia, si dhe pohojnë se personat e tyre të dashur kanë ndryshuar me kalimin e kohës. Ndërkohë 33% e çifteve thonë se në lidhjen e tyre mungon afërsia. /Telegrafi/10 arsyet më të shpeshta që sjellin deri te shkatërrimi i lidhjes:1. Mungesa e spontanitetit2. Mungesa e romantikës3. Jeta e keqe seksuale4. Mungesa e vëmendjes5. Mungesa e komunikimit kualitativ6. Mospërputhshmëri në dëshirat dhe qëndrimet7. Mosbesim në çift8. Mungesa e pasionit9. Mungesa e respektit 10. Mungesa e sinqeritetit Ecni shpejt për formë të mirë Ekspertët rekomandojnë ecjen e shpejtë për ata që dëshirojnë ta kthejnë formën trupore gjatë verës, dhe kjo për arsye se ka shumë efekt dhe nuk shkakton lëndime, të cilat mund të paraqiten gjatë stërvitjeve të rënda. Pranvera është koha kur shumëkush mendon për vënien e ushtrimeve trupore në rend të ditës, sepse po afrohet vera dhe duan të duken mirë. Mirëpo gjithçka duhet të fillohet me kujdes, sidomos nëse nuk keni kondicion sepse mund të lëndoheni.Në vend të vrapimit, zgjidhni ecjen e shpejtuar. Ekspertët thonë se bëhet fjalë për një stërvitje shumë të dobishme, të cilën mund ta praktikojnë të gjithë, pavarësisht gjendjes së tyre fizike, ndërsa që dëshirojnë rezultate duhet të ecin shpejtë së paku 20 minuta në ditë.  Qumësht për trup më të mirë Gratë të cilat konsumojnë dy gota të mëdha qumësht në ditë pas stërvitjeve të cilat përfshijnë ngritjen e peshave, zhvillojnë masë më të madhe të muskujve dhe humbin më shumë ind yndyror krahasuar me gratë të cilat konsumojnë pije energjetike me bazë sheqeri, bëjnë të ditur studimet e reja të shkencëtarëve kanadezë. Ngritja e peshave nuk është një ushtrim tipik për femra, por megjithatë është shumë e dobishme për shëndetin pasi shton fuqinë, forcon eshtrat, muskujt dhe metabolizmin në një mënyrë të cilën llojet tjera të ushtrimeve nuk mund ta arrijnë, bëjnë të ditur autorët e studimit.Në bazë të rezultateve të hulumtimeve të mëhershme, shkencëtarët edhe kanë pritur një rritje më të madhe të masës muskulore te femrat të cilat vazhdimisht janë stërvitur dhe që vazhdimisht kanë konsumuar qumësht, por janë befasuar me sasinë e indit yndyror të humbur.Femrat shpesh shmangin produktet e qumështit duke llogaritur se këto shkaktojnë trashje, por ky hulumtim pohon se ngritja e rregullt e peshave dhe konsumimi i përditshëm i qumështit, ndihmon femrat të kenë një ndërtim dhe përbërje më të mirë të trupit. /Telegrafi/ Jeta po zgjatet gjithnjë e më shumë Sipas një studimi të ri, nëse prirjet aktuale të jetëgjatësisë të vazhdojnë, fëmijët e lindur sot ka shumë të ngjarë të jetojnë 100 vjet. Dhe jo vetëm që brezat e ardhshëm do të jetojnë më gjatë, por edhe do të sëmurën më pak. Studimi u krye nga ekspertë në Danimarkë. Ata morën në shqyrtim mundësinë e jetëgjatësisë dhe cilësinë së jetës së brezave të ardhshëm.Jetëgjatësia në vendet e pasura në shekullin e kaluar u rrit deri 30 vjet. Hulumtimi i ri tregon se edhe nëse kushtet aktuale shëndetësore qëndrojnë të njëjta , 75 për qind e fëmijëve të lindur sot pritet të kenë një jetëgjatësi prej 75 vjetësh.Në qoftë se jetëgjatësia vazhdon të rritet me ritmet e tanishme, fëmija e lindur sot do të ketë 50% shans të bëhet 100 vjeç. Ky është një ndryshim i dukshëm nëse kihet parasysh se personat e lindur në vitin 1930 kishin 50% gjasa që të mbushnin 77 vjet.Ndërsa popullsia në rritje e moshuar mund të paraqesë ngarkesa të reja financiare, shkencëtarët thonë se sa më gjatë njerëzit jetojnë aq më të shëndetshëm janë. Prirjet tregojnë se të moshuarit e shëndetshëm zgjedhin të punojnë përtej moshës së pensionit dhe kjo pjesërisht lehtëson barrën financiare të programeve shoqërore e të pensioneve. /VoA/ Shqetësime rreth ushqimeve me shumë kripëPër vite, mjekët u kanë thënë pacientëve me tension të lartë se ata duhet të pakësojnë sasinë e kripës në dietën e tyre. Tani një komision ekspertësh nga Instituti i Mjekësisë në Uashington kërkon që qeveria të marrë masa që firmat ushqimore të kufizojnë sasinë e kripës që shoqëron prodhimet e tyre.Është e vështirë të besohet sesa shumë kripë njerëzit marrin në një vakt të ngrëni apo edhe në një ditë.Mjekët dhe dietistët këshillojnë se njeriu nuk duhet të marrë më shumë se një lugë çaji kripë në ditë, e barabartë me 2300 miligram sodium apo natrium.Kripa i jep shije ushqimit. Në fakt kripa nxit sekrecionet të cilat ndihmojnë në tretjen e ushqimit. Por si çdo gjë e mirë, me shumicë, bëhet e rrezikshme. Michael Jacobson e Qendrës për shkencën në interes të publikut thotë se kripa është ndoshta gjëja e vetme që shkakton tension të lartë të gjakut, një sëmundje e quajtur shpesh "bombë me sahat", për goditjet në zemër, që shkakton.Organizata Botërore e Shëndetësisë njofton se rreth 17 milionë njerëz vdesin çdo vit nga goditje të tilla ose nga sëmundje në zemrës. Dhe një faktor i madh rreziku është dieta me shumë yndyrë dhe shumë kripë.Morton Saten i Institutit Salt thotë kripa, natriumi apo sodiumi, nuk është fajtori i vërtetë. Problemi është se shumë njerëz e kanë të vështirë të mbajnë një dietë të balancuar. Do të duhet kohë derisa administrata e ushqimeve dhe barnave të përcaktojë kufijtë e kripës së lejuar në menytë e ushqimeve dhe vendosjen e niveleve të lejuara në etikat e prodhimeve ushqimore, Gjithashtu shumë kohë do të duhet që këto masa të zbatohen.Lidhja mes sigurimeve shëndetësore dhe reagimit të pacientit me infarktDebati për kujdesin shëndetësor në Shtetet e Bashkuara nuk është shterur, megjithëse është miratuar ligji për sigurimet shëndetësore. Studimet tregojnë se afro gjysma e amerikanëve nuk kanë besim në sistemin e tyre të kujdesit shëndetësor. Një pjesë e tyre kërkojnë anulimin e ligjit dhe disa të tjerë i tremben kostos së kujdesit shëndetësor edhe në rastet kur kanë nevoja të mëdha si pas një infarkti në zemër.Amerikanët janë të përçarë për çështjet shëndetësore, po aq sa ç’ishin përpara se të miratohej ligji për kujdesin shëndetësor i Presidentit Obama. Këtë javë, protestuesit në Uashingon mbanin pankarta ku bëhej thirrje për shfuqizimin e ligjit. Ligji, thonë ata, është shembull i shpenzimeve pa kriter:“Ne jemi amerikanë. Ky është vendi ynë dhe do ta marrim nën kontroll”.Një anketë e re e Associated Press dhe shoqatës GFK tregon se 50 për qind e amerikanëve e kundërshtojnë ligjin, dhe kundërshtimi më i fortë vërehet ndër amerikanët me moshë 64 vjeç e sipër. Shumë amerikanë në moshë të madhe shqetësohen se sigurimet e tyre shëndetësore do të ndikohen nga shkurtimet e shpenzimeve federale për spitalet dhe klinikat e tjera.Omega3 ndihmon të sëmurët nga zemraVaji i salmonit, tunës dhe peshqve të tjerë, ndihmojnë pacientët me arteriet e sëmura që të jetojnë më gjatë. Studiuesit thonë se dietat e pasura me acide yndyrorë Omega-3 mund t'i ndihmojnë njerëzit me sëmundjet e zemrës që të jetojnë më gjatë. Por përse këto acide janë kaq të dobishme mbetet e paqartë. Studim i morri në shqyrtim se sa i lartë duhet niveli i vajit të peshkut në gjak që të jetë në gjendje të mbrojë telomeret e kromozoneve të cilat ndihmojnë për përcaktimin e moshës dhe plakjes biologjike.Vaji i salmonit, tunës dhe peshqve të tjerë, mendohet se ndihmojnë pacientët me arteriet e sëmura që të jetojnë më gjatë. Një nga autorët e studimit është doktor Ramin Farzane-Far në universitetin e Kalifornisë në San Francisko. Ai thotë se rezultati kryesor i studimit është se tek pacientët me nivele të larta të acidit yndyror Omega-3, që gjendet në vajin e peshkut, duket se ngadalësohet procesi i plakjes biologjike. Për këtë qëllim, telomeret e pacientëve që merrnin vaj peshku, u matën për të vënë re ndryshimet në gjatësi.Telomeret janë mbështjellëse në fund të kromozomeve që i mbrojnë ato nga shthurja. Me kalimin e kohës, ndërsa mosha biologjike rritet, telomeret mund të dëmtohen dhe shkurtohen për shkaqe të inflamacioneve a pezmatimeve të ndryshme, pirjes së duhanit, mbi pesha trupore ose mungesa e ushtrimeve fizike. Syzat 3D rrezik për shëndet? Fansat e filmit më të suksesshëm në historinë kinematografike, “Avatar”, e kanë lavdëruar përdorimin e teknologjisë 3D për realizimin e tij, mirëpo Qeveria italiane beson se kjo gjë mund të jetë e rrezikshme për shëndetin shikuesve. Ministria italiane e shëndetësisë ka thënë se ka konfiskuar afër 7.000 kopje të syzave 3D nga kinematë italiane dhe ndoshta do të grumbullojë më shumë prej tyre.Zyrtarë të kësaj ministrie thonë se këto syza paraqesin probleme higjienike nëse nuk janë të pastruar mirë, ndërsa pohojnë se syzet e konfiskuara nuk ishin të sigurta nëse nuk do të shkaktonin probleme afatshkurta të shikimit.Mungesa e këtyre syzave ka pasur efekt të vogël mbi suksesin këtij filmi në Itali, ku “Avatar” vazhdon të mbetet filmi më i shikuar në vend. /Telegrafi/  Gjyshërit fajtorë për mbipeshën e fëmijëve  Fëmijët të cilat janë nën përkujdesje të gjyshërve, janë më të prirë që të fitojnë peshë të madhe trupore- sugjeron një studim i realizuar nga University College në Londër. Analizimi i të dhënave nga 12.000 fëmijë trevjeçarë, ka treguar se fëmijët ishin të prirë për 34% që të kenë mbipeshë nëse 20 orë në javë për ta është kujdesur gjyshja ose gjyshi. Sipas mendimi të shkencëtarëve, të publikuar në revistën Journal of Obesity, shkak i kësaj është zvogëlimi i aktivitetit trupor dhe tolerimi më i madh që iu bëjnë gjyshërit nipërve dhe mbesave.   Dashuria rritet me kalimin e viteve Çiftet e moshuara janë të lumtur në dashuri, ndërsa jeta e tyre seksuale është aktive, përkundër disa vështirësive fiziologjike- thonë shkencëtarët kanadezë. Gjatë një testimi, personat më të vjetër se 65-vjeç kanë arritur mesatarisht 120 pikë në vlerësimin e lumturisë në çift, ndërsa çiftet e reja mesatarisht kanë fituar 114 pikë.Shkencëtarët nga Universiteti i Quebecut thonë se në këtë vlerësim janë përfshirë edhe kënaqësia seksuale, komunikimi, kohezioni dhe funksionimi i përgjithshëm i çifteve.Rezultatet e mira te çiftet e moshuara mund të shpjegohen me atë se çiftet që kanë kaluar aq shumë vite së bashku, doemos që kanë pasur lidhje të fortë me njëri-tjetrin. Disa njerëz nuk duhet të pinë kafe Madje vetëm një ‘espreso’ në ditë mund të ketë efekt të dëmshëm në shëndetin e zemrës te një pjesë e popullatës- pohon një studim i ri. Një filxhan i pijes së pasur me kafeinë, është i mjaftueshëm që të ngadalësojë qarkullimin e gjakut në zemër, edhe atë për 22%.Kafeina vepron shpejtë, dhe për këtë arsye qarkullimi i gjakut ngadalësohet vetëm pas një ore të pirjes së kafes.Pijet me kafeinë janë shumë të popullarizuara, ndërsa shkencëtarët i brengos fakti se njerëzit konsumojnë shumë pije të tilla brenda ditës.Edhe më herët është thënë se ‘espresoja’ mund të jetë e dëmshme për zëmrën, ndërsa tani kjo është konfirmuar.Problemi qëndron në atë se disa njerëz janë më të ndjeshëm në kafeinë, në krahasim me të tjerët, prandaj ata nuk duhet të konsumojnë aspak pije që përmbajnë kafeinë. Kurse atyre që nuk janë shumë të ndjeshëm, iu rekomandohet që të mos e teprojnë.  3 % e francezëve nuk dinë llogari  Lamtumirë matematikë; 3 për qind e popullsisë së rritur franceze, nga mosha 18 deri në 65 vjeç, nuk di të bëjë llogari.  Deri në këtë përfundim ka ardhur një grup ekspertësh, të cilët së fundmi kanë bërë një hulumtim, në lidhje me aftësitë e llogaritjes te francezët. Sipas profesorit të psikologjisë, në Institutin e Statistikave, shkak për ketë pushim të trurit është bërë prania e makinave llogaritëse dhe kompjuterëve. /tch/telegrafi/  Biondet janë më agresive se femrat tjera Biondet janë më agresive dhe më të vendosura sesa brunet dhe flokëkuqet- pohon një studim i ri. Hulumtimi i realizuar nga shkencëtarët e Universitetit të Kalifornisë, ka treguar se femrat bionde kanë vetëbesim më të madh dhe janë më ‘luftarake’ se bukuroshet me ngjyrë tjetër të flokëve, për arsyen e vetme: tërheqin më shumë vëmendje.Shkencëtarët thonë se ky qëndrim iu ndihmon atyre që të bëjë ç’të donë dhe të arrijnë atë që dëshirojnë, duke arritur të ashtuquajturin “efekti i princeshës”.Autorët e studimit thonë se shumica e biondeve jetojnë në botën e tyre, në të cilën të tjerët ndaj tyre janë sjellë më mirë se sa ndaj njerëzve tjerë, duke qenë se ato kërkojnë trajtim të veçantë, dhe në këtë mënyrë krijohet dhe personaliteti i tyre. Thoni punëdhënësit atë që mendoni  Një hulumtim i ri ka treguar se duke i thënë eprorit të vërtetën që mendoni për të, do të jeni më të shëndetshëm. Psikologët janë pajtuar se shprehja e mendimeve dhe thënia e asaj që mendojnë të punësuarit ndaj punëdhënësve të tyre, i bën ata më të lumtur, më të shëndetshëm dhe njëherit i liron nga stresi.Studimi i publikuar gjatë një konference të psikologëve britanikë në Brighton, ka përfshirë 150 menaxherë dhe punëdhënës, dhe 500 të punësuar, veç tjerash, ka treguar se punëdhënësit të cilët kuptojnë për atë se çfarë mendojnë të punësuarit e tyre- e ndryshojnë stilin dhe bëhen më efektivë.  Shopingu i mirë për shëndet  Shopingu ndoshta nuk është i mirë për kuletën tuaj, mirëpo është i mirë për shëndetin- sugjeron një studim i ri.  Sipas rezultateve të studimit, shkuarja nëpër dyqane dhe bartja e qeseve të rënda, është aktivitet fizik gjatë të cilit shpenzohen 385 kalori në javë. Mesatarisht, një femër duke bërë shoping, brenda vitit ec afër 240 kilometra, që paraqet një formë të mirë të ushtrimit trupor.Rezultatet e studimit janë të bazuara nga të dhënat e grumbulluar nga 2.000 femra pjesëmarrëse në studim.    Dieta e ditëve të ftohta Bashkë me të ftohtit rritet edhe nevoja e përditshme energjetike, sepse një pjesë e kalorive shërbejnë për të mbajtur trupin në temperaturë optimale. Ja përse arrat, lajthitë, bajamet, kikirikët janë të këshillueshme, sepse përmbajnë një sasi të madhe acidesh yndyrore të rëndësishme për membranat qelizore, por dhe për një lëkurë të shëndetshme dhe të re.MëngjesiQumësht i skremuar (150 gramë) Kafe 1 fetë buke e thekur Marmelatë ose mjaltë (10 gramë)OseKos i skremuar (125 gramë) Fruta të thata (100 gramë) Çaj ose kafe me një lugë mjaltë Vakti i ndërmjetëm (ora 11) Lëng portokalli (150 grami)Dreka Zgjidh mes:Spageti me domate dhe borzilok (80 gramë) Pasta dhe fasule (40 gramë pastë; 130 gramë fasule të freskëta; 40 gramë fasule të thata) Sallatë perimesh dimërore në avull: Lulelakër ose brokoli (100 gramë) Patate (100 gramë) Karotë (100 gramë) Qepë (100 gramë)Sallatë me:Kërpudha të prera (100 gramë) Selino (100 gramë) Djathë i grirë (100 gramë) Vaj ulliri (10 gramë) Lëng limoni Bukë (50 gramë) 1 filxhan çaj i nxehtë me bimë tretësePasditja1 filxhan çaj me 3 biskotaDarka: Zgjidh mes pjatave të mëposhtme-Supë: 1 vezë Djathë furre (10 gramë) Lëng mishi Kripë dhe majdanoz i grirë Krepa me kërpudha Kofsha pule me limon: 1 kofshë pule Lëng limoni 2 lugë vaj ulliri Kripë dhe piper i zi Skallop qengji me verë të bardhë: Mish qengji (100 gramë) Verë e bardhë Vaj ulliri (5 gramë) Kripë dhe piper    Bëni seks, me kohë do të jetë më mire! Si fishekzjarret në dhomën e gjumit të fillojnë sa më shpejt grate duhet të ndalojnë të aktrojnë orgazëm dhe ta pranojnë faktin se meshkujt nuk mundet të dinë të supozojnë menjëherë me të parën.Të dy partneret duhet të dinë si është më mirë të kenë seks kvalitet sesa kvantitet dhe si truri është organ më kryesor seksual. Lidhjet emotive dhe biseda janë kyçe për arritjen e orgazmit tek të dy partnerët.Bëni seks, me kohë do të jetë më mire!Hulumtimi ka treguar si çiftet e arrijnë kulmin në jetën e tyre seksuale pas katër viteve dhe dy muajve në lidhje apo jetën e përbashkët. A ka në atë të vërtetë dhe a bëhet seksi në të vërtetë më i mire ndër vite?Seksi bëhet më i mirë pas katër viteve dhe dy muajve!Për disa lidhja e gjatë është sinonim për jetë të mërzistshme seksuale , por nëse u besohet hulumtimeve apo ekspertëve çiftet më së shumti e shijojnë seksin madje kur më mirë njhen, fitojnë besim në trupin e tyre dhe mësojnë çfarë më shumë I përgjigjet tjetrit.Lidhja e gjatë apo martesa janë kështu garancë për kënaqje në seks të mire, por në rast se të dyja palët mundohen dhe i kultivojnë marrëdhëniet. Si dhe të tjerat edhe seksi do të jetë i mire në rast se partnerët I propozojnë njëri-tjerit risi dhe kënaqen në çastet e nxehta të përbashkëta.Si fishekzjarret në dhomën e gjumit të fillojnë sa më shpejt grate duhet të ndalojnë të aktrojnë orgazëm.Duhet pritur katër vjet që seksi të bëhet i mirë?Pas katër viteve seski bëhet I sjkëlqyer falë lidhjeve emotive, psikologjike dhe mentale mes partnerëve. Mashkulli dhe gruaja blhen më të lirdhlm, ndërsa emocionet të cilat I lidhin janë me të vërtetë të forta dhe marrëdhëniet seksuale janë shumë intesive. Seksi më i mire është ai i relaksuari në të cilin nuk fshihen ndjenjat dhe nuk kujdesen për pamjen.Si fishekzjarret në dhomën e gjumit të fillojnë sa më shpejt grate duhet të ndalojnë të aktrojnë orgazëm dhe ta pranojnë faktin se meshkujt nuk mundet të dinë të supozojnë menjëherë me të parën. Të dy partneret duhet të dinë si është më mirë të kenë seks kvalitet sesa kvantitet dhe si truri është organ më kryesor seksual. Lidhjet emotive dhe biseda janë kyçe për arritjen e orgazmit tek të dy partnerët.Rrofshin të tridhjetat!Tridhjetet sipas shumicës janë vitet më të mira në të cilat gratë kënaqen në seks, por të rendurit në martesë apo në lidhje, vetëm për atë arsye duhet të dinë si janë në të dyzetat dhe në pesëdhjetet dhe në të cilin mund në të vërtetë të kënaqen.Besimi dhe pranimi i trupit të vet dhe dëshira është çelësi i suksesit.Mungesa e dëshirës për seks është e lidhur me problemet tjera të cilat ne na ndodhin në jetë. Stresi, mungesë të kohës së lirë dhe detyrimeve krijojnë largësi mes partnerëve.Për t’ju shmangur ftohjes së marrëdhënieve seksuale nevojitet të kthehet shkëndija e vjetër në lidhje. Veshjet e brendshme seksi dhe masazha erotike do të ndihmojnë, por vetëm kur partnerët i kthehen njëri-tjetrit dhe e gjejnë atë lumturi dhe kënaqësi të cilën e kanë ndarë në fillim të lidhjes.Është sezoni i listave .. të dhjetë gjërave më të mira Ky është një sezon për të qenë të hareshëm dhe për të krijuar lista, që me afrimin e fundit të dekadës do të renditen që nga dhjetë fjalët më të përdorura të dekadës, VIP-at më të pëlqyer, apo dhurata më idiote për një person që ka gjithçka.Teksa 2009-ta i jep fund dekadës së parë të shekullit të 21-të, organizatat po krijojnë lista të llojeve nga më të ndryshmet për sendet apo eksperiencat më të fundit të dekadës, duke i quajtur ‘të domosdoshme’ apo të ‘panevojshme’ me revistat dhe faqet e internetit të uritura për lexime të shpejta."Listat janë të shpejta dhe të lehta për t’u kapërdirë në krahasim me artikujt e zgjeruar dhe shpeshherë njerëzit kërkojnë vetëm informacione të shpejta”,- thotë Nicole Feenstra, gazetare udhëtimesh e faqes kanadeze të internetit Canoe.ca.Kompania e statistikave të medias Global Language Monitor ka kurorëzuar "ngrohjen globale" si fjalën më të madhe të dekadës, e ndjekur nga 11 Shtatori i sulmeve në Shtetet e Bashkuara dhe nga presidenti i fundit i SHBA-së, Barack Obama.Ngritja gjigante e Kinës është vlerësuar si lajmi më i lexuar nga kompania, por zgjedhja e fjalës "twitter" (cicërima) si më e madhja e 2009 ishte duke u debatuar, siç ishte dhe fjala e re e fjalorëve New Oxford American Dictionary, që krijuan "unfriend," duke iu referuar përdoruesve të rrjetit social të internetit Facebook kur nuk duan të jenë miq më me një nga kontaktet e tyre.Kompania e referencave gjuhësore Merriam-Webster Inc. tha se fjala e vitit do të ishte "admonish" (kritikë kundër një sjelljeje) pasi kishte qenë në krye të listës së fjalëve më të kërkuara në fjalorë kur Shtëpia e Bardhë tha se do të kritikonte (admonish) republikanin Joe Wilson për sjelljen e tij gjatë një fjalimi nga Obama.Listat e albumeve dhe këngëve më të mira prodhohen nga organizata të shumta, por vetë reperi Jay-Z e ka zgjidhur këtë problem duke shpallur albumin e tij "The Blueprint" si më të mirin e dekadës.Eminem u kurorëzua si artisti më i mirë i dekadës nga shifrat e kompanisë Nielsen SoundScan, kurse Billboard ka emëruar Daniel Powter si artistin më të shpeshtë në Nr. 1 pasi kënga e tij "Bad Day" qëndroi në krye të hiteve të SHBA për pesë javë me radhë në 2006.Listat e filmave ishin ato ku publiku ishte më shumë i pavendosur. Kritiku i revistës New Yorker , Richard Brody, emëroi më të mirin e dekadës filmin e regjisorit Jean-Luc Godard "In Praise of Love" (Duke lavdëruar dashurinë), por shumë nuk ishin dakord me të.Revista Hollywood Reporter emëroi "The Adventures of Pluto Nash" me aktorin Eddie Murphy i vitit 2002 si filmin më të dështuar të dekadës, kurse "Friends" si serialin më të ndjekur televiziv.Ylli i Hollivudit, Angelina Jolie u emërua si VIP-i më i rëndësishëm i dekadës nga revista e celebriteteve Hello! Canada pas transformimit dramatik gjatë kësaj periudhe nga një fëmijë i egër në një ambasadore të OKB-së të përfshirë gjerësisht në aktivitete bamirësie.10 mjetet më të mira të dekadës? ABC News kishte krijuar një listë ku përfshihej celulari i Apple iPhone, iPod-i, Blackberry, celularët e Nintendo-s Wii, dhe lexuesit elektronikë të librave – dhe gjithashtu kishte publikuar një listë të re me dhjetë kërcënimet kryesore të shëndetit ku sigurisht në krye drejtonte gripi i derrit.Stilisti më i mirë i modës i dekadës? Revista Paste Magazine ia dha këtë çmim Marc Jacobs lurse në letrat romani i Jonathan Safran Foer "Everything Is Illuminated" (Çdo gjë është e ndriçuar) si romani më i mirë debutues i dekadës.Për sa i përket ‘look-ut’ më të keq të dekadës, faqja e internetit news.com.au ka listuar këpucët e Crocs, shpatullat e gjera, çantat e tejmëdha të grave, syzet e diellit të stërmëdha, çizmet e firmës Ugg dhe djemtë me këpucë të bardha si katastrofat më të mëdha të stilit.Lista vjetore apo sezonale janë nxjerrë thuajse mbi çdo temë të imagjinueshme, ku ajo e dhuratës më idiote e sitit www.stupid.com përfshinte ushqim drerësh për njerëzit apo një numërues birrash për të ruajtur sasinë e pijeve gjatë festave.Ben Bernanke, Njeriu i Vitit nga revista Time Kryetari i Rezervave Federale të SHBA, Ben Bernanke, u emërua të mërkurën Personi i Vitit nga revista Time, duke i dhënë kështu zyrtarit një nxitje të profilit të lartë teksa përpiqet të mbajë larg propozimet që kërkojnë të dobësojnë pavarësinë e rezervës federale. Kjo zgjedhje e vë ish-profesorin Bernanke-n me sjelljet e tij të buta, në një rang me Presidentin amerikan Barack Obama, Papa gjon Paulin II dhe Presidentin rus Vladimir Putin, midis figurave të tjera të famshme botërore që revista ka zgjedhur në vitet e kaluara.Senati është duke konsideruar emërimin e tij për një mandat të dytë në drejtimin e rezervave federale, banka qendrore amerikane, dhe teksa ai pritet të fitojë këtë konfirmim, kritikat e publikut dhe të anëtarëve të Kongresit janë në më të lartat e disa dekadave.Rezerva Federale është vënë nën zjarr për rolin e saj në huatë masive për financierët e Wall Street prandaj kongresmenët po nxisin për limitimin e fuqive të tyre rregullatorë dhe për monitorimin më të ngushtë të bankës qendrore, gjëra këto që i sjellin shqetësime kësaj të fundit për komprometimin e pavarësisë së saj.  KOURTNEY KARDASHIAN: T'A MBAJ APO MOS TA MBAJ?Shtatzënia e paplanifikuar e Kourtney Kardashian e detyroi yllin e reality shou-ve të vendosë për gjënë më të vështirë në jetë: Ta mbajë fëmijën apo t'a ndalon shtatzëninë tani?"Unë definitivisht kam menduar shumë gjatë dhe thellë në lidhje me atë se çfarë dua të bëj tani, dhe nuk më shkoi mendja në adoptim," tregon Kardashian 30 vjeçare gjatë xhirimit të Kourtney & Kloe Take Miami shou, ekskluzivisht për PEOPLE. "Unë mendoj se cilado femër duhet të ketë të drejtën të vendosë në atë që ajo dëshiron të bëjë, mirëpo nuk mendoj që është diskutuar mjaft. Scott Disick, babai 26 vjeçar i fëmijës, ishtë përkrahëse në cilindo alternativë. Çifti ishte ndarë në Nëntor pas 2 vjet kalese, mirëpo u pajtuan shumë shkurt pasi që morën vesh për shtatzëninë. "Ai dëshironte që unë të flas më shumë për këtë, mirëpo unë po vazhdoj t'a mbaj në vete," thotë ajo. "Ai s’më thotë,'Unë me të vërtetë dua që ti t'a mbash, mirëpo unë do të përkrah në çfarëdo që ti vendos Konfuze dhe e shqetësuar, Kardashian thotë, "Thirra shoqen time më të mirë duke qarë, dhe isha sikur,"Nuk di çfarë të bëj." Ajo mu përgjigj,'Thirre doktorin tënd, dhe të paktën merr vesh për rreziqet që i kanosesh." Ajo foli me mjekun e saj në lidhje me abortin, dhe menjëherë i'u hodh internetit për kërkime të tjera.Ajo thotë se ka bërë një kërkim shpirti intenziv. "Për mua, të gjitha arsyetimet për të mos mbajtur beben janë shumë vetjake: Nuk është se jam dhunuar dhe jam 16 vjeç. Jam plot 30 sosh, krijoj të ardhura vetë, e përkrah veten, mund të përballojë shpenzimet për një bebe. Dhe plus kësaj jam shtatzënë me dikë që e dashuroj, dhe kam një kohë të gjatë që e njoh."Edhepse Kardashian i dëgjoi mirë të gjitha këshillat e të tjerëve, ajo thotë se vendimi i saj - dhe vetëm i saj - është ajo që me të vërtetë ka rëndësi.  NËNA E BUTLER E BËNË TË BIRIN TA PASTROJ DYSHEMENËArtisti i njohur Gerard Butler i jep kredi nënes vet me mbajtjen e tij dhe kujdesin e tij - sepse ajo refuzon të trajtojë atë si një yll filmi.Aktori viziton rregullisht shtëpinë e prindërve të tij në Glasgow, Skoci, ku nëna e tij ngulmon se ai ndihmon rreth shtëpisë, dhe kryen pjesën e tij.Butler: "Unë shkoj në shtëpi dhe ata do të gatuajnë darkë për Krishtlindje, dhe këtë e pëlqen nëna, por pasi e perfundojmë nëna me zë të lartë, lani enët apo vëni enët larg."Dhe unë jam, 'oj nën, unë jam një yll i madh filmi, unë nuk mund të bëj ndoni gjë si kjo.'" Është e turpshme. "Por gjithmonë nëna fiton: "Unë e përfundojë me duar dhe gjunjë deri në fund fshirjen e dyshemes."   MË E BUKURA E DIPLOMACISË BOTËRORE!Tashmë një kohë të gjatë, diplomatët botëror ia kanë lakmi presidentit francez, Nicolas Sarkozy, për suksesin e arritur në “mashtrimin” e Carla Brunit.Ndërsa, zonja e parë e Francës, përndryshe me profesion është muzikante, është shpallur nga amerikanët si figura më e mirë në mesin e grave të shtetit, dhe femrave tjera të njohura në botë. Anketat janë bërë nga revista amerikane online, Hollywoodtuna, ndërsa respodentët e kanë pasur mundësinë të votojnë gjatë gjithë verës së këtij viti.  PAGUAN 4 MILIONË $ PËR TË QENË PRANË MARLYN MONROE PËRJETËSISHT!Të qëndrosh në botën e përtejme pranë Marlyn Monroe ka kushtuar më shumë se 4 milionë dollarë.Një person i cili ka mbetur anonim ka blerë varrin pranë vendit ku prehet diva amerikane për tu prehur pranë saj përjetësisht.Po “dy metra vend” kanë kushtuar një mal me para, dhe ky fakt për të qëndruar pranë varrit të Monroe.Oferta e shitjes në “eBay” të varrit Marlyn Monroe në një varrezë të Los Angeles është bërë publike pak ditë më parë dhe çmimi fillestar ka qenë 500 mijë dollarë.E ndërsa varri ndodhej në ankand ka futur në garë rreth 21 persona të cilët kanë shumëfishuar koston e varrit duke e çuar shumën në 4.602.100 dollarë (3.2 milionë euro).Ky ishte çmimi i fundit të cilin e ka dhënë një person që ka preferuar të qëndrojë anonim, ai është shpallur fitues duke pasur fatin të jetë në botën e përtejshme me Marlyn Monroe NJË NATË ME ADRIANA LIMA!Ja përse Adriana Lima do të jetë totalisht e munguar përderisa të jetë në pushim të lindjes.Modelja e sfilatave me më famë botërore - 5 muaj shtatzanë me fëminë e saj të parë - po merr pushim nga detyrimet e saj të përditshme në mënyrë që të kryejë sa më mirë rolin e saj më të ri të nënës.Mirëpo përderisa Victoria Secret do të na pajisë me reklama dhe foto të tilla kohë pas kohe të bukuroshes Lima, ne as që do t'a vërejmë mungesën e saj në skenën e modelimit.E bukura Braziliane rrëshqet butë në një këmishë seksi nateje në një mini reklamë për linjën më të re të veshjeve të natës nga shtëpia më seksi, Victoria Secret HILTON FITON RUNDIN E PARË TË PLEDGE THISProducentëve të filmit Pledge This të Paris Hilton u janë dhënë afat deri më datë 26/08 (09) për t'u treguar njerëzve të shquar borgjin ndaj tyre.Bosët e grupit worldwide Entertainment paditi Hilton dhe kompaninë e saj, Paris Hilton Entertainment, për shkelje të kontratës, duke deklaruar dështimin e saj në promovimin e filmit.Dhe ata dëshiruan Hilton të paguajë prapa gjithsej 666,600 funta të paguara më parë asaj.Gjatë një gjykimi dy ditësh në Majami të Floridës, Hildon dëshmoi që ajo ka bërë më të mirën e saj për të promovuar filmin, me ç'rast gjyqtari i gjykatës qëndrore të U.s, Federrico Moreno u pajtua, duke pohuar se filmi ishte 'shumë pak i parapërcaktuar për ndonjë borhoritje të madhe'.Ai shtoi, "Çdo lidhje e rastit ndërmjet prishjes së pretendurar të Hiltonit dhe shkatërrimin financiar të filmit janë në tërësi spekulime."Përfaqësuesi i producentëvë ka kohë deri më 26 Gusht,2009 për të paraqitur argumente të forta me të cilat HIlton duhet t'i ktheje prapa pjesë të 666,600 funta pagesë. / PROBLEMET DHE KOMUNIKIMIÇrregullimet seksuale klasifikohen në katër sipas stadit të ciklit seksualÇrregullime të dëshirës seksuale (libidos), çrregullime të jetës seksuale (frigiditeti tek femrat dhe impotenca tek meshkujt), çrregullime të orgazmës dhe dhimbja gjatë koitusit, aktit seksual.Çrregullimet seksuale janë më të shpeshta në moshat e reja të të rriturve, d.m.th. midis moshës 20-vjeçare dhe 30-vjeçare, grupmoshë kjo ku mbizotëron numri i njerëzve që kërkojnë ndihmë mjekësore për probleme të tilla. Shoqëria duhet të jetë tepër e hapur dhe të ketë një komunikim konstruktiv për problemet e lidhura me trupin dhe seksin. Edhe raporti midis prindërve dhe fëmijëve ndikon në ardhmërinë e jetës se tyre seksuale. Është tepër i këshillueshëm komunikimi i hapur dhe harmonia me partnerin, gjë e cila mund të parandalojë përshpejtimin e një çrregullimi seksual; po kështu, në rastet e ekzistencës së çrregullimeve seksuale.    KRIZA ÇON MESHKUJT DREJT TERAPISË, GRATË DREJT ÇANTAVEDëshira për të shfaqur një çantë të re në çdo rast është duke mbrojtur tregjet e sendeve të luksit e të lëkurës nga kriza ekonomike teksa gratë duken më konstante në shpenzimet e tyre sesa burrat.Firmat e çantave Louis Vuitton dhe Hermes janë nga produktet e luksit më të kërkuara, në krahasim me orët që tradicionalisht është sektori i burrave.Ekspertja e marketingut të dy gjinive Diana Jaffe thotë se pasiguria për vendet e punës e shkaktuar nga rrënimi ekonomik po kërcënon identitetin e burrave, duke i detyruar ata të shkurtojnë shpenzimet e tyre. Ndërkohë, gratë po marrin hapa për të përmirësuar humorin e tyre me pazare delikate."Gratë gjithashtu janë të shqetësuara për vendet e punës, por jo në gradën në të cilën burrat ndjehen të kërcënuar në identitetin e tyre si meshkuj",- thotë Jaffe.Burrat kanë filluar të anulojnë shpenzimet e tyre në sende qejfi që në këto kohë të vështira mund të klasifikohen si pa shije, kurse të tjerë thjesht nuk kanë fuqinë për të menduar për të blerë objekte luksi,- thotë Jaffe."Shumë menaxherë meshkuj po vuajnë nga humbje e rëndë e statusit, shumë ndjehen nën një presion të pamasë ose vuajnë nga mbi-konsumimi. Ata nuk kanë më burimet për t'u përballur me shpenzime të mëtejshme dhe vendosin t'i drejtohen psikologëve të jetës", thotë ajo.Bankat, siguruesit dhe menaxherët e aseteve kanë zhdukur rreth 400,000 vende pune në të gjithë botën që prej fillimit të krizës së kreditit në gusht 2007, duke goditur edhe shitësit me pakicë që kujdeseshin për lodrat luksoze delikate të kësaj klase.Eksportet e orëve zvicerane kanë rënë me 26 për qind në gjysmën e parë të këtij viti dhe industria po përballet me rënien më të rëndë të kërkesës në 20 vjet, kurse grupi francez i sendeve luksoze Hermes raportoi një rënie prej 28 për qind në shitjet e gjysmës së parë të vitit për sektorin e sendeve të lëkurës.Gratë kanë qenë disi më të stërvitura për rënien ekonomike dhe janë përballur më mirë me anën psikologjike të saj, thotë Eva Kreienkamp, drejtoreshë e marketingut të agjencisë FrischCo."Burrat preken më shumë psikologjikisht nga kriza sesa gratë. Një çantë grash mund të blihet me një impuls të thjeshtë, kurse bizhuteritë ose orët jo",- thotë Armando Branchini, sekretar i përgjithshëm i shoqatës italiane të sendeve të luksit Altagamma.  FEMRAT MË SEKSI NË MBARË UNIVERSIN!Njeriu kalon vjet të tëra duke u mundur të gjejë një femër të bukur ... më pas 85 sosh të vijnë për njëherë.Jemi duke folur për manifestimin vjetor të Miss Univers-it, eveniment ky i cili këtë vit shpërtheu i tëri. Zonjushat më të bukura të planetit janë duke bërë gati valixhet e tyre njgyrë rozë, me bikinit dhe veshjet e mbrëmjes per t'u nisur në garën në Bahamas. Clair Cooper, pronar i UK Magazine së bashku me The Sun kanë bashkuar ekipet për të sjelljë fotografi, storje dhe skena të papara ndonjëherë gjatë qëndrimit të tyre atje. Kështu që, për të ngritur apetitin tuaj, vizitoni faqën kryesore të artikullit për t'i parë më afër bukuroshet mise. /thesun.co.uk/   POSH BECKAHM HEQ DORË NGA ARMANI!Victoria Beckham ka hequr dorë nga të qenit fytyra dhe trupi model i linjës së të brenshmëve Armani. Kjo ka ndodhur për shkak se ajo ka parë më të domosdoshme për momentin koncentrimin e saj në linjën e vet të modës.Ish-pjesëtarja e grupit Spice Girls shihet pranë bashkëshortit të saj, asit të futbollit David Beckham, në setin më të fundit të fotove reklamuese nëpër mijëra e dhjetëra billborde. Mirëpo Beckham ka vendosur mos ta ripërtërijë kontratën e saj një vjeçare me shtëpinë më të famshme të dizajnit - duke zgjedhur kështu në vend të saj shfrytëzimin e tërë energjisë në zbukurimin e detajeve të ndryshme të linjës së saj të bukur.Ylli me shum stil ka linjën e vet dVb të stilit me farmerkë, një konturë të syzeve dhe perfumeve ndër etiketën Beckham, si dhe së fundi lancoi dizajnet e saj me të reja të fustaneve glamur. OOH LA LA.. CARLA BRUNI E LAGUR PAS NOTIT!Zonja e parë e Francës, Carla Bruni dukej shkëlqyer pak minuta pasi kishte dalur nga deti.Zhytjet e thella të Bruni-t duket se kanë ndihmuar edhe të shoqin e saj, Presidentin e Francës, Nicolas Sarkozi, në rimëkëmbjen e tij nga një kollaps i marrë gjatë ushtrimeve të jogës javë më parë.Çifti tanimë gjendet në një pushim 3-javor në një vilë në Cap Negre, në afërsi të bregdetit Le Lavandou në jug të Francës.           BIKINI QË ZHDUKEN PAS DALJES NGA UJI!A doni t'i hakmerreni shoqes apo dashnores tuaj të mëhershme? Dhuroni asaj bikine, por jo çfarëdo, por modelin Get Naked. Një kompani gjermane ka prodhuar linjën e bikineve Get Naked.Edhe pse duken si të vërteta, këto bikine zhduken pas gjithsej tre minutash në ujë, prandaj dalja nga uji në nj plazh të stërmbushur me njerëz mund të bëhet ankth i vërtetë.Materiali nga i cili janë punuar bikinet shpërbëhet në ujë vetëm pas disa minutash. Në ofertë janë variantet e modeleve tanga dhe ato "normale", derisa kompania e cila i ka prodhuar bikinet i reklamon ato në faqen e vet të internetit si "mënyrë ideale që të hakmerreni pas ndarjes apo zënkës".Në ofertë gjenden gjithashtu edhe varianti PR meshkuj, respektivisht brekë të larjes të dedikuara për hakmarrje ndaj ish dashnorëve./idividish/ MARRËDHËNIHET MES ÇIFTITJeta në çift mund të shkojë mirë vetëm kur dy njerëz janë të dashuruar dhe arrijnë të krijojnë intimitetin e tyre.Por rreziku i parë që i kanoset është rënia në rutinë. Pikërisht për këtë problem kaq serioz nuk ka ditë që gazetat dhe revistat të mos kenë të publikuar një artikull, që të mos flitet në radio apo në televizor, që të mos i kërkohet një këshillë një miku apo mikeje të zemrës apo edhe një eksperti. Në kohët e sotme kur stresi është bërë pjesë e pandashme e ditëve tona, të dëgjosh që një çift ka një marrëdhënie perfekte është gati e pamundur. Gjithmonë do të ketë një arsye për të prishur atë që të gjithë e kërkojnë, perfeksionin, pasi patjetër do të dalë diçka që nuk do të funksionojë si duhet.Megjithatë qenia njerëzore e rritur është në gjendje të krijojë një raport intim me një individ të seksit tjetër me qëllim që ky raport të jetë i fortë dhe i gjatë në kohë. KIM KARDASHIAN PËRSËRI SINGLE!Çfarë është duke ndodhur me çfitet e sotme në Hollywood? Mos rastësisht është ndonjë lloj 'sëmundje ndarëse' për të cilën ne nuk dijmë gjë?Personaliteti më i famshëm i show bizit botëror, sidomos në periudhën e fundit, Kim Kardashian dhe i dashuri i saj nga New Orleans, Reggie Bush, kanë pushuar lidhjen e tyre me arsyetimin 'përleshje të shpeshta'. Dhe jo, aty nuk kishte tradhëti.'Askush nuk tradhtoi. Ky është vetëm një fazë e mërzitshme e përleshjeve, ku jetërat e tyre vazhdojnë në drejtime të ndryshme. Është padyshim një vendim reciprok,' US Weekly deklaroi.Ky lajm ishte me të vërtetë shokues, e sidomos për faktin se ajo që të gjithë pritnin ishin zilet e këbanave në martesë. Çifti i lidhur që nga Prilli i 2007-ës, duket të dashurojnë njëri tjetrin, ende. Një mik i afërt i çiftit pohoi se ata nuk kanë reshtur së njeri mirë bashkë, ata vetëm se nuk kanë kohë t'i dedikojnë njëri-tjetrit. Ata ishin çifti më i lezeqëm. Reggie fillon kampin e trajnimit në futboll këtë javë, ndërsa Kim starton me xhirimin e filmit Keeping Up.     FEJOHET BIJA E MILJARDERIT TRUMP!Familjes së pasur të Donald Trump, tash vonë i'u është shtuar dhe një anëtar i ri i familjes; një dhëndër.Revista PEOPLE konfirmon se e bija e Trump, Ivanka, 27, është fejuar me redaktorin e New York Observer's, Jared Kushner."U fejova mbrëmë," deklaroi Ivanka të Enjtën në media. "E vërtetë që o të mbetet dita më e lumtur e jetës sime!!!" Në një analizë të profilit të Kushner, Ivanka e cila është zëvendës presidente e zhvillimit dhe përvetësimit në organizatën e Trump, pohoi për revistën New York se ajo ishte shumë me fat që gjeti dikë që i'a kupton mjaft mirë ritmin dhe stilin e saj të jetës. "Unë dhe Jared jemi shumë të ngjajshëm; të dy kemi ambicie të mëdha në jetë," ajo tha. "Ky fakt e ëmbëlson idenë e të ndarit jetën me dikë që të mbështetë." Diku ndër fjalësh gjatë intervistës, Ivanka pohoi se do të konvertohet në judaizëm vetëm për hir të fejuarit të saj.OBAMA PREJ DYLLI, JETON NË PARISFigurë prej dylli e presidentit amerikan Barak Obama të hënën iu bashkangjit vargut të krerëve dhe yjeve në muzeun "Grevin" të Parisit.Pranë Obamës elegant, të veshur me kostum të erët me kravatë të kuqe, gjendet kancelarja gjermane Angela Merkel dhe kryeministri rus Vlladimir Putin, si dhe shumica e ish-presidentëve - prej Franklin Ruzveltit, deri te Xhon Kenedi.Skulptori, i cili tashmë 20 vjet përpunon personalitetet e famshme prej dylli, yje dhe politikanë, Erik Sent Çafrej, figurën e presidentit amerikan e ka përpunuar në bazë të fotografive dhe xhirimeve vizuele.Muzeu i Parisit i figurave prej dylli është hapur në vitin 1982 dhe është njëri prej muzeve më të vjetër në Evropë, ndërsa brenda vitit tërheqë rreth 800 mijë vizitorë, në mesin e të cilëve edhe një e katërta janë të huaj. / Makfaks / foto: makfaks  5 ARSEYE TË FORTA PËR TË SHKUAR NË BEJRUTKryeqyteti i Libanit po rilind! Qyteti antik i Mesdheut po rindërtohet me një energji tronditëseRendni atje për të zbuluar lagjet e reja krijuese, artin e rafinuar të jetesës. Dhe shijen e tij të pabesueshme të festave.Vendtakimi i të dashuruarve të Lindjes së AfërmeNjë kakofoni borish dhe ajri të rëndë, kështu të shfaqet Bejruti, i bukur, i plagosur, që rilind pas tri dekadash historie tragjike. E shëtisim në këmbë, për t’u mësuar me pamjen e tij të nakatosur me Orient dhe Perëndim, që e ka bërë të famshëm, dhe që vazhdon sot e gjithë ditën.Takim në sheshin e Martirëve, zemra e Bejrutit të Vjetër, sot i rindërtuar gur për gur. Në sheshe, kisha maronite (katolike) rri përbri ortodokses dhe xhamisë. Dhe flitet që shumë shpejt do të rihapet edhe sinagoga!Nëse politika nuk do të kishte shkaktuar kaq telashe, Libani do të ishte një model i integrimit komunitar. Duke ecur, rrëshqasim nga ajo që ka qenë dikur pjesa myslimane në pjesën katolike pa e vënë re thuajse. Sigurisht, qyteti ka ndryshuar. Në vend të rrëmujës së pazareve të vjetër, dyqane të reja janë hapur kudo.Në pjesën lindore të qytetit, tregjet janë ngjitur me dyqane luksi, pazaret mbijnë në këmbët e hoteleve të mëdha. Dhe Bejruti – që numëron afërsisht 2 milionë banorë - po ripopullohet. Gjithçka gjallon, vibron, këndon – kaq melodiozë janë theksat - arabisht, anglisht (që mësohet që në fillore) dhe, te 1 në 2 persona, frëngjisht.Asnjë qytet oriental nuk ta jep një përshtypje të këtillë sikur je njëherazi jashtë shtetit dhe në shtëpinë tënde.  ÇIFTI BECKHAM POZON BASHKË PËR ARMANI!Sikur nuk mjaftonin kampanjat individuale të David dhe Victoria Beckham për të brendshmet e Emporio Armani, çifti i bukur është bashkuar në pozime për rundin më të ri të reklamave Armani për vjeshtë 2009.Të fotografuar nga fotografët me famë botërore, Mert Alas dhe Marcus Piggott, kampanja u zhvillua në bazën e Armanit, Milano.  Këto foto seksi priten të publikohen jo vetëm nëpër revista të modës, por edhe nëpër billborde gjigande në qytete si New York, Los ANgeles, London, Milan, Rome, Paris dhe Tokyo me fillim këtë muaj. Të shpresojmë që nuk do t'i habisin vozitësit nëpër rrugë!  PAPARACI I HYN NË PUNË, BRAD PITT!Përcjellja e njerëzve të famshëm nga paparacit, ngjanjëherë nuk është edhe gjë e keqe.Të paktën kjo mund të konkludohet në rastin e Brad Pitt. Më konkretisht, aktori i famshëm Brad Pitt gjatë rrugës po vozitej me motorin e tij dhe kishte hasur në probleme në vozitje nëpër rrugët e Los Angelos, pasi që motori i ishte prishur. Sipas asaj që thuhet në tabloidet amerikane, aktori kishte mbetur në rrugë pas prishjes së motorit, mirëpo atë e kishte përcjell fati, pasi që ai po nga një paparaci i famshëm gjithashtu, nga afër. Në vend se të sillej si aktor me nam, siç edhe është, Brad Pitt vendosi ti afrohej atij, me shumë gjakftohtësi, dhe ta luste atë që ta dërgonte në shtëpi me makinën e tij. Ndërsa motorin e ka lënë në autostradë.  ANGELINA JOLIE, PËR PRESIDENTE TË SHBA’SËAktorja e njohur edhe si aktiviste humanitare, tani nënë e gjashtë fëmijëve, dhe përshkrime tjera që lidhen me të e që këto më lartë nuk janë gjithçka që lidhet me të dhe suksesin e saj, është Angelina Jolie. Ajo dëshiron femra e parë presidente e SHBA.Nëse i referohemi një burimi të afërt me bukuroshen e famshme, ajo njësoj sikur Arnold Schwarzenegger dhe ish-presidenti amerikan, Ronald Reagan, dëshiron që karrierën e saj nga Hollivudi ta vazhdojë duke u marrë me politikë, duke e lënë anash industrinë filmike, për angazhime më serioze. Angie është tashmë tetë vjet, ambasadore e dashamirësisë së OKB-së e specializuar në çështjet e refugjatëve, por me sa duket, asaj i duhen vetëm pak pikë për tu nisur në rrugën për në Shtëpinë e Bardhë. Ajo e pranoi se ajo është e mërzitur me Hollywood dhe se tani ajo do të shkojë në Uashington.   JO dietës në shtazani!Në disa studime eksperimentale, shkencëtarët kanë analizuar dietat restriktive (dietat të cilat kufizojnë marrjen e ushqimeve të caktuara) gjatë shtatzënisë, me ç’rast është vërejtur se në fazën e hershme të shtatzënisë, nën ndikimin e këtyre dietave ka qenë i pamundur deponimi i yndyrave në indet përkatëse, dhe kështu yndyrat kanë filluar të deponohen në organet tjera, siç është zemra. Duke u bazuar në këto rezultate, autorët e studimit të botuar në revistën shkencore amerikane “Journal of the Federation of American Societies of Experimental Biology”, rekomandojnë që shtatzënat të shmangin dietat restriktive, sepse në këtë mënyrë do të krijojnë bazë për probleme shëndetësore të fëmijës së tyre në jetën e mëvonshme.Tymi i cigares dhe fëmijëtShkencëtarët kanë hulumtuar nivelin e antioksiduesve dhe ekspozimin ndaj tymit të duhanit te më shumë se 2.000 fëmijë të moshave ndërmjet 6 dhe 18 vjeç. Sa më shumë që ishin fëmijët të ekspozuar ndaj tymit të duhanit, niveli i antioksiduesve në gjakut e tyre, konkretisht të vitaminës E, C dhe β-karotenit, ishte më i ulët, shkruan në faqen shkencore “Science Daily”. Autorët e studimit pohojnë se fëmijët domosdoshmërish duhet të qëndrojnë larg tymit të duhanit, mirëpo nëse ata i ekspozohen këtij tymi, atëherë rekomandohet që t’u jepet sa më shumë pemë dhe perime. Vlerësojeni urinëNdjenja e urisë është instinktive, ndërsa shumica e njerëzve kërkojnë ushqim menjëherë pas paraqitjes së shenjave të para të urisë, edhe pse në fakt nuk është e domosdoshme që të hanë në atë moment. Është e natyrshme paraqitja e urisë para se të vijë koha e rregullt e ushqimit, mirëpo të hash secilën herë kur paraqitet edhe shenja më e vogël e urisë, rezulton me ngrënie të tepërt. Ja se çka ofrojnë shkencëtarët si mënyrë për ta kontrolluar urinë: llogariteni dëshirën për ushqim nga 0 deri në 4: 0 = nuk jam i uritur 1 = uri e lehtë 2 ose 3= uri mesatare 4 = jeni shumë të uritur Sipas shoqatës dietetike amerikane, ju duhet të hani atëherë kur të arrini në vlerën 2 ose 3. Vera e bardhë dhe njollat në dhëmbëNjë studim i ri tregon se jo vetëm vera e zezë mund të sjellë paraqitjen e njollave në dhëmbë. Në fakt, edhe vera e bardhë mund të krijojë kushte të tilla në hapësirën e gojës, të cilat iu mundësojnë substancave kimike nga pijet e tjera, siç janë kafeja dhe çaji, të shkaktojnë njolla në dhëmbë. Ekspertët pohojnë se mënyra më e mirë për të penguar paraqitjen e njollave nga vera, është përdorimi i pastës për dhëmbë, e cila përmban agjentë për zbardhjen e dhëmbëve.Gjermanët pinë gjithnjë e më pak birraTrendi i zvogëlimit të sasisë së birrës që konsumohet në Gjermani, ka vazhduar edhe në tremujorin e parë të këtij viti. “Në tremujorin e parë të këtij viti në Gjermani është pirë sasia më e vogël e birrave që nga koha që po i mbajmë statistikat”, njofton departamenti shtetëror i statistikave në Wiesbaden. Kështu, që nga fillimi i janarit deri në fund të marsit janë pirë 20.7 milionë hektolitra birrë, që është 6.8% më pak sesa sasia e birrës e cila është pirë vitin e kaluar në këtë periudhë kohore. Konsumimi i birrës në Gjermani është vazhdimisht në rënie. Derisa në vitin 1976 një gjerman ka pirrë mesatarisht 150 litra birra në vit, në vitin 2008 kjo sasi ishte vetëm 110 litra.Kurrë nuk është vonë ta lini alkoolinNjë hulumtim i realizuar së fundmi nga Universiteti i Southamptonit tregon se kurrë nuk është vonë për të hequr dorë nga alkooli, madje edhe nëse personi vuan nga cirroza e mëlçisë e shkaktuar nga konsumimi i tepërt i alkoolit. Shkencëtarët kanë analizuar të dhënat e disa pacientëve të cilët janë mjekuar nga periudha 1995-2000. Rezultatet kanë treguar se pacientët të cilët kishin ndërprerë pirjen e alkoolit, një muaj pas vënies së diagnozës, në përqindje shumë më të madhe kishin qenë në gjendje t’i mbijetojnë kësaj sëmundjeje vdekjeprurëse të mëlçisë, në raport me pacientët të cilët e kishin vazhduar pijen. Nga këto të dhëna, autorët e studimit rekomandojnë se është shumë me rëndësi që të nxiten alkoolistët për ndërprerjen e konsumimit të alkoolit, me qëllim që të zvogëlohet numri i të vdekurve të shkaktuar nga cirroza e mëlçisë. Jogurti heq erën e keqe të gojësJogurti ndihmon rimbushjen e zorrëve me baktere të mira dhe njëkohësisht ndihmon të keni gojë më të shëndetshme. Mjekët shpesh rekomandojnë konsumimin e jogurtit për të larguar bakteret e dëmshme, dhe në rastin e erës së keqe të gojës edhe baktereve që shkaktojnë kutërbim.Përveç jogurtit, në eliminimin e erës së keqe ndihmon edhe ngrënia e majdanozit në mes të ushqimeve, që freskon aromën tuaj. Majdanozi ka efekt antibakterial dhe antifungal (kundër kërpudhave).Konsumimi i sasive të mëdha të lëngjeve, veçanërisht ujit, po ashtu preferohet në rastet e aromës së pakëndshme të gojës.  Gjysma e njerezve nuk di pozicionin e zemresGjysma e personave nuk e njeh pozicionin e sakte ne trupin e njeriut te zemres dhe mushkerive. Keto jane rezultatet qe dolen pas nje pyetesori te bere ndaj 722 personave te publikuara ne revisten BMC Family Practise ne Londer.Ky eshte nje sondazh qe eshte kryer edhe 40 vjet me pare dhe pavaresisht se menyra per te marre informacione sot eshte shume me e madhe, injoranca per trupin njerezor vazhdon te jete e larte.Me ane te fotografive, te anketuarve ju kerkua qe te caktonin saktesisht organet ne trup. Vetem gjysma e pergjigjeve ishte e sakte.  Venezuela heq nga tregu Cola ZeroQeveria venezueliane e presidentit Hugo Chavez, ka urdheruar kompanine Coca-Cola qe te terheqe pijen Coke Zero nga tregu amerikano-jugor, per shkak te demeve qe shkakton ne trupin e njeriut. Ministri i Shendetesise,Jesus Mantilla shpjegoi se Coke Zero, me zero kalori nuk do te shitet me ne treg."Produkti do te terhiqet nga qarkullimi per te ruajtur shendetin e venezuelianeve", u shpreh Mantilla.Pavaresisht politikave antikapitaliste te Chavez dhe retorikes kunder konsumizmit, Venezuela mbetet nje prej kulturave me te amerikanizuara, me shume fast-food te stilit amerikan, qendra tregtare dhe bejsbollin, si nje prej sporteve me popullore. Lakuriqi i nates, imazhe ne internet nga WWFLakuriqi i nates, nje nga kafshet me te panjohura per njerezit, tashme mund te shihet nga te gjithe kureshtaret e botes se eger fale pamjeve te publikuara ne internet. Organizata me e madhe per mbrojtjen e kafsheve ne planet, WWF, ka publikuar imazhet e filmuara ne Teramo te Italise fale teknologjise “Betcam”. Per 5 vjet rresht studiuesit kane analizuar sjelljen e lakuriqeve te nates duke ndjekur jeten e 13 specieve te ndryshme dhe duke hedhur poshte edhe disa te dhena qe diheshin deri tani per shpendin misterioz. Ata zbuluan se lakuriqet e nates nuk jane kafshe te padobishme sepse cdo ekzemplar ha gjate dites mijera insekte, ndoshta edhe te rrezikshme per njeriun.     Kine, kompjuterat me filtra censurimiQeveria kineze ka njoftuar gjithe furnizuesit me kompjutera te destinuar per tregun kinez qe t’i pajisin aparatet me nje filter te posacem qe nuk lejon hapjen e faqeve te ndaluara ne Kine. Ky urdher ka ngjallur reagimin negativ te prodhuesve, te cilet mendojne se instalimi i ketij filtri ne kompjutera mund te shkaktoje bllokime ne sistem duke e ekspozuar me shume ndaj sulmeve. Prodhuesi amerikan, Hewlett-Packard qe mban peshen me te madhe te tregut kinez, ka deklaruar se po bisedon me qeverine per te gjetur nje zgjidhje ne menyre qe edhe perdoruesit te ngelen te kenaqur nga keto produkte. Fale ketij ligji, qeveria kineze do fitoje me shume fuqi fale censures virtuale ne cdo cep te vendit. “Qellimi i kesaj inisiative eshte mbrojtja e te rinjve nga faqet e rrezikshme te internetit”, shprehet nje zedhenes i qeverise se Pekinit. Nderkohe, krijuesi i filtrit “Jinhui Computer System Engineering Co” e ka pagezuar shpikjen e tij me nofken “Green Dam-Youth Escort”.   Ministrja i harron dokumentet sekrete në televizion!Kryeministri kanadez Stephen Harper ka refuzuar dorëheqjen e ministres së burimeve natyrore, Lisa Raitt, pasi që ajo harroi një folder me dokumente konfidenciale për aktivitete nukleare, në një studio televizive. Dokumentet u kanë në studiot e CTV, pas një vizite të Raitt dhe të një tjetër zyrtari. CTV tha se se i mbajti dokumentet për 6 ditë për të parë nëse ndokush do të vinte për t’i marrë, por askush nuk e bëri këtë. “Kjo është një çështje serioze. Nuk janë ndjekur procedura të qarta në këtë rast. Janë ndërmarrë masa korrektuese”, ka thënë Raiit në Parlament gjatë nëj interpelancë. “Unë i ofrova dorëheqjen kryeministrit, nëse për këtë kishte nevojë, por ai nuk e pranoi. Personi përgjegjës për shpërndarjen e dokumenteve e ofroi dorëheqjen, dhe unë e pranova”, tha ajo. Zyrtarë qeveritarë nuk treguar se për kë bëhej fjalë. Opozita tha se incidenti tregon pazotësinë e qeverisë, e cila edhe ashtu është nën kritika të ashpra për shkak të krizës financiare. CTV tha se dokumentet tregonin në detaje shpenzimet në reaktorin Chalk River në lindje të Ontarios, që prodhon 1/3 e izotopeve. Konzervatorët erdhën në pushtet vitin e kaluar dhe e kanë shumicën e ngushtë. Liberalët në opozitë do të vendosin javën që vjen nëse do të nisin mocion kundër qeverisë.   KIM KARDASHIAN, NËN PRESION QË TË MARTOHET Kim Kardashian është shprehur se nuk është në nguti që të martohet me të dashurin e saj, Rexhi Bush.   Mirëpo, bukuroshja amerikane, e cila është në romancë me Bushin që nga viti 2007, e ka pranuar se ndjehet nën presion që të martohet së shpejti. “Shumë njerëz nguten që të martohen dhe është tërë ai presion, sepse ata e shohin se ne kemi qenë së bashku një kohë të gjatë”, i ka thënë ajo revistës “People”. “Por, ne do të nisemi atje. Kur të jemi të gatshëm, ne do ta dimë. Mendoj se kjo nuk është në të ardhmen tonë. Ne jemi së bashku dy vjet, por ne nuk do të ngutemi dhe mendoj se kjo lidhje do të zgjasë për shkak të kësaj. Ne thjesht jemi në romancë të lumtur dhe nuk ngutemi për asgjë”, ka shtuar ajo.    Gratë kanë imunitet më të fortë? Shkencëtarët kanadez bëjnë të ditur se hormoni seksual estrogjen, mund t’i japë një shtytje më të madhe sistemit imun të femrave në luftë kundër infeksioneve. Hulumtuesit nga McGill University kanë zbuluar se si estrogjeni me anë të ndikimit në funksionin e gjeneve kyçe, pamundëson veprimin e enzimave të cilat, ndryshe do të bllokonin proceset e lidhura me reagimin e sistemit imune, që është linja e parë e mbrojtjes së organizmit ndaj baktereve dhe viruseve.Rezultatet e fituara, shkencëtarët i shpjegojnë me anë të evolucionit, gratë në këtë aspekt kanë zhvilluar një sistem imun më të fortë, për shkak të rolit të tyre në lindje dhe në rritjen e foshnjave.Të arriturat e reja mundësojnë shfrytëzimin e manipulimeve gjenetike në drejtim të forcimit të sistemit imun. Vitaminat, ushtrimet dhe diabeti Marrja e vitaminave pas aktivitetit fizik mund të zvogëlojë efektin e ushtrimeve trupore, sugjerojnë rezultatet e një studimi gjerman. Edhe pse më herët është rekomanduar marrja e antioksiduesve (vitaminave C dhe E) për mbrojtjen e organizmit nga substancat e dëmshme të cilat lirohen gjatë ushtrimeve fizike, shkencëtarët gjermanë besojnë se radikalet e lira në këtë rast janë të dobishme (sidomos te diabetikët) dhe për këtë arsye largimi i tyre nuk është i preferueshëm. Besohet se vitaminat ndihmojnë në parandalimin e dëmtimit të indeve (proces i cili quhet stres oksidues- i cili lidhet me paraqitjen e kancerit dhe sëmundjeve të zemrës) duke eliminuar radikalet e lira të cilat e shkaktojnë këtë stres oksidues. Mirëpo, shkencëtarët nga Universiteti Jeni kanë treguar se radikalet e lira, në fakt, kanë ndikim pozitiv te të sëmurët nga diabeti, pasi që shtojnë ndjeshmërinë e organizmit në insulinë. Peshku mbron zemrën  Shkencëtarët suedezë kanë vërtetuar se konsumimi i peshkut të yndyrshëm njëherë në javë parandalon sëmundjet e zemrës te meshkujt e moshave të mesme dhe të shtyra. Megjithatë, rezultatet e studimit të publikuar në revistën “European Heart Journal” kanë treguar se konsumimi i më i madh i peshkut të yndyrshëm (do të thotë më shumë se një herë në javë) nuk kishte pasur ndikim më të madh në ruajtjen e shëndetit të zemrës. Sido që të jetë, autorët e studimit rekomandojnë që peshku të konsumohet së paku dy herë në javë, ashtu sikurse rekomandon “American Heart Association”. Çaji i bardhë ndihmon ‘shkrirjen’ e dhjamit Një varg hulumtimesh në qelizat yndyrore të njeriut kanë zbuluar se çaji i bardhë ka potencial të ulë pjesëmarrjen e indit dhjamor në organizëm. Në të vërtetë, shkencëtarët kanë treguar se ekstrakti i çajit të bardhë në mënyrë të dukshme inhibon krijimin e qelizave të reja yndyrore si dhe mobilizon yndyrën në qelizat e pjekura yndyrore.Efekti i dobishëm i çajit i përshkruhet një substance të quajtur epigallocatechin gallate, të cilën çaji i bardhë e përmban më shumë se çaji i gjelbër.Çaji i bardhë, si edhe çaji i zi dhe ai i gjelbër, nxirren nga bima Camellia sinensis, por procesi i prodhimin bëhet në mënyra të ndryshme për të arritur nivele të ndryshme të oksidimit të substancave përbërëse.  FLET I SAPOLINDURINgjarja e çuditshme ka ndodhur në qytetin Norilsk të Rusisë, ku një foshnjë djalë nisi të flasë disa minuta pasi kishte lindur. Sipas lajmit që bëhet i ditur nga faqja “pravda.ru”, thuhet se foshnja fliste fjalë në dijeni të plotë. Gazetari thotë se ishin çuditur jashtë mase kur kishin parë vetë aftësitë përtej të zakonshmes të fëmijës me emrin Stetan. Sapo kishte lindur, fëmija kishte thënë “baba”, e pas disa minutash “nënë”. Kur një ditë më pas, e ëma, Liza, i thotë të birit “do vijë babi”, Stepan tha: Babai? Kush?Psikologja-gjinekologe Marina Papanova që ishte e pranishme gjatë lindjes së Stepanit, deklaroi se e kishte dëgjuar fëmijën të fliste me veshët e saj. “Punoj qyshprej vitit 1986 në këtë maternitet dhe kurrë nuk më ka rastisur një episod i tillë. Fëmijët e sapolindur e kanë shumë të vështirë t’i belbëzojnë këto fjalë”, tha ajo.Papanova vazhdon më tej: "Embrioni është i përshtatshëm të edukohet qysh në bark të nënës. Ai mund ta ndjejë botën nëpërmjet ndjenjave të së ëmës. Nëse me embrionin punohet dhe mundohet t’i jepet një edukim si fëmijë i lindur, fëmija mund të lindë me aftësi të jashtëzakonshme”, tha ajo.  ALKOHOLI, NUK ËSHTË SHKAKTARË PËR TRADHTI!Shfajesimet e meshkujve per tradhtite ndaj te dashurave ne gjendje te dehur, tani nuk kane me efekt. Te thuash se nuk ke qene esell per t’iu pergjigjur pyetjeve dhe perseve te partneres per nje tradhti, nuk eshte me e besueshme.Teoria se alkooli ndikon ne mendjen e mashkullit, duke e shtyre te beje gjera qe nuk do te donte t’i bente, eshte kundershtuar nga nje grup shkencetaresh te Leicester University. Meshkujt shpesh shfajesohen se kur jane te duhur flirtojne edhe me femra qe nuk perputhen me shijet e tyre, por qe duke qene ne kete gjendje u duken te bukura.Ekspertet britanike studiuan nje grup prej 240 vullnetaresh nga 18-70 vjec brenda nje pub-i dhe treguan se meshkujt, ndryshe nga femrat jane ne gjendje te shprehin nje mendim edhe pse te dehur. Keshtu, shfajesimi se alkooli i ben te gjitha femrat terheqese, nuk ekziston.Studiuesit britanike arriten ne perfundimin se meshkujt ishin me te kthjellet se femrat.  VAJZA KA FITUAR PREZERVATIV NGA MCDONALD'S HAPPY MEALPolicia zvicerane është duke e hetuar rastin në të cilin një vajzë shtatëmbëdhjetë vjeçare në njërin nga restorantet e McDonald’s, bashkë me shujtën Happy Meal ka marrë edhe një prezervativ.Policia nga qyteti i Fribourg ka lajmëruar se gjatë ditës i është lajmëruar një nënë, e cila ka deklaruar se vajza e saj, në mesin e patateve të fërkuara, ka gjetur edhe një prezervativ në restorantin e McDonald’s. Hetimet janë në proces. Ndërsa, policia e qytetit po mundohet të hetojë se si ky prezervativ është gjetur në ushqim, ndërsa në proces janë edhe analizat të cilat po bëhen, për të vërtetuar nëse ky prezervativ ka paraqitur ndonjë rrezik për shëndetin e vajzës.  MICHELLE OBAMA E KOPJON RIHANNA’NZonja e parë e Amerikës, Michelle Obama, përsëri e ka fascinuar publikun me pamjen  e saj. Në një mbrëmje në New York, Michelle është paraqitur me një fustan të zi të përkryer, mirëpo mbi të gjitha, ajo i ka mahnitur të gjithë me stilin e saj të ri të flokëve, “alla Rihanna”Michelle Obama është ikona e re e stilit, dhe këtë fakt ajo çdo ditë e më shumë po e përforcon. Pavarësisht, se a bëhet fjalë për ndonjë organizatë jo-fitimprurëse, siç ishte ajo e fundit në Washington, në të cilën zonja Obama u paraqit me veshjen e saj ‘casual’, duke i kombinuar kështu, veshjet e lira, me kreacionet e dizajnerëve të njohur në botë. Pamja e saj, në gala mbrëmjen “Time 100” në skenën e njohur njujorkeze Rose Hall, ishte e konsideruar si glamuroze. / tck /foto: tck / 7 Maj 2009(FOTO) CHUCK NORRIS PËR PRESIDENT MAQEDONASPas suksesit në Facebook, në Maqedoni ka filluar një “fushatë intensive” për krijimin e një politikani me karakteristika të superheroit Zgjedhjet presidenciale dhe lokale në Maqedoni kanë përfunduar, dihen emrat e fituesve (ngase humbësit askush nuk i mban në mend), dihet edhe se kush, kujt dhe çka i premtoi, edhe pse është e qartë se, njësoj si hallakama zgjedhore, të gjitha do të harrohen deri në zgjedhjet e ardhshme.Por në aktualitet nuk po humb vetëm Chuck Norris, njeriu që njëkohësisht ishte edhe kandidat presidencial edhe kandidat për kryebashkiak të Shkupit. Nuk është gabim ky, ngase, si qëndrojnë gjërat aktualisht, me punën e aktorit në fjalë do të merren edhe gjatë analistët politik, sociologët dhe, kuptohet, gazetarët që me vëmendje po përcjellin evolucionin e fenomenit: “Chuck Norris dhe Zgjedhjet në Maqedonia”.  GJATËSIA TEK FËMIJET!Matjes së gjatësisë së fëmijës shpesh i jepet rëndësi e pakët.Kjo nuk është e drejtë, megjithëse njohja e gjatësisë së fëmijës ka rëndësi më të kufizuar se njohja e peshës. Gjatësia ndryshon më me vonesë se pesha kur fëmija nuk shkon mirë, por edhe ajo ndryshon kur shkaqe të ndryshme e dëmtojnë fëmijën. Veçanërisht kur fëmijët nuk ushqehen në mënyrë të rregullt, për një kohë të gjatë, si dhe ata që vuajnë nga sëmundje e çrregullime të zgjatura mbesin prapa jo vetëm në peshë, por edhe në gjatësi. Dihet gjithashtu se ka disa gjendje të tjera të veçanta, në të cilat gjatësia mbetet prapa që në fillim të jetës së fëmijës së vogël. Këto gjendje zbulohen nga mjeku.Gjatësia në lindjeGjatësia e foshnjës në lindje është mesatarisht rreth 50 cm. Meshkujt në lindje janë pak më të gjatë se femrat. Pavarësisht nga kjo janë normalë edhe ata fëmijë që lindin mbi 47 cm. Nën këtë limit kemi të bëjmë më fëmijë të parakohshëm në lindje.Rritjet në gjatësi gjatë vitit të parëSa më i vogël është fëmija, aq më e shpejtë është rritja e tij në gjatësi. Mjafton të themi së gjatë gjithë vitit të parë foshnja ka një rritje në gjatësi prej 20-25 cm. Në fund të vitit të parë fëmija arrin 70-75 cm.Shtesat mujorë gjatë vitit të parë. Në lindje 50 cm, 1 muajsh 52 cm, 2 muajsh 54 cm, 3 muajsh 57.5 cm, 4 muajsh 61 cm, 5 muajsh 63 cm, 6 muajsh 65 cm, 7 muajsh 66 cm, 8 muajsh 67.5 cm, 9 muajsh 69 cm, 10 muajsh 70 cm, 11 muajsh 71 cm, 12 muajsh 72 cm. Kjo tabelë i referohet fëmijës që ka lindur më gjatësi 50 cm.Rritjet në gjatësi pas vitit të parëPas vitit të parë rritja e fëmijës në gjatësi vazhdon të jetë mjaft e ndjeshme, megjithëse ajo bëhet më e ngadalshme. Në fund të vitit të dytë fëmija ka një gjatësi që shkon nga 81 deri në 84 cm. Në fund të vitit të tretë gjatësia e fëmijës shkon nga 90 deri në 92 cm. Pas vitit të tretë fëmija zgjatët mesatarisht 5-6 cm në vit. Vetëm gjatë periudhës së zhvillimit gjinor i riu zgjatët mesatarisht 7-8 cm në vit. Në shumicën e të rinjve rritja në gjatësi përfundon nga 17-18 vjetët, pak më shpejt ose pak më vonë. Matja e gjatësisë së fëmijës bëhet menjëherë pas lindjes dhe më pas është mjaftueshëm një herë në muaj.   Ndikimi i ushqimit në karcinomën e veshkave  Shkencëtarët nga Universiteti i Floridës, kanë vërtetuar se konsumimi i mishit të kuq së paku pesë herë në javë, mund të katërfishojë rrezikun e prekjes nga forma më e shpeshtë e kancerit të veshkave.  Të dhënat e mbledhura nga 700 persona të hulumtuar tregojnë se gjasat e prekjes nga karcinoma janë rritur edhe nga konsumimi i shpeshtë i bukës së bardhë dhe patateve, veçanërisht tek fermat.Ndryshe nga to, konsumimi i pemëve dhe perimeve ka ndikim mbrojtës, ka shkruar Journal of the American Dietetic Association. Yndyrat dhe të mbajturit mend  Shkencëtarët kanë treguar se disa lloje të yndyrave ndikojnë pozitivisht në aktivitetin e të mbajturit mend, ndërsa më i suksesshëm në këtë drejtim është treguar acidi oleik, shkruan në revistën "Proceedings of the National Academy of Sciences". Supozohet se ky efekt i yndyrave nxit edhe kujtesën për ushqimet yndyrore, për faktin se yndyrat janë të pranishme në ushqimet më të preferuara të njerëzve. Megjithatë duhet të kihet parasysh se konsumimi i tepërt i tyre shkakton shtimin në peshë, ndërsa mbipesha është faktor rreziku për sëmundjet e zemrës dhe enëve të gjakut. Kafe apo çaj? Dy studime të reja të botuara në revistat amerikane këshillojnë se parandalimi i sulmeve në tru mund të kërkohet edhe në filxhanët me pije të nxehta. Analiza e bërë në 83 mijë gra gjatë 14 viteve, ka zbuluar se dy deri në tre filxhanë kafe në ditë ulin rrezikun e sulmeve për 19%.Efekti mbrojtës i kafes nuk vlen për duhanpirësit, të sëmurët nga diabeti si dhe ata që vuajnë nga presioni i lartë i gjakut ose nga kolesterolit i lartë.Një studim tjetër, ku janë analizuar 9 hulumtime paraprake me 195 000 meshkuj dhe femra, nxjerr përfundimin se konsumimi i së paku tre filxhanëve çaj të zi ose të gjelbër në ditë, ul rrezikun e sulmeve në tru për 21%. Njohja e rreziqeve nga kanceri i gjirit Rekomandimet e deritanishme kanë qenë që gratë e moshuara të bëjnë çdo vit mamografi (incizime rëntgenologjike të gjirit) për të zbuluar kancerin e mundshëm në gji, por tani disa ekspertë thonë se këto gra duhet të kryejnë një lloj tjetër analizë, e cila do të tregonte nëse ato janë në rrezik të lartë për t'u prekur nga kjo sëmundje. Përcaktimi në kohë i rrezikut do t'u jepte grave mundësi për të marrë barna për pakësimin e gjasave të zhvillimit të kancerit në gji. Krahas mamografive të përvitshme, disa mjekë po rekomandojnë që gratë pas periudhës së menopauzës të kryejnë një analizë të re, jo për të parë nëse kanë kancer në gji, por për të përcaktuar gjasat për zhvillim e këtij kanceri në të ardhmen. Shkencëtarët nga qendra kërkimore “Pacific” në Kaliforni thonë se duke shqyrtuar disa karakteristika personale mjekët mund të përcaktojnë se cilat gra mund të jenë në rrezik më të lartë për t'u prekur nga kanceri, por fakti që mjekët nuk u thonë pacienteve në mënyrë rutinë se cilët janë këta faktorë ndoshta shton gjasat e tyre e për t'u prekur nga kjo sëmundje. Për shembull, gratë e moshuara, ato me gjoks të ngjeshur dhe ato që kanë një histori familjare të kancerit të gjirit, që të gjitha këto kanë gjasa më të mëdha për t'u prekur nga kanceri në gji. Por lindja e fëmijëve e pakëson rrezikun e një gruaje për t'u prekur nga kanceri i gjirit. Shkencëtarët thonë se nëse mjekët i mbledhin dhe i peshojnë me kujdes këta faktorë, parashikimi se cilat gra janë me rrezik të lartë për t'u prekur nga kancerit në gji, është i mundshëm. Shkencëtarët thonë se mjekët gjithashtu duhet t'i diskutojnë me pacientet e tyre se çfarë gjasash kanë ose nuk kanë për t'u prekur nga kanceri në gji, sepse në këtë mënyrë ato gra që janë në rrezik të lartë mund të vendosin të marrin masa a të kërkojnë ndihmë. Mundësi të tjera për pakësimin rrezikut të prekjes nga kanceri në gji janë ulja e peshës trupore, pakësimi i pijeve alkoolike dhe marrja e barnave për kontrollin e hormoneve.   Details... By Besnik Emrullahu

MULTIMEDIA Steve Jobs, udhëheqës i nivelit më të lartë botëror Steve Jobs, Drejtori i Përgjithshëm i kompanisë Apple është dëshmuar si njëri ndër drejtorët më të mirë në botë, i cili në një moment të caktuar e ka kthyer kompaninë e tij në vendin të cilin i përket.Nuk duhet harruar se sipas të dhënave të fundit në treg, Apple vlen më shumë edhe se rivali i saj, Microsoft.Jobs posedon gjithçka që duhet për të udhëhequr një kompani të suksesshme: energjinë, respektin e punëtorëve, dhe disa qëndrime të tjera, të cilat sot janë shndërruar në simbole të kësaj kompanie. Njëra nga këto parime, është edhe insistimi i drejtorit që asnjë produkt dhe detaj rreth tij të mos zbulohet, deri sa kjo të ndodh zyrtarisht.Google integron shërbimin Voice në Gmail Google është duke e testuar një funksion të ri në shërbimin e vet të emailit, Gmail. Një pamje e cila është paraqitur në internet, paraqet ndryshimet të cilat i ka bërë Google në sistemin e saj operativ, Google OS.Me ndryshimet e reja, përdoruesit mund ta përdorin shërbimin Google Voice duke klikuar mbi butonin me ikonë të telefonit e cila hap një dritare të re për komunikim me zë. Ikona e re e integruar në Gmail përmban edhe një tabelë me numra, kërkimin për kontakte, bilancin e kredisë, dhe butonin për thirrje telefonike. Mirëpo, funksioni i ri ende nuk është bërë publik për përdoruesit e zakonshëm. Para disa kohe, flitej se Google është duke u krijuar edhe si konkurrent i Skype, pasi që kompania kishte përvetësuar një biznes i cili merrej me VoIP, përkatësisht Global IP Solutions. Së fundmi, Google ka përvetësuar edhe një kompani tjetër të njohur për VoIP, Gizmo5, dhe që të dyja bashkë i ka integruar në ekipin e vet të Google Voice. Bashkë me vjeshtën, do të vijë edhe Google Chrome OS Sistemi operativ i Google-it, Chrome OS, lansimin e të cilit kompania fillimisht e kishte paralajmëruar në muajin korrik 2009, do të debutojë edhe zyrtarisht, në këtë vjeshtë.Ka ende shumë të panjohura për Chrome OS (sistemin operativ të Google), por ne e dimë se do të jetë një sistem operativ i cili do të ofrohet falas, dhe i cili do t’i ketë në shënjestër  netbooks dhe njëkohësisht të jetë projektuar për të punuar në formë të aplikacioneve."Ne jemi duke punuar me përkushtim për ta lansuar këtë sistem operativ, në këtë vjeshtë," tha Pichai Sundar, nënkryetari i menaxhimit të produktit në Google, në Computex. "Kjo është diçka për të cilën ne jemi shumë të ngazëllyer... Ndërkohë, që ne po presim që ky sistem operativ të arrijë tek miliona përdorues, në një ditë," tha ai.Kosova mund të ketë domen shtetëror edhe pa ulëse në OKB! Kosova nuk ka nevojë të jetë anëtare e Organizatës së Kombeve te Bashkuara për t’u pajisur me domain të vetin shtetëror (ccTLD). Domeni ".ks" është i lirë dhe mund t’i ndahet Kosovës.Të gjitha vendet e rajonit kanë kod shtetëror te internetit, ndërkombëtarisht i njohur si domain. Domaini është prapashtesa e faqeve të internetit përmes së cilit identifikohet prejardhja e tyre. Për shembull, Shqipëria e ka domenin .al , Serbia .rs, Maqedonia .mk dhe Mali i Zi .me.Deri më tani kanë qarkulluar fjalë se Kosova nuk mund të ketë domain të vetin shtetëror pa pasur ulëse në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Por këtë e ka hedhur poshtë, menaxheri i shërbimeve në Korporatën Ndërkombëtare të Internetit për përcaktimin e emrave dhe numrave, me seli në Washington, Kim Davies.Vjen OpenOffice.org, versioni 3.2.1 RC2 OpenOffice.org është burimi kryesor i hapur për softuerin Office, më saktësisht për procedim të teksteve në word, tabela, prezantime, grafika, baza të dhënash, si dhe pajisje të tjera. Softueri është në dispozicion në shumë gjuhë dhe punon në pjesën më të madhe të pajisjeve të cilat e përkrahin këtë program.OpenOffice.org është rezultat i punës njëzet vjeçare të inxhinierëve të softuerit. I dizajnuar nga fillimi, si një softuar i vetëm që nga fillimi është karakterizuar nga konsistenca, e cila nuk ishte në programet tjera. Procesi në këtë softuer është plotësisht i hapur rreth zhvillimit të këtij mjeti, që do të thotë se të gjithë ata që kanë interes në përmirësimin e softuerit mund të raportojnë “krimbat”,  të shtojnë karakteristika apo kërkesë të reja si dhe të përmirësojnë pamjen e softuerit. OpenOffice.org është plotësisht i lirë dhe mund të shkarkohen pa asnjë problem.Telefonat e zgjuar po shiten “flakë” Shitjet e telefonave të zgjuar është rritur me 48,7 për qind, përkatësisht në 54.3 milion, ndërsa pjesëmarrja në treg e këtyre telefonave në shitjet totale të telefonave mobil në botë, ka arritur 17,3 për qind nga 13,6 për qind, shifër kjo që ishte gjatë muajve janar-mars, të vitit të kaluar.Pesë prodhuesit kryesor të këtyre telefonave mobile në tregun botëror në tremujorin e parë është ulur nga 73,3 në 70,7 për qind, në tremujorin e parë të 2009 vit, thuhet në raportin e kompanisë "Gartner."Në mesin e pesë prodhuesve kryesor të telefonave mobil në tremujorin e parë ishte edhe kompania kanadeze RIM, e cila bërëi debutimin e saj në këtë listë Research In Motion prodhon vetëm telefona të llojit “smartphone”.Në mesin e dhjetë kompanive më të mëdha në treg, për herë të parë ka hyrë edhe kompania nga Hong Kongu, prodhues i njohur për tregun aziatik, G-Five.  Opera tejkalon me shpejtësi, edhe versionin më të ri të Google Chrome Sipas testeve të Computerëorld, Google Chrome beta (version 5.0.375.29) thuhet se ky shfletues punon më mirë për rreth 17, poasçërisht në JavaScript.Megjithatë, versioni i shfletuesit 10:53 Opera mbetet kampion në shpejtësinë e JavaScript, dhe për 16 për qind më i shpejtë krahasuar me beta versionit më të ri të Google Chrome. Për herë të parë shpejtësia e Operas është dëshmuar në shkurt, kur shefltuesi pati aktivizuar "motorin e ri të kërkimit" të quajtur Carakan.Samsung Omnia Pro B7610 Deri tani, telefoni Samsung Omnia është karakterizuar me ekran të madh multimedial dhe funksione tjera interesante, mirëpo që në modelin e ri, Omnia prezanton funksione të reja për profesionistët të cilët kanë punë me tekste të ndryshme, dhe ju nevojitet një telefon me të cilin mund të shkruajnë më shumë dhe më shpejt.Për Samsung Omnia deri tani ka qenë e rëndësishme që pavarësisht gjërave tjera, dhe sistemit operativ të cilin e përdor, telefoni të jetë në mesin e telefonave më të avancuar të cilët kanë ekran të madh, dhe funksion të ekranit, i cili është i ndjeshëm në prekje.Edhe Omnia Pro B7610, është në mesin e atyre telefonave të cilët i përkasin kryesisht përdoruesve të biznesit, para atyre të cilët dëshirojnë argëtim dhe zbavitje në telefonin e tyre. Përveç tjerash, telefoni përmban një mini-qwerty tastierë dhe ekran të ndjeshëm në prekje.Faqja mashtruese në Facebook tërheq rreth 40.000 viktima Një faqe mashtruese në Facebook që u ofronte një kartë dhuratë në vlerë prej 1.000 dollarë për Ikea, ka tërhequr pothuajse 40.000 viktima gjatë ditës së premte.Ky është shembulli më i fundit i një trendi të ri dhe të dëmshëm në rrjetet sociale, ku mashtruesit që zakonisht janë tregtar online që kërkojnë të fitojnë përmes gjenerimit të trafikut të webit, kanë pushtuar Facebook-un me këto faqe të kartelave false dhuratë gjatë muajve të fundit. Në fund të marsit, një kartelë e ngjashme Ikea në vlerë prej 1.000 dolarë mashtroi më shumë se 70.000 viktima, dhe gjithashtu në javën që shkoi një faqe tjetër mashtruese në Facebook ofronte një certifikatë dhuratë në vlerë prej 500 dollarë për "Whole Foods", mashtroi përdorues tjerë të shumtë.Kina zemërohet ndaj vendimit të Google Qeveria kineze ka reaguar me zemërim ndaj asaj që quan shkelje të kryera nga gjigandi amerikan i internetit Google ndaj një premtimi të shkruar se do të respektonte ligjet e Kinës.Këto ligje kërkojnë që rezultatet që dalin nga kërkimet në faqen e internetit Google, të kalojnë përmes filtrave. Indinjatata e Kinës erdhi pas vendimit të kompanisë Google për t'i dërguar të gjitha kërkimet që bëhen nga përdoruesit në Kinë, tek faqja e pacensuruar e internetit në Hong Kong. Një zyrtar i lartë kinez, tha se vendimi i Google për të injoruar premtimin e dhënë ishte totalisht i gabuar. Televizioni shtetëror kinez citoi zyrtarin të thoshte gjithashtu se akuzat ndaj Kinës lidhur me sulme ndaj faqeve të saj në të kaluarën ishin të paarsyeshme. Por një korrespondent i BBC-së në Pekin thotë se megjithëqë që kërkimet do të adresohen tek një faqe në Hong Kong, kërkimet për çështje të ndjeshme në Kinë, do të marrin përgjigjen "faqe e pavlefshme".  Sa para vlen Facebook? (info-grafikë) Derisa Mark Zuckerberg përgatitet për tu ngjitur në skenë për një fjalim në konferencën e zhvilluesve të Facebook, pyetja që duhet të jetë në mendjet e të gjithëve - duke përfshirë edhe Mark Zuckerberg – është, se sa me vlerë kjo gjë që quhet Facebook.Me këtë gjë në mendje, le të marrin një vështrim në këtë info-grafikë të prodhuar nga Gigom dhjetorin e kaluar, duke detajuar rritjet dhe rritjet e vazhdueshme të këtij biznesi, të cilat janë deklaruar në letër.Karakteristikat e reja në Google Docs Me afrimin e publikimit të softuerit më të madh në botë për punë në zyre, Microsoft Office 2010 Suite, kompania Google është duke u përpjekur për të tërhequr vëmendjen e përdoruesve të saj duke vendosur tiparet e produktit të ri të Microsoft në kuadër shërbimit të saj të njohur online, Google Docs.Standardet e reja në llogarinë tuaj në Google, përkatësisht në Google Docs, aplikacione këto online dhe pa pagesë sigurojnë një bazë të re për të rritur produktivitetin tuaj për të krijuar dokumente, tabela, prezantime dhe forma, si dhe një drejtori për magazinimin online të fotografive. Më parë gjatë këtij viti, Google ka ndryshuar për herë të parë edhe funksionalitetin e Google Docs, në mënyrë që të lejojë ngarkimin e çdo lloji të dosjeve.Apple prodhon syze 3D Kompania Apple së shpejti do të hyjë në botën e 3D’së, prej momentit kur kjo kompani ka regjistruar patentën e saj për vegla elektronike, me të cilat do të mundësojë një shikim më ndryshe të filmave. Më saktësisht, bëhet fjalë për syzet tri-dimensionale të cilat do të montohen në kokë, dhe të njëjtat do të kenë portin i cili lidhet me pajisjet si iPhone dhe iPod, edhe ato pronë e kompanisë amerikane Apple.Disa elemente speciale do të vendosen në këtë pajisje të zgjuar, e cila është emërtuar iSpecs, dhe do të prodhojnë fotografi për ekranin, i cili do të bëjë të mundur që të njëjtat të vrojtohen në thellësi. Syzet do të ndajnë fotografinë në dy pjesë, në dy korniza të veçanta dhe me këtë do të krijojnë efektin 3D. Me këto syze do të mund të shikohen filmat e njohur të prodhuar në këtë teknologji, si p.sh: Avatar, dhe Alice in Wonderland.Faqja mashtruese në Facebook tërheq rreth 40.000 viktima Një faqe mashtruese në Facebook që u ofronte një kartë dhuratë në vlerë prej 1.000 dollarë për Ikea, ka tërhequr pothuajse 40.000 viktima gjatë ditës së premte.Ky është shembulli më i fundit i një trendi të ri dhe të dëmshëm në rrjetet sociale, ku mashtruesit që zakonisht janë tregtar online që kërkojnë të fitojnë përmes gjenerimit të trafikut të webit, kanë pushtuar Facebook-un me këto faqe të kartelave false dhuratë gjatë muajve të fundit. Në fund të marsit, një kartelë e ngjashme Ikea në vlerë prej 1.000 dolarë mashtroi më shumë se 70.000 viktima, dhe gjithashtu në javën që shkoi një faqe tjetër mashtruese në Facebook ofronte një certifikatë dhuratë në vlerë prej 500 dollarë për "Whole Foods", mashtroi përdorues tjerë të shumtë.Mashtrimi i ditës së premte ka kapur më shumë se 37.000 përdorues, duke u ofruar atyre një certifikatë dhuratë në vlerë prej 1.000 dollarë në shkëmbim për promovimin e Ikea-së tek miqtë e tyre. Në atë kohë, faqja ishte duke fituar adhurues të rinj me një shkallë prej 5.000 në orë. Sipas faqes, promovimi i ofruar vlen vetëm për një ditë.Kina zemërohet ndaj vendimit të Google Qeveria kineze ka reaguar me zemërim ndaj asaj që quan shkelje të kryera nga gjigandi amerikan i internetit Google ndaj një premtimi të shkruar se do të respektonte ligjet e Kinës.Këto ligje kërkojnë që rezultatet që dalin nga kërkimet në faqen e internetit Google, të kalojnë përmes filtrave. Indinjatata e Kinës erdhi pas vendimit të kompanisë Google për t'i dërguar të gjitha kërkimet që bëhen nga përdoruesit në Kinë, tek faqja e pacensuruar e internetit në Hong Kong. Një zyrtar i lartë kinez, tha se vendimi i Google për të injoruar premtimin e dhënë ishte totalisht i gabuar. Televizioni shtetëror kinez citoi zyrtarin të thoshte gjithashtu se akuzat ndaj Kinës lidhur me sulme ndaj faqeve të saj në të kaluarën ishin të paarsyeshme.  Lexoni librat e Amazon, edhe në iPad Aplikacioni do të lejojë të gjithë përdoruesve në ueb për të blerë dhe shkarkuar përmbajtje digjitale nga libraria Kindle, të cilën kompania Amazon e ka formuar me të njëjtin emër për lexuesit e tyre të librave, në nëntor të vitit 2007.Libraria dixhital aktualisht ka më shumë se 450.000 tituj.Kindle është tashmë në dispozicion në pajisjet si iPhone dhe iPod Touch, duke u lejuar përdoruesve të tyre të lexojnë e-libra.Kjo do të thotë se konsumatorët e iPad, kompjuterit që përmban karakteristika të lexuesve multimedial në kompjuter tablet, të cilët mund të zgjedhin sisteme të shumta për të lexuar e-libra.Apple ka promovuar edhe aplikacionin iBooks, që ofron qasje të re dixhitale në librarinë iBookstore.Kina zemërohet ndaj vendimit të Google Qeveria kineze ka reaguar me zemërim ndaj asaj që quan shkelje të kryera nga gjigandi amerikan i internetit Google ndaj një premtimi të shkruar se do të respektonte ligjet e Kinës.Këto ligje kërkojnë që rezultatet që dalin nga kërkimet në faqen e internetit Google, të kalojnë përmes filtrave. Indinjatata e Kinës erdhi pas vendimit të kompanisë Google për t'i dërguar të gjitha kërkimet që bëhen nga përdoruesit në Kinë, tek faqja e pacensuruar e internetit në Hong Kong. Një zyrtar i lartë kinez, tha se vendimi i Google për të injoruar premtimin e dhënë ishte totalisht i gabuar. Televizioni shtetëror kinez citoi zyrtarin të thoshte gjithashtu se akuzat ndaj Kinës lidhur me sulme ndaj faqeve të saj në të kaluarën ishin të paarsyeshme.  Dell e lehtëson punën në smartphone, me modelin Aero Kompania Dell ka paralajmëruar se do të lansojë në treg një smartphone, i cili do të jetë i bazuar në sistemin operativ Android, ndërsa do të njihet me emrin Aero.Aero fillimisht do të paraqitet në tregun e Amerikës, ndërsa ky telefon paraqet një version të modifikuar të pajisjes Mini 3, e cila gjithashtu është e bazuar në Android OS. Kjo pajisje do të përmbajë ekran prej 3.5 inç, mbështetje për pozicionim global (GPS), 3G, Bluetooth dhe WiFi.Kamera e Aero’s është  pesë mega-piksel, ndërsa aty janë edhe Picasa, Flickr, Facebook, YouTube, dhe opsionin për Twittpic. Dell Aero promovohet si njëri ndër smartphonët më të lehtë për punë, ndërsa gjithashtu është paralajmëruar edhe lansimi i tyre në tregun e Evropës, deri në fund të vitit.Facebook mund të vendos një "buton paniku" në faqe Drejtuesit e rrjetit social, Facebook nuk kishin ndonjë "vërejtje" për instalimin e një “butoni paniku" në faqen e tyre, për të lejuar përdoruesit të raportojnë ndonjë të dyshuar për pedofili, thotë Home Office në SHBA.Zyrtarët nga rrjeti social të enjten janë takuar me Sekretarin e Brendshëm, Alan Johnson për të diskutuar rreth kësaj çështje.Akuza e bërë ndaj Peter Chapman për vrasjen e 17-vjeçarit, Ashleigh Hall, ka çuar në thirrje të përsëritura për një buton "paniku" brenda Facebook.Kundërvajtësi është dënuar pasi që ka përdorur një identitet të rremë në Facebook, për të joshur atë para se të bënte përdhunimin dhe vrasjen e saj.Pronarët e Porsche mund të blejnë edhe telefonin mobil, me këtë emër Nëse kompania Porsche nuk është simbol i mjaftueshëm për status, tani mund të plotësoni nevojën tuaj me telefonin mobil të markës së njëjtë, të cilin natyrisht mund ta blejnë vetëm pronarët e automjetit të famshëm sportiv."Porsche Design", një degë e prodhuesit të famshëm gjerman të automjeteve, ka filluar me shitjen e telefonit të quajtur BlackP'9522, ndërsa i njëjti për herë të parë është prezantuar në tregun e Singaporit, ndërsa këtë telefon atje mund ta blejnë vetëm 1.600 pronarët e Porsche.Telefoni, të cilin për "Porsche" e prodhon kompania Sagem Wireless, përbëhet nga alumini dhe xhami mat i zi nga mineralet.Telefoni shitet për 2280 dollarë në Singapor (1.636 në SHBA), apo tre herë më shtrenjtë se një iPhone apo pajisje të zgjuar Blackberry, ka raportuar Reuters.Sony shpalos një aparat të ri hibrid Thjerrëzat që mund të ndërrohen nuk janë më diçka vetëm për profesionist. Aparati i ri hibrid nga Sony do të shpalos fleksibilitetin e ndërrimit të thjerrave në një faktor forme kompakte.Jeni tipa që dëshironi të keni thjerra të shumta për aparatin tuaj favorit të fotografimit, por nuk dëshironi që të bartni një DSLR të madh për të fotografuar? Sony siç duket ka ndier këtë dhimbje dhe në hapjen e panairit PMA 2010, kjo kompani ka shfaqur një koncept kompakt aparati të cilit mund t’i ndërrohen thjerrat.Sikurse formati në rritje “Micro Four Thirds” pionierët e së cilit janë Olympus dhe Panasonic, aparatet do të përdorin sensor të rangut të lartë DSLR (Sony thekson se koncepti përdor një sensor APS-C, që është më i madh sesa ata që përdoren nga kamerat Micro Four Third), por do ti largohen faktorit të formës së DLSR-ve, duke qenë më të vegjël në madhësi.Koncepti i Sony-it, që përmban të njëjtën logo Alfa sikurse linja e saj DSLR, paraqitet paksa më i trashë sesa një Cyber-Shot kompakt, por shumë më i vogël sesa një DSLR i vërtetë.Facebook e tejkalon edhe Google, për vizita në internet Rrjeti më i madh social në botë, faqja Facebook javën e kaluar ishte vendi më i vizituar online, në Amerikë. Faqja kishte më shumë vizitorë edhe se gjiganti botëror në internet, makina e kërkimit Google.Shërbimi për matjen e trafikut në Internet - Hitwise, vë në dukje se Facebook javën e dytë të muajit mars kishte 7:07 për qind e trafikut të internetit gjithsej, ndërsa Google ishte e dyta me 7,03 për qind.Kjo nuk është hera e parë që rrjeti social "mposhti" makinën e kërkimit në internet. Facebook gjithashtu kishte më shumë vizitorë se Google, dhe për prag të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri. Brenda vitit, iPad do të bëhet me 50 konkurrent Do të ishte naive të thuhet se prodhuesit e tjerë ishin në pritje, derisa kompania Apple po e dizajnonte produktin e saj të shumë përfolur, tabletin iPad.Shumë shpejtë, pritet që këtij segmenti të tregut të pajisjeve teknologjike ti shtohen rreth 50 modele të ndryshme të kompjuterëve tablet, nga prodhues dhe rival të ndryshëm nga mbarë bota, thuhet sipas kompanisë e cila bën prodhimin e mikro-procesorëve, ARM.Për të prezantuar gjithë invazionin e kompjuterëve tablet, kompania ARM thuhet se ka zënë shumë vend në panairin e teknologjisë në Taipei. “Kompjuterët e parë tablet do të paraqiten në treg, në kuartalin e parë të këtij viti” thotë drejtori i ARM, Roy Chen. BlackBerry nxjerr në treg një model rrëshqitës? Thuhet se kompania Research In Motion, e cila është prodhuese e telefonit të zgjuar, BlackBerry, do ta prodhojë edhe modelin më të ri të këtij telefoni i cili do të jetë më ndryshe se ato që aktualisht janë në treg. BlackBerry tani do të vijë në versionin, Slider (rrëshqitës).Për këtë model tashmë kanë dal edhe disa pamje në internet. Pamjet e fundit të postuara në BB Leaks, e dëshmojnë edhe njëherë se kompania RIM do të dal me modelin e telefonit rrëshqitës. Përkundër faktit se ata që kanë nxjerr fotografinë e telefonit në internet, e cilësojnë këtë model si një model i cili do të jetë pasardhës i BlackBerry Storm 3, nga ajo që shohim ne, mund të thuhet se ky telefon do të jetë më shumë një pasardhës i BlackBerry Bold, me tastierë QWERTY dhe me ekran më të madh. Sony shpalos një aparat të ri hibrid Thjerrëzat që mund të ndërrohen nuk janë më diçka vetëm për profesionist. Aparati i ri hibrid nga Sony do të shpalos fleksibilitetin e ndërrimit të thjerrave në një faktor forme kompakte.Jeni tipa që dëshironi të keni thjerra të shumta për aparatin tuaj favorit të fotografimit, por nuk dëshironi që të bartni një DSLR të madh për të fotografuar? Sony siç duket ka ndier këtë dhimbje dhe në hapjen e panairit PMA 2010, kjo kompani ka shfaqur një koncept kompakt aparati të cilit mund t’i ndërrohen thjerrat.Sikurse formati në rritje “Micro Four Thirds” pionierët e së cilit janë Olympus dhe Panasonic, aparatet do të përdorin sensor të rangut të lartë DSLR (Sony thekson se koncepti përdor një sensor APS-C, që është më i madh sesa ata që përdoren nga kamerat Micro Four Third), por do ti largohen faktorit të formës së DLSR-ve, duke qenë më të vegjël në madhësi.A mund të jetë Facebook’u privat? Ndiqni këto këshilla Ruajtja e privatësisë në një rrjet social mund të duket si një situatë ku ju jeni i palagur në një ambient të hapur gjersa bie shi.Faqe si Facebook janë gjithashtu duke zhvilluar porte të mëdha për mbajtjen e kontakteve me familjarë të largët dhe shokë. Kuptoni termat e shërbimit: Termat e reja të shërbimit nga Facebook (të shpalosura nga një PR Flap i mëhershëm gjatë këtij viti dhe të aprovuara nga votat e përdoruesve) thonë se “ju jeni në pronësi të të gjithë përmbajtjes dhe informacioneve në postin tuaj në Facebook.” Marrëveshja e plotë gjendet këtu find.pcworld.com/62867, kurse një deklaratë e re jodetyruese mbi principet gjendet këtu find.pcworld.com/62868Hidhni aplikacionet që fusin hundët në të dhëna: Të shumtë janë avokatët e privatësisë që vëzhgojnë aplikacionet e Facebook-ut. Kompania kërkon që krijuesit e aplikacioneve t’u përshtaten rregullave të caktuara (për shembull, aplikacionet nuk mund të ruajnë të dhënat tuaja për më shumë se 24 orë), por nuk monitoron krijimin e aplikacioneve. Nëse jeni bërë merak mbi privatësinë tuaj, ju mund t’i rezistoni nevojës për të instaluar aplikacionin “Discover your Hippy (sic) name”. Për të shikuar aplikacionet që keni autorizuar, shkoni tek Settings-Application Settings. Pastaj zgjidhni Authorized nga menyja rënëse “Show”. Limitoni aplikacionet e shokëve tuaj: Nëse shokët tuaj instalojnë aplikacione, programi si zakonisht do të jetë në gjendje të shohë çdo gjë që ndani me shokun tuaj. Për të limituar të dhënat e mundshme, shkoni tek Settings-Privacy Settings dhe klikoni Aplications link. Klikoni në ndarjen Settings në pjesën e sipërme, dhe deselektoni çdo kuti të selektuar në faqen e informacioneve, të cilat ju nuk dëshironi t’i ndani (këto të dhëna kanë ndikim vetëm tek aplikacionet që kanë instaluar shokët tuaj).Kontrolloni atë që mund të shohin disa persona të caktuar: Një veçori pak e njohur ju lejon të krijoni lista të shokëve dhe të limitoni ndarjen e të dhënave për lista të caktuara. Për shembull, ju mund të vendosni të gjitha njohuritë biznesore në një listë dhe të kufizoni shikimin e fotografive. Një listë tjetër, që konsiston nga shokët tuaj më të ngushtë, mund ta ketë të lejuar çdo gjë. Për të krijuar një listë, shkoni tek Friends link dhe nën “Lists” në anën e majtë, klikoni Create. Për të limituur ndarjen me lista të caktuara, shkoni tek Settings-Privacy Settings dhe klikoni Profile. Hapni një gjë nga profili në mënynë rënëse dhe zgjidhni Costumize. Zgjidhni Some Friends te pop-up që del dhe pastaj fusni emrat e shokëve tuaj në listën që dëshironi të zgjidhni. Rishikoni profilin: Një vegël shumë ndihmëse e cila shfaq atë që po ndani me të tjerët është vegla rishikuese e profileve në Facebook. Shkoni tek Settings-Privacy Settings, pastaj Profile dhe shtypni emrin e një shoku në kutinë e sipërme. Ju do të shihni profilin tuaj ashtu siç do ta shohë shoku juaj dhe kështu mund të përshtatni të dhënat e privatësisë sipas dëshirës. / pcworldalbanian.comÇka di interneti për ju? WhatTheInternetKnowsAboutYou është një faqe i cila ju zbulon një pjesë të jetës “private” tuaj në internet. Prej shumë kohësh flitet për informacionet që Google mbledh edhe ruan në data bazën e saj.Këto informacione shfrytëzohen për një reklamë të caktuar. Madje është përfolur që ne na shikojnë në të gjitha lëvizjet që bëjmë në internet. A është kjo gjë e drejtë? A kanë të drejtë të tjerët të shohim se cilat janë faqet që ne vizitojmë?Besoj që shumica prej jush janë me mendimin tim që duhet të ketë një internet privacy edhe jo të gjithë të marrin vesh aty ku lundrojmë, fundja është zgjedhja jonë se cilat faqe hapim apo jo. Për të kuptuar sa e lehtë është të zbulohet “pëlqimi” jonë në internet atëherë shihni faqen WhatTheInternetKnowsAboutYou, një faqe e cila në bazë të cookies të ruajtura në shfletues e të kronologjisë së shfletimit të faqeve na tregon faqet e fundit që janë vizituar.Nëse ne nuk kemi postuar mirë disa opsione të shfletuesit (vetëm pak veta din ta bëjnë) atëherë kjo faqe na nxjerr të gjitha…. Pra ju nëse keni një kompjuter publik edhe aty hyn shumë perona, ju mund të shihni të gjitha faqet e vizituara nga të tjerët… A nuk është kjo një thyerje e të drejtave tona? / romeolab /Lojërat sociale nuk janë vetëm për fëmijë Video lojërat mund të tingëllojnë fëmijërore, por një hulumtim i PopCap në lojërat sociale në SHBA dhe Britani të Madhe, ka gjetur se vetëm 6 përqind e lojtarëve janë më të ri se 21 vjet.Publicisti i lojërave të rastit dhe sociale PopCap ka bërë një hulumtim me mbi 5.000 konsumatorë përmes Information Solutions Group, duke shikuar sesi gejmerët Amerikan dhe Britanik iu qasen lojërave të rastit dhe atyre sociale.Më shumë se 1.200 prej të anketuarve u përgjigjën se luajnë lojëra në faqe të rrjeteve sociale së paku një herë në javë ... por interesant është fakti se këta njerëz nuk janë tinejxherë të “ngjitur” për celularët dhe Facebook-un e tyre: në vend të kësaj, gejmeri “mesatar” social është një 43 vjeçar. HP lanson laptopin e ri G62t Laptopi i paparalajmëruar dhe i papritur G62t tani e tutje është i pranishëm në treg dhe përmban një procesor Intel Core i3 me 2.13 GHz, si CPU standarde.Laptopi 15.6 inçësh ka një ekran LED-Backlit dhe ofron 3GB RAM. Përdoruesit gjithashtu kanë edhe mundësi të zgjedhin tre çipa Core i5, që renditen prej versionit 2.26 GHz deri tek ai 2.53 GHz, si dhe mund të përzgjedhin edhe një Core i7 2.66 GHz.Njësia HDD përfshin njësi me kapacitete prej 160 GB, 250 GB, 320 GB dhe 500 GB, ku që të gjitha ofrojnë shpejtësi rrotullimi prej 7200 rpm. Windows 7 Home Premium është i vetmi sistem operativ që ofrohet për konsumatorë.Një DVD Burner është opsion standard ndërsa njësia Blu-ray është veçori opsionale. Çipseti i integruar grafik Intel është i vetmi opsion.Çmimi për G62t fillon prej 600 dollarë dhe si produkt mund të blihet përmes dyqanit të HP-së dhe nga shitësit e dorës së tretë.Steve Jobs do të publikojë libër me biografinë e tij? Sipas informatave të fundit që vijnë nga New York Times ", drejtori ekzekutiv i kompanisë Apple, Steve Jobs ka vendosur të botojë një biografi zyrtare.Gjegjësisht, merret vesh se shefi i Apple ka rënë në kontakt me Walter Isaacson, ish-redaktorin e Times dhe drejtorin ekzekutiv të kanalit më të madh televiziv në botë CNN, i cili duhet që me miratimin e Steve Jobs të shkruaj biografinë e tij zyrtare. Times thotë se biografia duhet të mbulojë të gjithë pjesët më interesante të jetës së Jobs.Isaacson është duke u përgatitur që së bashku me Jobs të vizitojë vendin ku ai e kaloi fëmijërinë e tij. Isaacson ka botuar biografinë e Albert Einstein dhe ish-presidentit amerikan, Benjamin Franklin.Windows 7 i rrit profitin Microsoft-it Microsoft postoi një 60 përqindësh në profit për tremujorin e dytë të saj fiskal të vitit 2010, që duket të jetë nxitur nga shitja e sistemit operativ Windows 7.Titani softuerik Microsoft mund të goditet nganjëherë keqas, por nuk mund të mohohet se kompania mund të gjenerojnë para të mëdha: Microsoft ka paraqitur rezultatet financiare për tremujorin e dytë të saj fiskal të vitit 2010, duke postuar rekord të të ardhurave prej 19.02 miliard dollarë dhe një fitim neto prej 6.7 miliard dollarë. Kjo shifër përbën një përmirësim prej 60 për qind gjatë tremujorit të njëjtë të vitit të kaluar, kur Microsoft tërhoqi vetëm 4.2 miliardë dollarë. Dhe, sipas kompanisë, një pjesë e mirë e të hyrave shkon falë shitjes së fortë të sistemit operativ të saj Windows 7.Google, në bisedime me shtetin kinez, për censurën e rezultateve Google dhe qeveria kineze kanë hyrë në bisedime për të diskutuar të ardhmen e makinës së kërkimit Google në Kinë, thuhet në raportin e Bloomberg.Kërcënimi i fundit i Google për t'u tërhequr nga tregu i Kinës, po qe se nuk mund të shërbejë rezultatet e kërkimit nga faqet e ndryshme si të pancezuruara, ka bërë lajmin në faqe të ndryshme të botës, , dhe shkaktoi pyetje dhe debat nga SHBA-të, që të ndikohet sadopak në debatin për censurë.Tani, sipas një përgjigje nga Bloomberg të cilën ata e kanë pranuar me email, Google ka mbajtur bisedime me autoritetet kineze dhe do të ketë të tjera  "në ditët e ardhshme." Fakti që Google dhe shteti kinez janë në bisedime nuk na habit. Kina është ende një nga ekonomitë më të mëdha në botë dhe një treg që ende nuk e ka arritur tërë potencialin e saj, sa i përket makinës së kërkimit, Google.Facebook e rrit sigurinë Rrjeti i njohur shoqëror Facebook dhe prodhuesi i softuerit të sigurisë McAfee, njoftuan se ata kanë për të hyrë në një partneritet që do të mundësojë mbrojtjen më të mirë të përdoruesve ndaj kërcënimeve online dhe viruseve të ndryshme.Marrëveshja përcakton se në mesin e 350 milion anëtarëve aktiv që i ka Facebook, vetëm ata që janë nga Franca, SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Australia, Italia, Gjermania, Holanda, Spanja, Kanadaja, Brazili dhe Meksika mund të përdorin falas sigurinë e softuerit McAfee Internet Security, për një periudhë prej gjashtë muajsh.Pritet që në tremujorin e parë të vitit 2010 lista e vendeve të zgjerohet në mënyrë të konsiderueshme, raportojnë mediat elektronike franceze.Paraqiten specifikat rreth Google Netbook Paraqiten specifikat teknike rreth të netbook-ut të përfolur të Google me Sistem Operativ Google Chromedhe siç duket, netbook-u i Google do të jetë një makinë e performancës së lartë.Edhe pse thashethemet janë duke vazhduar rreth Google për të cilën thuhet se është goditur me disa prodhues të harduerit për të krijuar netbook-un e saj, blogerët teknologjik veçse kanë filluar me spekulimin rreth specifikave të netbook-ut në fjalë.Google Netbook, raportohet se do të punojë në sistemin operativ Chrome OS (kuptohet.) dhe do të përmbajë një çipset nga linja Tegra e Nvidia-së dhe do të fuqizohet nga një CPU ARM (për të cilën thuhet se ka performancë më të mirë sesa Intel Atom dhe konsumon më pak energji).Gjithashtu ka thashetheme se netbook-u do të ketë një ekran 10.1 inç TFT HD-Ready të ndjeshëm në prekje, dhe do të arrijë me një SSD 64 GB (jo HDD), 2GB RAM dhe me gjëra tjera shtesë si Wi-Fi, 3G, Bluetooth, port për Ethernet, porte USB, port 3.5 mm për zërim, lexues të kartelave të ndryshme, etj.Netbook-u, i cili pritet të lansohet në mes të sezonit të pushimeve në vitin 2010, raportohet se do të arrijë i pajisur me aplikacione të parainstaluara si Google Maps, Google Docs, Google Calendar dhe Google Search by Voice. /pcworld.al/Teknologjia digjitale 3D Dr John Hagan, oftalmolog në Kansas City, Missouri, dhe kolegu i tij i Akademisë Amerikane të Oftalmologjisë, thanë se disa njerëz që nuk kanë thellësinë normale të perceptimit, nuk mund të shikojnë fare në 3D.Ai tha se njerëzit me probleme të muskujve të syrit, kur të dy sytë nuk janë të drejtuar saktësisht te i nëjti objekt, kanë probleme në procedimin e imazheve 3D.Ekspertët thanë se nuk ka studime për një vlerësim të saktë të mundësisë së dhimbjes së kokës pas shikimit të një filmi në 3D, por Rick Heineman, zëdhënës i kompanisë RealD, që furnizon teatrot e kinemave me pajisjet 3D, tha se dhimbjet e kokës dhe të përzierat ishin arsyeja e parë që teknologjia 3D nuk u zgjerua që në fillim.Kompania, e cila instalon pajisjet 3D në 90 për qind të kinemave amerikane më këtë kapacitetet dhe ka kontrata biznesi me Sony Corp, Panasonic, JVC, Toshiba Corp dhe Direct TV, tha se avancimet e fundit të teknologjisë kanë adresuar shumicën e problemeve tipike të shkaktuara nga filmat 3D.Heineman tha se teknologjia e vjetër 3D përfshinte përdorimin e dy projektorëve, njëri për imazhet e syrit të djathtë e tjetri për ato të të majtit. Duke përdorur syzet 3-dimensionale spektatorët mund të shihnin imazhe të ndryshme në secilin sy.Edhe Microsofti me tablet? A do të godas për nokaut Apple-n, Microsoft-i me paralajmërimin e një tablet kompjuteri të ndjeshëm në prekje?Shefi ekzekutiv i Microsoft, Steve Ballmer në fjalimin e tij në CES 2010, pritet që të paraqes disa detaje vërtetë interesante rreth një Tablet PC-je.Ky lajm ka buruar nga New York Times, ku thuhet se makina në fjalë do të prodhohet nga Hewlett Packard dhe do të ofrohet për konsumatorët në mes të këtij viti.Sipas lajmit të plasuar në gazetë, Ballmer do të deklarojë se tablet-i do të jetë një lexues elektronik dhe një pajisje multimediale e shumanshme. Kjo i ngjanë pak a shumë edhe asaj që Apple do të paraqes brenda një periudhe shumë të shkurtër, përkatësisht tabletin “iSlate”.Motorola lason edhe një ‘smartphone’ Kompania Motorola ka lansuar telefonin e ri të zgjuar, dhe nëse e gjykojmë nga mënyra se si duket, do të jetë një nga ato pajisje të cilën njerëzit do ta duan, ose jo.Karakteristika kryesore e këtij modeli është pikërisht tastiera e saj e plotë me QWERTY, e cila hapet në një formë krejt të pazakontë, njësoj sikur hapja e librit mbrapsht. Pajisja gjithashtu ka të integruar në vete një pako inovative të gjërave të cilat gjithsesi e karakterizojnë një “smartphone”.Një përmbledhje e shkurtër e modelit të ri nga Motorola. Është një telefon i bazuar në Android, me ekran të madhësisë prej 3.1 inç, TFT ndërfaqe prej 320 x 480 pikselave, 5 mega-pikselë kamerë me autofokus, LED ndriçues, 2GB memorie të integruar dhe mbështetje për lidhje EDGE, HSDPA, Wi-Fi dhe aGPS.10 fjalët më të kërkuara në Yahoo për vitin 2009 Motori i kërkimit Yahoo ka publikuar listën e 10 fjalëve më të kërkuara në këtë motor kërkimi gjatë vitit 2009. A e dini ç'kanë kërkuar bota më së shumti? Ja rezultatet ...Ja rezultatet:1. MICHAEL JACKSON2. THE TWILIGHT SAGA3. WWE -World Wrestling Entertainment4. MEGAN FOX5. BRITNEY SPEARS6. NARUTO7. AMERICAN IDOL8. KIM KARDASHIAN9. NASCAR10. RUNESCAPEASUS paralajmëron një super-kompjuter Kompania ASUS planifikon të nxjerrë në një të ardhme shumë të afërt, kompjuterin e parë notebook i cili do të bazohet në harduerin e ATI dhe Intel.Sipas informatave të cilat janë në dispozicion, kompjuteri do të jetë një variant i pajisjes X77 që do të ketë një ekran  me gjatësi prej 17,3 inç në diagonale. Ky model do të karakterizohet me Core mobile i5 me takt të punës prej 2.26GHz dhe Mobility Radeon HD5730 një zgjidhje grafike nga kompania ATI. Përveç këtyre zgjidhjeve në harduer, ky model karakterizohet dhe me 1TB hapësirë të jashtme e cila arrihet përmes dy disqeve, bashkë me 4GB kujtesë sistematike në motherboard, ekran me rezolucion prej 1600x900 pikselë dhe backlighting LED.Do të dorëzohen Microsoft dhe Intel përpara Apple? Vitin që vjen Apple është gati të ‘sulmojë’ me kompjutera të rinj në format tablet, por a do të kundërshtojnë dy kolosët e PC-ve? Kur e dëgjon këtë të vjen në mendje natyrshëm pyetja “ku e kam parë?”. Skenari është pothuajse i njejtë me garimin i cili dhjetëvjeçarin që shkoi i dha jetë mitit të iPhon-it: Pak pas vitit 2000, HP u shfaq me iPAQ-ët e parë, fuqizuar nga procesorë ARM të prodhuar nga Intel dhe bazuar në atëherë-të-riun Windows Mobile.Këto pajisje dhe sisteme kishin të gjithë potencialin për të qënë lider ashtu si sot është iPhone por në njëfarë mënyre, të gjitha dështuan. Në të njejtën mënyrë, prej vitesh kompani si Dell, Asus, HP, Intel dhe Microsoft kanë shkrirë përpjeklet e tyre në pajisje tablet por në fund të vitit 2009, Apple po i bën sërish të gjithë të dridhen me premtimin e një tableti vitin që vjen.E kanë bërë njëherë me iPhone dhe gjasat janë që të ndodhi përsëri – në fakt, megjithë përpjekjet  e viteve të fundit, përfshirë shpikjen e një tregu si netbookët, Intel nuk është ende në gjendje të prodhojë një SOC (System On a Chip) me efiçencën energjetike dhe fleksibilitetin e Texas Instruments apo Qualcomm. Djaloshi therret me thikë për shkak të mosmarrëveshjes rreh Xbox 360 Një djalosh 13 vjeçar është therrur me thikë nga një grua e dehur për shkak se fëmiu nuk pranoi të ndalte lojnë në konzolën e tij XBOX 360.Çdo ditë e më shumë, duket se numri i lëndimeve si pasojë e lojërave kompjuterike po rritet. Rasti i fundit është kur gruaja e dehur therrë me thikë një 13 vjecar në stomak, pasi ai refuzoi të ndalte lojën në XBOB 360.Gruaja 55 vjecare, Isobel Mackenzie, ka një histori jo të mirë për përkujdesje të fëmijëve. Dhjetorin e kaluar, ajo nuk kishte arritur të përkujdeset për fëmiun e saj, të njëjtin që tani ka therrur, pasi gjithmonë dehej. Djaloshi kishte ndërruar pak ngjarjet në këtë të fundit, duke thënë në gjyq, "Ajo më goditi prapa kokës. Unë u ngrita në këmbë dhe e shtyva. Pastaj filluam të përleshemi. Ajo më shtyu në karrikë. Pashë se kishte një thikë. U ngrita për ta shtyrë atë prapa, dhe u therra me thikë." Kjo ndodhi, sic u përmend, pasi ai refuzoi të ndalte XBOX e tij, edhepse gruaja tregoi një gjë tjetër.Ai beson se djaloshi kishte therrur veten për ta futur gruajën në telashe me ligjin, dhe se ajo nuk e kishte sulmuar fëmiun, gjë e cila duket mjaft e dyshimtë. Ajo i shpëtoi burgut, edhe pse rasti i saj është mjaft serioz, dhe tani ajo ka për detyrë t'i shërbejë 300 orë shërbimit të komunitetit.Statuset më të famshme të vitit 2009, në Facebook Rifreskimet e Statusit në Facebook i ndihmon njerëzve të kuptojnë më shumë për miqtë dhe njerëzit rreth tyre - si ata po ndihen, ajo që ata po bëjnë dhe se çfarë ata janë duke menduar.Vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, njerëzit në Facebook shpërndajnë me qindra milionë fjalë çdo ditë, mijëra për sekond për përditësimin e statusin e tyre në këtë rrjet social. Kur kjo merret si një tërësi, këto fjalë të ofrojë një barometër unik lidhur me çështje, ngjarje botërore dhe mendime që janë dhe lidhen me njerëzit.Në traditën për krijimin e listave të fundvitit, stafi i Facebook ka krijuar një listë të cilën ata e quajnë - Memology. "Memology" i referohet studimit të "memes", ose ideve të reja dhe trendeve, që janë përhapur në Facebook. Për listën e këtij viti, të dhënat e Ekipit të Facebook kanë dhënë fjalët dhe frazat më të popullarizuara në rifreskimet e statuseve që i kanë bërë amerikanët për vitin 2009.Twitter përkohësisht në duart e hakerave Faqja sociale e internetit Twitter ka njoftuar se sistemet dhe të dhënat e saj ishin "kompromentuar" të enjten mbrëma, por se më vonë problemi ishte zgjidhur.Tëitter.com kishte ndryshuar kontrollin për pak kohë, por disa aplikacione funksiononin, tha kompania në faqen e saj.Twitter ishte duke hetuar mbi ngjarjen dhe tha se do të sillte më shumë informacione kur ato të vinin.Për afro dy orë të enjten mbrëma sistemi ishte marrë nën kontrollin e një grupi hakersash të vetë-quajtur "Saiber Ushtria Iraniane," sipas raportimeve të agjensive Associated Press, BBC dhe media të tjera.Grupi ka marrë nën kontroll dhe një faqe të opozitës iraniane, njoftojnë raportimet. Facebook, na lut që ta rifreskojmë llogarinë tonë Faqja e famshme, ndryshe e kategorizuar edhe si rrjeti shoqëror më popullor online, Facebook, u ka kërkuar rreth 350 milionë përdoruesve të saj ti personalizojnë të dhënat mbi privatësinë e tyre në këtë faqe. Nëse gjatë këtyre ditëve keni hyrë në këtë faqe, pas një kohe të gjatë, Facebook ju ka vendosur një dritare të veçantë për shqyrtim dhe informim në lidhje me informacionet e rifreskuara rreth politikave të përdorimit të faqes.Këtu, përdoruesit kanë mundësinë për të redaktuar informacionin që duan të ndajnë me vizitorë e tjerë në Facebook. Përdoruesit mund të vendosin se çfarë të dhëna kanë për të publikuar, dhe cilat prej tyre kanë për ti mbajtur krejtësisht private.Ky veprim erdhi pas një letre të hapur që themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg ka dërguar për të gjithë shfrytëzuesit e kësaj faqeje interneti.Microsoft zhvillon aplikacionin ''Photo DNA'' Gjiganti amerikan i informatikës, "Microsoft" ka hedhur në treg një program që është në gjendje të diktojë materialet pedopornografike që qarkullojnë në internet.Softueri më i ri i pagëzuar me emrin “Photo DNA”, arrin të kapë në rrjet “gjurmët gjenetike” dhe pas analizimit të tyre, nëse materiali përputhet me përshkrimet pedopornografike në database-n e tij fshihet menjëherë nga qarkullimi në internet.“Microsoft” njofton se programi tashmë ndodhet në duart e qeverisë amerikane dhe shumë shpejt do të shpërndahet tek të gjithë provider-at më të mëdhenj globalë.Google Caffeine: Si do të ndikojë në renditjen e webfaqeve tuaja? Google Caffeine – nuk bëhet fjalë për ndonjë kafe apo drogë apo ku ta di se ku ju shkon mendja, por kështu e ka marrë emrin “update”(ndryshimi) më i ri që do bëjë google pas pushimeve të fundvitit. Mund të quhet si një “rishikim i madh” që google do i bëj rënditjes së faqeve.Çfarë do të ndryshojë?Sigurisht, google nuk i ka dhënë akoma detajet për google caffeine. Sidoqoftë, disa testime në google, dhe disa deklarata të punëtorve të google, kanë bërë që të mendohet se këto mund të jenë disa nga ndryshimet:Shpejtësia e faqës: Nëse keni faqe të ngadaltë, vështirë se do merrni renditje të mirë në google; Linqet e “thyera”: Nëse keni shumë linqe që nuk punojnë, atëher sigurisht se kjo do ndikojë keq në google, dhe në renditje; “Fqinjët” e këqij: Të shkëmbesh linqe me spammerë ose për spamm, do ketë ndikim tëjet të madh për google caffeine; Renditje e përgjithshme: Siç duket google nuk do marr parasysh më vetëm renditjen në pak fjalë për faqen tuaj, por do shikoj më thellë dhe të hulumtojë më shumë për faqen tuaj, dhe pastaj të vends nëse jeni për të u renditur më mirë apo jo.Siç duket që të renditeni më mirë duhet të keni përmbajtje të mirë, dizajn të thjeshtë, faqe lehtë të navigueshme etj.Faktorët si vjetërsia e faqes, sa vjet ka faqja që ka hapur etj. do luajnë akoma rol të rëndësishëm. Sido që të jetë efektet dhe faktorët e rënditjes nuk është se s’do ndryshojnë.  Details... By Osman Dragusha

ARG?IM - FUNSenatori amerikan shikon pornografi Senatori amerikan nga Florida, Mike Bennett, është xhiruar duke shikuar fotografi të femrave lakuriqe gjatë një seance të Senatit. Bennett u arsyetua se seanca ishte bajat, por kjo nuk do t’i shërbejë si arsyetim i mirë. Senatori është kapur në vepër derisa po vazhdonte diskutimi për ligjin i cili trajtonte abortin. Pasi ishte kapur në vepër, Bennett kërcënoi gazetarin, i cili kishte shkruar rrëfimin.Megjithatë, të gjitha këto gjëra në të vërtetë shkaktuan një skandal të madh për ligjvënësin republikan bën të ditur Daily Mail.Më vonë Bennett shihet duke shikuar një video në YouTube ku shihet një qen. Kur u pyet nga gazetari se çfarë bën, Bennett tha se kishte pranuar një e-mail me një fotografi pornografike.Zëdhënësi i Senatit tha se Bennett kishte menduar se e-maili kishte lidhje me ligjin për të cilin po diskutohej. I pyetur nëse shikon pornografi, Bennett tha se duhet të jesh i çmendur ta bësh këtë, sepse të gjitha shkojnë nëpërmjet sistemit dhe shtoi se një gjë të tillë nuk guxon ta bëjë askush. /Telegrafi/   Hiti ballkanik i boshnjakut kompozohet nga shqiptari Hit-kënga në YouTube e yllit të Kanadasë dhe Amerikës, boshnjakut Ekrem Jevric, “Pos’o, kuca” (Punë, shpi), është kompozuar nga një shqiptar me emrin Xhimi. Kënga e Jevric vetëm për një muaj e gjysmë pati më shumë se dy milionë klikime duke e bërë atë ndër artistët më të klikuar nga rajoni i Ballkanit.Në një intervistë për një televizion të emigrantëve boshnjakë në Amerikë, BosTel, Jevric pranoi se hiti i tij është kompozuar nga shqiptari Xhimi. Jevric u ankua se nuk ka fituar asgjë me hitin e tij deri më tash edhe pse kjo këngë është vërtet fenomen nëpër forumet dhe faqet e internetit në tërë Ballkanin.Jevric tregoi se jeton në Amerikë për më shumë se 22 vjet dhe fakti që gratë në New York punojnë dhe i lënë fëmijët e vegjël në shtëpi, si dhe pasi nuk mund ta gjej asnjërin prej miqve në shtëpi, sepse vazhdimisht janë të zënë në punë, kanë qenë inspirimi kryesor për ta shkruar hitin. /   Postieri martohet me macen e vet Një postier gjerman shokoi familjen dhe miqtë pasi u martua me macen e tij, Cecilia. Uwe Mitzscherlich u martua me macen shtëpiake, sepse siç thotë, dëshiroi ta legalizojë lidhjen para se macja të niset në botën e përtejme, shkruajnë mediat gjermane.Pasi që martesa me kafshë në Gjermani ndalohet me ligj, Uwe pagoi 300 euro një aktore televizive, e cila kreu ceremoninë e martesës dhe lidhi kurorën ndërmjet tyre, derisa binjaku i nuses Eriku ishte i pranishëm si dëshmitar.Çifti edhe solemnisht u vesh për ceremoninë, kështu që Uwe veshi një smoking dhe kaplo cilindër, ndërsa Cecilia e dha “mjaun” e saj si pohim për martesën e veshur me fustan të bardhë.“Cecilia është një kafshë aq e dashur, përkëdhelim njëri-tjetrin dhe gjithmonë fle me mua në shtrat. Zemrat tona rrahin si një e vetme, kjo është e papërsëritshme”, tha postieri nga Possendorfi. /Telegrafi/ Arritën shalqinjtë katrorë  Para njëzet vjetësh një fermer japonez nga ishulli Shikokua u përpoq të rrisë shalqinj katrorë dhe ia arriti qëllimit. Përveç se u bë i famshëm në botë, shalqinjtë e tij u plasuan mirë në treg. Janë praktikë për bartje, ruajte dhe janë krejtësisht natyror. Këta shalqinj, janë praktikë si për transport ashtu edhe për t’i ruajtur në frigorifer, ndërsa kushtojnë deri në dy ose tri herë më shtrenjtë se shalqinjtë normal, më saktë, çmimi i tyre sillet mesatarisht rreth 75 dollarë e më shumë.Edhe pse kanë formë të pazakontë, nuk janë prodhim i inxhinieringut gjenetik. Para një jave, shalqinjtë japonez arriti në Amerikë dhe menjëherë gjetën myshterinjtë. Arabët hapin Institut për interpretimin e ëndrrave Në Arabinë Saudite së shpejti do të hapet një institut për interpretimin dhe parashikimin e ëndrrave, ndërsa të gjithë studentët në fund do të marrin një diplomë dhe mund të punojnë si interpretues zyrtar të ëndrrave. Instituti për interpretimin e ëndrrave do ta ketë statusin e institucionit të arsimit të lartë, ndërsa studentët pas përfundimit të studimeve do të pajisen edhe me një diplomë dhe do të kenë mundësi të vazhdojnë studimet për doktoraturë.Themeluesi i institutit është eksperti i njohur i ëndrrave, Jusuf al-Harti, i cili ka edhe emisionin e vet televiziv. Al-Harti sqaroi se ky profesion ka për qëllim “këshillimin e njerëzve”.Pas publikimit të lajmit në mediat e Arabisë Saudite, ka reaguar edhe Ministria Saudite për Islam, duke thënë se interpretimi i ëndrrave më shumë është dhunti të cilën e posedojnë persona të caktuar dhe nuk mund të studiohet e mësohet.  Martohen vetëm disa orë pasi njihen Ky tregim i pazakonshëm ka mundur të ndodhë vetëm në Las Vegas. Në fakt një britanik ka njohur një amerikane në një bar, të cilës i ka ofruar një pije. Pas kësaj kanë filluar bisedën, kanë pirë, janë dashuruar dhe vetëm pas disa orësh janë martuar. Vetëm tre orë e gjysmë pasi janë njoftuar, Nick Bond është ulur në gjunjë dhe i ka kërkuar martesë Alex Gabrielsonit. Ndërkohë që pas 17 orësh nga njoftimi i tyre, ata janë martuar në një kishëz në Las Vegas.E gjitha kjo tingëllon si një komedi romantike, mirëpo nuk është film, por realitet.Çifti i ri nuk u kanë treguar asgjë prindërve të tyre deri pas momentit që janë martuar, ndërsa Nick Bond pohon se ka pakëz frikë të takohet me vjehrrin duke e ditur se ai ka një koleksion pushkësh.Pas pushimit në Las Vegas, Bond është kthyer në Britani të Madhe, ndërsa gruaja e tij, megjithatë, ka shkuar në shtëpi të vet. Mirëpo, deri më tani Alexa e ka vizituar disa herë burrin e saj dhe është duke menduar që të shpërngulet në Britani.“Kam gruan më të mirë në botë. Unë jam personi më i lumtur”, ka thënë Bond, i cili ka dy fëmijë nga martesa e parë.Çifti thotë se është shumë i lumtur, ndërsa edhe pse janë njohur në një kohë të shkurtër, ata ndjehen sikur të ishin njohur tërë jetën. /  PremtimetNjë kandidat për kryetar komune në një fshat mban fjalim:“Në fshatin tuaj do ta asfaltojmë rrugën! Do ta rregullojmë ujësjellësin! Do të ndërtojmë shkollë të re!”Dikush nga të tubuarit ia kthen:“Po në fshat s’kemi fëmij딓Edhe fëmijët do tua bëjmë”, thotë politikani.MjekësiaMjekësia moderne vërtetë ka përparuar shumë.Për çdo ilaç e kanë zbuluar një sëmundje!HamletiDy bionde blejnë biletat për në teatër.“Për Hamletin?” I pyet shitësi i biletave.“Jo bre për neve dyjave!”OrganetDjali e shikon vajzën dhe nuk i heqë sytë nga ajo:Ajo:“Mos më shiko ashtu, ti e din se zemra ime i përket dikujt tjetër”Ai:“E di, por ti ki edhe organe tjera”KalërimiBisedojnë burri e gruaja në kafiteri:Gruaja:“Po shkoj në kalërim”Burri:“Shko, shko, kali që dy here të thirri në telefon” EkranizimiDy minj futën ne videotekë dhe fillojnë t’i hanë shiritat filmik.E pyet njëri mi tjetrin:A është filmi i mirë?I mirë, i mirë... vetëm se romani është ma i shijshëm. MilioneriPolici i trafikut shkruan dënimin...Shoferi:Mos e shkruaj të lutem, e njoh komandantin e policisë, qe po e thërras në telefon – edhe e merr telefonin, por komandanti nuk ka qasje në rrjet...Polici:E çka të bëjmë tash? E shfrytëzove telefono mikun, publik nuk ka, pra na mbetet opsioni pesëdhjetë me pesëdhjetë... VullkaniE pyetën bionden:“Si quhet eksperti i vullkaneve?”Ajo përgjigjet:“Vullkanizer”  Autostrada mbyllet për shkak se paratë binin si shiu Vozitësi i një automjeti kabriolet i cili me vete po bartte 23.000 euro ka shkaktuar mbylljen e një autostrade në Gjermani, sepse në një moment paratë kishin filluar të fluturojnë nga automjeti, ka njoftuar policia gjermane. I riu 23-vjeçar ishte kishte dalë të mërkurën në autostradë për të provuar një Audi A3 të cilin planifikonte ta blinte me para të thata, derisa paratë gjendeshin në pliko, në ulësen e pasme. Megjithatë, paratë i kishin fluturuar dhe bankënotat kryesisht prej 500 eurosh, kishin filluar të bien si shi në autostradën A2 në afërsi të qytetit të Hannoverit.Policia e cila ishte nxituar t’i dal në ndihmë, përkohësisht e ka ndaluar trafikun dhe ka mbledhur paratë, por 3.000 euro ende po i mungojnë. Nuk pastrohet për 35 vjet rresht sepse dëshiron një djalë Babait indian të cilit ia ka falë Zoti vetëm shtatë vajza deri para 35 vitesh kishte vendosur të mos hedhë asnjë pikë uji në trupin e tij. Një magjistar i kishte thënë aso kohe se do t’i lindte djalë nëse nuk do të pastrohej. Kailash “Kalau” Singh nga një fshat indian nuk ia ka ndier erën sapunit tashmë 35 vite, e pastrimin me ujë e zëvendëson me të ashtuquajturën higjienë e zjarrtë. Çdo natë qëndron në njërën këmbë pranë zjarrit, pi marihuanë dhe i lutet Zonjës Shiva, shkruan gazeta indiane “Hindustan Times”.“Kjo është e njëjtë sikur të pastroheni me ujë”, u ka sqaruar gazetarëve Kalau sepse, gjoja, zjarri i shkatërron bacilet dhe infeksionet.Kalau dikur ka udhëhequr një dyqan, mirëpo i ka ra biznesi sepse njerëzit nuk kanë dashur të hyjnë për shkak të, siç kanë thënë ata, “parimeve të sëmura” të tij. Tani plaku 65-vjeçar Kalau ende nuk ka djalë. Punon fushat afër aeroportit lokal, në nxehtin më të madh mban nga dy jelekë dhe thotë se nuk do të pastrohet derisa të zgjidhen të gjitha problemet kombëtare. Gjinjtë më të mëdhenj në botë Norma Stitz pranon se ka probleme të mëdha me njohjen e meshkujve sepse ata pandërprerë i ngulin sytë në gjinjtë e saj gjigant, me peshë prej pothuajse 20 kilogramësh. "Kur të njoh një mashkull, kam dëshirë të interesohet për mua, e jo për ‘ci...’ e mia", ka thënë Stitz.Gjinjtë e saj, të cilat kanë diametër prej 170 centimetrash, edhe zyrtarisht janë regjistruar në Librin e rekordeve Guinness. Me prejardhje nga Atlanta, Norma thotë: "Njerëzit më pyesin pse nuk i zvogëloj, e pse do t’i kisha zvogëluar kur më ofrojnë një jetë kaq të mrekullueshme". "Tanimë kam marrë oferta të shumë stacioneve televizioneve të mëdha botërore që të shkoj dhe t’i shfaq”, ka përfunduar ajo. Rabini nis luftë kundër butikut të brendshmeve të femrave Një rabin nga qyteti izraelit Tiberias ka kërkuar nga dyqani për shitjen e të brendshmeve dhe kostumeve të larjes së femrave që nga vitrina të largojë kukullat e “paturpshme” në të cilat janë ekspozuar modelet në ofertë. Rafael Coehn me anë të letrës ka informuar se të gjithë atyre të cilët nuk do të tërheqin “kukullat e papërshtatshme dhe fotografitë” do t’ua merr lejen, shkruan gazeta izraelit “Ma’ariv” në numrin e djeshëm.Ky rabin është shef i njësisë për dhënien e lejeve të cilat rabinati u jep restoranteve dhe hoteleve si vërtetim se respektojnë rregullat për ushqimin dhe traditën fetare.  Zjarrfikësja dëshiron të bëhet miss Në mesin e vajzave të cilat do të luftojnë për titullin e Miss Uellsit, është gjetur edhe zjarrfikësja 20-vjeçare Rebecca Jewell nga qyteti Nelson e cila adhuron lojën e ragbit. Rebecca Jewell është shtyrë nga nëna e saj të marr pjesë në garën për kurorën e bukurisë. Ajo është femra e vetme në njësinë e zjarrfikësve në Cardiff. Jewell ka filluar punën menjëherë pasi që i ka bërë 18 vjet. Pranon se bëjnë shaka me të për shkak të garës së bukurisë.“Më thonë se mund të vishem më së shpejti prej të gjithëve. Por, këtë e kam punë”, ka thënë ajo dhe ka shtuar se pa marrë parasysh shakave, kolegët e saj e mbështesin për garën rajonale të bukurisë.Ka vendosur të paraqitet sepse disa dyshojnë se nuk mund të fitojë.“E tillë jam! Nëse dikush më thotë se nuk mundem të bëj diçka atëherë nuk mund të mos e dëshmoj se mundem”, ka shtuar bukuroshja nga Uellsi.Duke pranuar se është paksa mashkullore, Rebecca dikur ka luajtur ragbi në ekipin e femrave në Caerphill. Kryesisht nuk del vikendeve dhe as nuk vesh fustane elegante e take.“E adhuroj punën time dhe planifikoj ta bëj tërë jetë. Nuk e kam shumë të rëndësishme nëse do të fitoj garën e bukurisë apo jo”, ka përfunduar ajo. Biçikletë e pazakontë për humbje më të shpejtë të kilogramëve Kinezi 50-vjeçar Guan Baihua, një ushtar i pensionuar nga krahina kineze Qingdao ka dizajnuar një biçikletë të pazakontë për humbje të kilogramëve, shkruajnë mediat lokale. Kinezi i moshës mesatare në shpikjen e tij ka punuar diç më gjatë se një vit e gjysmë, dhe aktualisht është duke kërkuar një distributor për biçikletën e tij. Goma e përparme është krijuar në formë të pesëkëndëshit, derisa e pasmja ka tri kënde.Baihua pohon se biçikleta e tij është e dedikuar kryesisht për kënaqësi, mirëpo është edhe po aq ideale për humbje të kilogramëve pasi që për sjelljen e pedaleve duhen shumë më shumë përpjekje sesa tek biçikleta klasike.“Me këtë biçikletë kam dashur që njerëzve t’u ofrojë një alternativë, sepse bota është mbushur përplot me produkte identike dhe bajate”, ka deklaruar krijuesi i biçikletës së pazakontë. Kubani mbështjell cigaren 43.38 metra të gjatë Kubani Jose Castelar të mërkurën për të katërtën herë, me rastin e mbylljes së panairit ndërkombëtar të 29 të turizmit në Kubë, ka hyrë në Librin e rekordeve Guinness pasi që ka mbështjell një cigare Havana 43.38 metra të gjatë. 65-vjeçari Castelar me mbështillje të cigareve merret që 50 vjet dhe periodikisht thyen rekordet e tij për gjatësinë e tyre. Deri më tani në Librin e rekordeve Guinness ka qenë me rekordin e vitit 2005, cigaren 20.41 metra të gjatë.Jose Castelarit i janë nevojitur pesë ditë me nga 10 deri 12 orë pune për të mbështjell cigaren 43 metra të gjatë e cila, siç theksohet, nuk është e dedikuar për t’u tymosur.Ai ka pranuar se nuk është duhanxhi me pasion dhe i mjafton një “cigare puro” në ditë. Kontrabanduesi fshihte zogjtë në pantallona Zyrtarët e doganës në Los Angeles kanë arrestuar një kontrabandues, me 14 zogj aziatik të lidhur rreth çorapeve të tij. Sony Dong është arrestuar pas fluturimit 15 orësh prej në Los Angeles nga Vietnami, raporton gazeta britanike Daily Mirror.Sipas departamentit të drejtësisë, policët kishin gjetur pendla të trupit të zogjve në çorapet e tij si dhe pendlat e bishtave të zogjve ishin të dukshme nën pantallonat e tij.Llojet e zogjve të gjetur tek ai ishin të radhitura në mesin e të rrezikuarve sipas ligjit amerikan.Doganierët kishin filluar të kontrollojnë udhëtarët para kohës së Krishtlindjeve të vitit të kaluar, pasi që kishin gjetur një kontejner të aeroportit përplot zogj të cilët supozohet se ishin braktisur nga 46-vjeçari Dong. Drejtorin e kompanisë së radarëve e kap radari Drejtorit të një kompanie britanike e cila i vendos radarët, të mërkurën i është marrë leja e vozitjes për gjashtë muaj, pasi që radari e ka incizuar duke vozitur shumë shpejt. Tom Riallin, drejtorin e kompanisë Serco, radari në qytetin Suffolk e ka incizuar duke vozitur 166 kilometra në orë në rrugën në të cilën shpejtësia e kufizuar është rreth 113 kilometra në orë.Riall, i cili gjendet në pozitën e njeriut të parë të kompanisë e cila i vendos dhe i mirëmban radarët automatik, para gjyqit ka kërkuar falje publike për tejkalim të shpejtësisë.  Hap profil të rrejshëm në Facebook për t’i kapur punëtorët Një zvicerane anonime ka mbetur pa punë sepse në pushimin e saj mjekësor ka “shëtitur” nëpër Facebook. I ka thënë shefit se nuk guxon të punoj para kompjuterit dhe se i duhet të rrijë e shtrirë... Zvicerania anonime i kishte thënë shefit të saj se nuk mund të punojë para kompjuterit sepse doktori i kishte thënë se duhet të rrijë e shtrirë në errësirë. Por, më vonë gjatë të njëjtës ditë ishte aktive në rrjetin e popullarizuar për shoqërim online - Facebook. Kompania e sigurimeve Nationale Suisse thotë se me këtë ajo e ka humbur besimin e tyre.“Këtu bëhet fjalë për besimin, e jo për Facebook”, thuhet në deklaratë.Gruaja është mbrojtur se duke qenë e shtrirë në krevat kishte shfletuar profilin e saj nëpërmes celularit iPhone dhe e ka paditur punëdhënësin i cili ka dashur të “kap” atë dhe të punësuarit tjerë duke u dërguar “ftesa miqësie” misterioze me të cilat ka pasur qasje në aktivitetin e tyre online.  14 zjarrfikës shpëtojnë pëllumbin Shpendi është bllokuar në baltë dhe nuk ka mundur të dalë. Shpejt ka filluar intervenimi në të cilin kanë marrë pjesë edhe zjarrfikësit. Në baltë është ngujuar edhe një shpëtimtar... Pëllumbi “baksuz” është ngujuar në baltën e portit të qytetit gjerman Husumer. Atë e kanë shpëtuar madje 14 kalimtarë, zjarrfikës dhe policë.“Nëpër port po shëtitshin disa kalimtarë. Në baltë e kanë vërejtur pëllumbin. Ai po tentonte të nxirrej, mirëpo ishte i pafuqishëm. Prandaj kalimtarët kanë thirrur shpëtimtarët”, ka treguar një dëshmitar. Shumë shpejt kanë arritur dy policë. E kanë vërejtur se nuk mund të depërtonin deri tek pëllumbi, prandaj kanë thirrur kolegët e tyre përgjegjës për mbrojtjen e ujërave. Njëri prej tyre, 42-vjeçari Holger Cohrs guximshëm ka hyrë në baltë. Ka rënë në gropë dhe nuk ka mundur të vazhdojë tutje. Në ndihmë të shpëtimtarit dhe pëllumbit më pas u kanë ardhur edhe zjarrfikësit.“Nga ura me anë të vinçit e kemi lëshuar kabinën. Polici ka hipur në të, derisa në dorë po mbante pëllumbin. Pantallonat i ishin zhveshur pasi që i ishin ngujuar në baltë. Në fund kemi arritur që atë dhe zogun t’i ngjisim në urë”, ka thënë shefi i zjarrfikësve Peter Post për gazetën e njohur gjermane “Bild”. Pëllumbin më vonë e kanë pastruar dhe e kanë lënë të lirë. Taksapaguesve gjermanë shpëtimi i këtij pëllumbi u ka kushtuar 1.500 euro. Kantoni zviceran ndalon alpinizmin lakuriq Kantoni zviceran Appenzell Innerrhoden ka ndaluar të hënën shëtitjen pa rroba nëpër zonat idilike të këtij kantoni, i cili është bërë një destinacion shumë i popullarizuar për alpinistët nudistë. Appenzell Innerrhoden është bërë jashtëzakonisht i popullarizuar në mesin e alpinistëve “të zhveshur” për shkak të livadhe dhe maleve të tij të bukura, por turmat e shëtitësve lakuriq lëndojnë ndjenjat e banorëve lokal të cilët në qeverinë kantonale kanë votuar që alpinistët të bartin rroba të obligueshme."Është qesharake që Appenzell të bëhet me reputacion ndërkombëtar për një traditë aq të neveritshme", ka thënë Peter Schmid i cili në kuvend ka votuar kundër shëtitësve të zhveshur. Kantoni Appenzell Innerrhoden edhe më herët gjatë këtij viti ka ndërmarrë hapa për të ndaluar, siç e kanë përshkruar gjykata dhe policia lokale, këtë “sjellje imorale”. Rusi i pi tetë shishe vodkë dhe mbijeton Një rus 39-vjeçar ka arritur të pijë tetë shishe vodkë dhe të mbetet gjallë. Pavel Kondratjev në gjak ka pasur sasi të alkoolit dyfish më të madhe sesa ajo vdekjeprurëse. Të dehurin dhe të pavetëdijshmin Pavel e ka gjetur policia të shtrirë në rrugët e qytetit Jekaterinburg. Mjekët fillimisht kanë menduar se mashkulli ishte pa vetëdije për shkak të goditjes në kokë, por më vonë kanë konstatuar se rusi ka pirë më shumë vodkë sesa që i është dashur.“Kur ia kemi marr gjakun dhe i kemi bërë testin e alkoolit, kemi mbetur pa fjalë”, ka thënë mjeku Stanislav Chursin. Mjekët supozojnë se Paveli ka mbijetuar për shkak të trupit të tij, është dy metra i gjatë dhe ka mbi 100 kilogramë peshë.Aktualisht është në spital, ku po rehabilitohet “prej një nate të fortë”. Ende nuk ka arritur t’i kujtohet se ku dhe me kënd kishte pirë. Makete të ndërtesave nga flokët e njerëzve Frizeri Huang Xin nga Pekini merret më një “art” të pazakontë. Pasi që i qeth klientët, i mbledh flokët, e më pas prej tyre bën makete të ndërtesave të njohura të Pekinit. Më shumë se pesë muaj i janë dashur këtij frizeri që prej “të mbeturave” të flokëve të punojë kullën e Tian'anmen Gate, njërës prej ndërtesave më të njohura në Pekin.Kulla e Huangut është bërë me 11 kilogramë flokë me gjatësi prej 86 centimetrash, gjerësi prej 32, derisa është e lartë rreth 60 centimetra."I përdorë vetëm flokët e femrave, sepse flokët e tyre janë më të buta dhe më të ndjeshme", ka thënë Xin për mediat lokale kineze, duke shtuar se paraprakisht i lan dhe i than flokët, më pas i ngjet për letër, dhe në këtë mënyrë u jep formën e cila i duhet për të bërë maketin e ndonjë ndërtese.Pos maketeve të ndërtesave, nga flokët natyrale ai punon edhe lojëra për fëmijë, derisa ka bërë maketin edhe të stadiumit të njohur Bird Nest (Foleja e Zogut) në Pekin.  I virgjëri punon në klub striptizi Një britanik 26-vjeçar nuk beson në seksin para martesës, prandaj as puna në mesin e striptizereve nuk i shkakton ndonjë problem. Asnjëherë nuk është sfiduar. Besimin e ka në plan të parë. Edhe pse është i krishterë i devotshëm, Dave Dragas e ka pranuar punën në klub të striptizit.Ky 26-vjeçar është menaxher i valltareve, por siç thotë edhe vet, kurrë nuk është tërhequr nga ato sepse nuk beson në seksin para martesës.''Më është ofruar seksi mbi 20 herë, mirëpo vajzat nuk e kanë pasur atë fat”, thotë ai.I virgjëri nga qyteti Kingstonit kurrë nuk ka pasur dashnore dhe shkon në kishë sa herë që i jepet mundësia.I janë dashur gjashtë muaj që t’i tregojë babait të tij se ku punon, e kur ai e ka marrë vesh nuk i ka ardhur shumë mirë.Mirëpo ai beson se pagesa prej 35.000 funtesh në vit për punën që bën në qendër të Londrës do t’i ndihmojë të mbajë familjen.''Është kënaqësi, por është rreptësishtë profesionale'', ka shtuar Dave. Hajni ninxha Mashkulli i maskuar si ninxha dhe i armatosur me shpatë ka tentuar të plaçkit një dyqan për pastrim kimik në Massachusetts. Policia pohon se punëtorja e një dyqani ka thirrur policinë kur e ka parë se si në dyqan po hynte një mashkull me maskë skijimi në kokë dhe shpatë në rrip. Kur e ka hetuar, ai e ka hequr maskën dhe e ka pyetur nëse atë thirrje po e bëntë për shkak të tij. Kur i është përgjigjur me po, mashkulli ka dalë nga dyqani dhe ka shkuar në dyqanin e afërm për pastrim kimik.Atje e ka nxjerrë shpatën dhe e ka urdhëruar punëtoren t’ia dorëzojë të gjitha paratë. Kur shitësja i ka thënë se nuk mund ta hapë arkën, mashkulli është larguar pa bërë ndonjë problem.Policia është vënë në kërkim të hajnit ninxha i cili, sipas pohimeve të dëshmitarëve ka rreth njëzet vjet. Në banesën prej 12 metrash katrorë jetonin 37 kinezë Policia italiane ka zbuluar se në një banesë të qytetit të Milanos prej 12 metrash katrorë kanë jetuar ilegalisht 37 imigrantë kinezë. Kundër shtetasit kinez i cili ka bërë marrëveshje për marrjen me qira të banesës është ngritur padi për eksploatim të imigrantëve ilegalë. Banesa, e cila gjendet në katin e fundit të lagjes milaneze e njohur si “lagja kineze”, është zbuluar nga policët të cilët po patrullonin në këtë rajon, njoftojnë agjencitë vendase.Ende nuk është e njohur nëse pronari i banesës, një italian, e ka ditur se sa njerëz jetojnë në të. Megjithatë, është kuptuar se qiraja të cilën e ka marrë ka qenë dyfish më e shtrenjtë sesa që është e zakonshme për atë pjesë të qytetit. Angazhon fqinjin steril për t’ia lënë gruan shtatzënë Gjermani steril ka angazhuar fqinjin për t’ia barrësuar gruan e tij. Pas 72 tentimesh, e ka kuptuar se edhe ai ishte steril, ndërsa me gruan e tij ai veçmë kishte dy fëmijë... Gjykatësi gjerman nga qyteti i Stuttgartit aktualisht është duke tentuar të marrë një vendim për rastin në të cilin një mashkull e ka angazhuar fqinjin për t’ia barrësuar gruan e tij. Burri 29-vjeçar Demetrius Soupolos dhe gruaja e tij, ish mis me emrin Traut, kanë tentuar të bëhen me fëmijë. Megjithatë, mjekët u kanë thënë se Demetrius është steril prandaj çifti martesor ka filluar të shikojë forma tjera të barrësimit. Ata kishin vendosur të angazhojnë fqinjin 34-vjeçar me emrin Frank Maus që të barrësojë Trauten. I martuari Maus, i cili ka dy fëmijë, kishte pranuar ta bënte këtë “punë” për 2.000 euro. Gjatë gjashtë muajve në vijim, tri herë në javë, gjithsejtë 72 herë, Maus ka kryer punën e tij. Gruas, e cila po i binte në qafë, i ka thënë se këtë “po e bënte vetëm për hir të parave”. Pas gjashtë muajsh të pasuksesshëm, Soupolos ka insistuar që Maus të shkonte në kontroll. Mjeku ka zbuluar se Maus ishte gjithashtu steril. Gruaja e tij ka qenë e shtyrë të pranojë se fëmijët nuk ishin të tij. Soupolos me anë të gjykatës është duke tentuar t’i kthej paratë, derisa argumenti i Maus është se ai nuk ka garantuar barrësimin, por se do bëj çdo gjë brenda mundësive të tij. Një muaj ha në McDonald’s dhe dobësohet për shtatë kilogramë Mëngjesi, dreka e darka në McDonald’s sigurisht nuk është ushqim të cilin ndokush do t’ia preferonte njeriut që dëshiron të heq kilogramët e tepërt. Mirëpo, 40-vjeçari Doug Logeais, i varur nga ushqimi i shpejtë në McDonald's, ka arritur që me këtë lloj ushqimi të heq madje shtatë kilogramë. Një muaj ditë është ushqyer me “ushqim të shëndoshë” nga McDonald's, e në menynë e tij kryesisht janë gjetur sallatat. Megjithatë, një herë në javë ia ka lejuar vetes ndonjë ëmbëlsirë, e në tërësi ka hequr dorë nga patateve të skuqura, të cilat përndryshe i adhuron. Natyrisht, pa ushtrime trupore një tentim i tillë nuk do të kishte sukses.Tërë jetën ka luftuar me kilogramë të tepërt, e kur e ka parë se me 175 centimetrat e tij ka 97 kilogramë, e ka kuptuar se ka ardhur koha për dietë. Dietat e mëhershme nuk i kanë pasur sukses sepse nuk ka mundur t’i rezistojë ushqimit nga McDonald's.Çelësi i dietës së tij ka qenë kontrolli ndaj asaj me çfarë është ushqyer dhe tentimi që të jetë sa më i shëndetshëm. Kryeministri danez udhëton me biçikletë deri në Paris Kryeministri i Danimarkës Lars Løkke Rasmussen do të niset me biçikletë nga Danimarka për në Paris, me një grup të biçiklistëve danez, për të mbledhur mjete financiare për fëmijët të sëmurë nga kanceri, kanë njoftuar organizatorët e aksionit. Rasmussen, i cili ka filluar punën si kryeministër këtë muaj, do të niset më 18 korrik së bashku me 275 biçiklistë nga qyteti Ringe, në Danimarkë, për në rrugën e gjatë 1.200 kilometra deri në Paris, ka thënë koordinatorja e ekipit biçiklistik Karin Blok-Bergsted.Gjatë rrugës për në Paris biçiklistët do të kalojnë nëpër Gjermani, Holandë, Belgjikë dhe Francë.Ekipi Rinkebi, të cilin në vitin 2001 e kanë themeluar disa amatorë biçiklistik, vitin e kaluar ka arritur të grumbullojë 188.000 euro për njerëzit nevojtarë.Rasmussen veçmë ka marrë pjesë në këtë aksion gjatë vitit 2007 dhe 2008 fillimisht si ministër i shëndetësisë e më pas si ministër i financave.  Të punësuarit ia tregon gjenitalet dhe përfundon në gjyq Një i punësuar i cili ka ardhur në kërkesë të klientit për t’ia rregulluar lidhjen e internetit ka parë më shumë se sa që e ka pritur. Në fakt, klienti i rrjetit “rastësisht” ia ka treguar gjenitalet. Chris Philip Trikes nga Michigan ka gjetur një mënyrë të çuditshme për t’u bërë nervoz. Pasi që ka lajmëruar se lidhja e tij e internetit është e ngadalshme, të punësuarit i cili ka ardhur të kontrollojë defektin ia ka shfaqur pjesët e tij intime, shkruan portali britanik Metro.Për shkak të shfaqjes së gjenitaleve ka përfunduar në gjykatë, e se çfarë dënimi do të merr 45-vjeçari për veprimin e tij të pahijshëm, ende nuk dihet.Diqysh e kemi të vështirë të besojmë se pantallonat i kanë rrëshqitur “pa hiri”. Muri kinez shumë më i gjatë sesa që është menduar Studimi i parë për të matur gjatësinë e vërtetë të Murit kinez ka dëshmuar se ky ndërtim është pothuajse 4.000 kilometra më i gjatë sesa që është menduar deri më tani. Studimi gjeodezik i qeverisë, i cili ka zgjatur dy vite, ka dëshmuar se Muri kinez shtrihet në 8.850 kilometra, derisa është besuar se është i gjatë rreth pesë mijë kilometra. Gjatësia e mëhershme e murit kryesisht është marrë nga të dhënat parahistorike, mirëpo asnjëherë në kohërat më të reja nuk është matur zyrtarisht.Teknologjia infra e kuqe dhe ajo GPS ka ndihmuar në gjetjen e disa pjesëve të murit të cilat me kohë janë fshehur nën stuhitë e rërës.Shkencëtarët kanë zbuluar pjesë të reja të murit të cilat janë ndërtuar në kohën e sundimit të dinastisë Ming e cila në Kinë ka sunduar prej vitit 1368 deri në vitin 1644. Funksioni i ndërtimit në fakt ka qenë kufi për të mbrojtur pjesën veriore të principatës së atëhershme kineze.Studimi do të vazhdojë gjatë 18 muajve të ardhshëm për të shënuar të gjitha pjesët e murit të ndërtuara gjatë sundimeve të dinastive të ndryshme. Mësuesja largohet nga puna sepse dërgoi nxënëset në striptiz Një mësuese anonime 47-vjeçare nga shkolla e mesme amerikane Edgewood e Hamiltonit ka pranuar se ka dërguar katër nxënëse në klubin e striptizit të meshkujve. Zëdhënësi i shkollës Bill Solazzo ka thënë se mësuesja ka dhënë dorëheqje nga puna me anë të e-mailit.Mësuesja u ka shkruar të punësuarve të shkollës se vajzat, të gjitha nxitëse tifozësh, kanë kërkuar nga ajo t’i dërgoj në bar striptizi. Ajo ka pohuar se ka pasur lejen e prindërve se vajzat prej 17 e 18 vjeç mund t’i dërgojë në bar.Mësuesja ka ligjëruar marketing dhe ka qenë trajnuese e nxitëseve të tifozëve.  Arbitri fle gjatë kohës së ndeshjes Ndeshja e futbollit të ligës së tretë argjentinase, e cila të dielën është dashur të luhet në mes të Alumni de Villas dhe Racing de Cordoba, është vonuar për shkak të mosardhjes së arbitrit. Siç shkruan agjencia e lajmeve Reuters, e cila thirret në burime brenda klubit, arbitri Ariel Montero kishte fjetur në shtëpinë e tij, rreth 650 kilometra larg nga vendi ku duhej të referonte.Kolegët e brengosur e kanë thirrur dy orë më herët para fillimit të ndeshjes dhe kanë arritur ta zgjojnë, por nuk ka pasur gjasa që ai të arrijë në stadium.Gazeta argjentinase “Claris” shkruan se rreth 1.000 adhurues kishin udhëtuar për ta parë ndeshjen, derisa adhuruesit vendas nuk dëshironin arbitër zëvendësues.Policia e cila po siguronte duelin në mes dy klubeve nuk ka lejuar që fillimi i ndeshjes për disa orë, por sigurisht do të përcaktohet ndeshje e re në mes të dy ekipeve.  Me seks me zë të lartë zgjojnë fqinjët e shurdhër Një angleze pasionante është dënuar për shkak të seksit me zë të lartë gjatë marrëdhënies me bashkëshortin e saj. Britmat e saj “u kanë ardhur në maje të hundës” fqinjëve të shurdhër, prandaj edhe i kanë lajmëruar në polici.47-vjeçarja Randy Caroline Cartwright herën tjetër gjatë kohës së seksit do të mendojë për britmat dhe ulërimat e saj sepse deri më tash ishte çliruar aq shumë sa që ka rënë në telashe me fqinjët e saj. Në fakt, ajo është dënuar me 500 funte dhe i është bërë një vërejtje.Fqinjët janë ankuar për një vit rresht në zhurmën e cila vinte nga dhoma e fjetjes së Carolines dhe burrit të saj 46-vjeçar Steve e cila më shumë tingëllonte si dhunë në familje në dhunë familjare sesa britma seksi. Janë incizuar 23 audio dosje nëpërmes mureve me izolim shumë të mirë të zërit të cilat policët i kanë dëgjuar para se të merrnin vendimin e tyre për ta paraqitur para gjyqit.Fqinja me probleme me të dëgjuar Margery Ball ka thënë se dy vjet rresht nuk është ngopur gjumë si duhet për shkak të fqinjëve me pasion.  Transportues ajror vetëm për kafshë shtëpiake   Një çift amerikan ka themeluar kompaninë e parë ajrore vetëm për transportimin e kafshëve shtëpiake, njofton BBC.  Në aeroplanin e kompanisë “Pet Airways” nga Delray Beach në Florida, të gjitha kafshët shtëpiake janë të vendosura në kabinën e udhëtarëve nga e cila janë larguar ulëset, derisa pronarëve nuk u lejohet hyrja.Themeluesit Dan Wiesel e Alysa Binder, të cilët thonë se deri tek ideja kanë ardhur kur po planifikonin të udhëtonin me qenin e tyre, pohojnë se fluturakja është e përpunuar posaçërisht për fluturim të sigurt dhe të rehatshëm të kafshëve shtëpiake.  Gropat në rrugë do ta ndalojnë shpejtësinë Udhëheqësit e fshatit anglez Navestock, për shkak të rrezikut që sjell vozitja e shpejtë, kanë ardhur deri tek ideja që të mos i rregullojnë gropat nëpër rrugë, dhe kështu do të vijë deri te vozitja më e ngadaltë në fshatin tyre. “Associated Press” njofton se banorët e fshatit, i cili gjendet dyzet kilometra në verilindje të Londrës, e konsiderojnë si mjaft serioz këtë plan, me qëllim që ta ndalojnë vozitjen e shpejt në Navestock, ndërsa mosrregullimi i gropave në rrugë është varianti më i lirë. “Gropat në rrugët tona të vogla janë të nevojshme. Duke mos i ndërtuar ato do të kursejmë kohë dhe para, ndërsa rrugët tona do ta fitojnë qetësinë e tyre”, ka thënë kryetari i fshatit Mike Parrish, i cili do të ishte mirë që këtë ide t’ua bartte partive tona politike gjatë fushatave elektorale.  Mashkulli i diskriminuar I vetmi mashkull që merret me notin e sinkronizuar (një formë hibride e notit, vallëzimit dhe gjimnastikës që performohet në ujë i shoqëruar me muzikë) është duke luftuar me rregullat ndërkombëtare të cilat ia ndalojnë pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike Londra 2012. Gjermani Niklas Stoepel është i vetmi djalë në shkollën e tij në Wattenscheid, i cili merret me këtë lloj noti dhe njëkohësisht është më i miri i shkollës. Mirëpo, rregullat ndërkombëtare të notit ia ndalojnë atij ta përfaqësojë shtetin e tij, pasi që në garat botërore dhe në Lojërat Olimpike nuk lejohet pjesëmarrja e meshkujve në këtë lloj sporti. “FINA (Federation Internationale de Natation) e ka refuzuar kërkesën. Besoj se zyrtarët nuk dëshirojnë të shohin meshkuj në këtë sport, nuk është e drejtë, mirëpo unë nuk heq dorë nga ëndrra ime që një ditë të garoj në një kampionat ndërkombëtar”, ka thënë djaloshi 17-vjeçar, i cili i rruan këmbët dhe vesh kostume të femrave. Isha peshkop kur më lindi djali Presidenti i Paraguait, Fernando Lugo, ka pranuar se është bërë baba në kohën kur akoma ishte peshkop katolik. 57-vjeçari ka pranuar se gjatë kohës kur shërbente si peshkop në San Pedro, e kishte njohur nënën e fëmijës, Viviann Carrillo, dhe si fryt i lidhjes së tyre kishte lindur djali Guillermo Armindo. Këto komente presidenti i Paraguait i ka bërë pasi që avokatët e Carrillos javën e kaluar kishin kërkuar nga presidenti që të pranojë atësinë ndaj djalit të tij. “Pranoj të gjitha përgjegjësitë për lidhjen që kam pasur me nënën e fëmijës dhe pranoj se jam baba i tij”, ka deklaruar Lugo në një konferencë për shtyp. Duke pranuar lidhjen me Viviann Carrillo dhe duke pranuar si djalin Guillermo Armindo, presidenti ka kërkuar që të mos flitet më për këtë gjë me qëllim që të mbrojë fëmijën dhe nënën e tij. Lugo ka shërbyer si peshkop dhjetë vite, ndërsa nga viti 2006 ka nisur të merret me politikë. Prillin e kaluar ai doli fitues në zgjedhjet presidenciale. Egjiptianët e lashtë kanë përdorur vere me erëza Vera e mirë dhe konsumimi i saj me sasi të limituar e rigjeneron shëndetin e njeriut dhe ketë egjiptianët e lashte e kane ditur por ata përdornin një metode tjetër për konsumim. Sipas zbulimeve të fundit, paraardhësit e Egjiptit të njohur për qytetërimin dhe kulturën e përhapur në botë, e konsumonin vëren pasi në të hidhnin erëza si, mente, rozmarinë etj., ndoshta për qëllime shëndetësore. Këtë e bën të ditur një studim i Universitetit të Pensilvanise i publikuar në revistën “Proceedings of the National Academy of Sciences”. Studimi nisi pas zbulimit te varrit të perandorit Akrep I, i cili ka jetuar në shekujt VI-IV para lindjes së Krishtit, ku u gjetën edhe shumë objekte që kanë lidhje me konsumin e pijeve. I zë hajnat me 'webcam' Një femër nga Florida, e cila kishte vendosur një ‘webcam’ në shtëpinë e saj i ka parë disa hajna nga zyra duke ia grabitur shtëpinë. 43-vjeçarja Jeanne Thomas po qëndronte në zyrë, 40 kilometra larg shtëpisë së saj kur i kishte parë disa të huaj duke kërkuar nëpër dhomën e saj të ditës. Ajo e kishte thirrur policinë dhe u kishte thënë se vjedhësit po ia frikësonin kafshët e saj, po hanin ushqim nga frigoriferi dhe i vidhnin lojërat Nintendo. Policët kishin kërkuar nga Jeanne të qëndronte në linjë dhe t’u tregonte atyre se çfarë po bënin hajnat, në ndërkohë ata po e rrethonin shtëpinë. Dy meshkuj të moshave 19 dhe 20- vjeçare janë kapur brenda në shtëpi dhe janë arrestuar. Dy të dyshuar të tjerë janë akuzuar për planifikimin e vjedhjes. Bredhi zhvillohet në mushkëritë e njeriut Kirurgët e habitur kanë larguar një bredh prej 5 centimetrash, i cili po rritej në mushkëritë e një pacienti. Mjekët kishin menduar se Artyom Sidorkin, 28-vjeçar, ka kancer të mushkërive kur ai kishte filluar të kollitej dhe të nxirrte gjak, duke u ankuar për dhimbje të madhe në gjoks. Mirëpo derisa po e operonin për t’ia larguar tumorin, mjekët kanë mbetur të habitur kur kanë vërejtur një bredh i cili po rritej në mushkëritë e tij. “I mbylla sytë tri herë dhe thash po kam halucinacione”, ka thënë kirurgu Vladimir Kamashev nga spitali Izhevsk në Rusi. Mjekët besojnë se Artyom ka thithur farën e bredhit, e cila është zhvilluar në mushkëritë e tij dhe ka filluar të rritet, duke shkaktuar dhimbje të madhe. “Kisha dhimbje të madhe, mirëpo të them të drejtën nuk ndjeja praninë e trupit të huaj brenda meje”, ka thënë Artyom.  Rrahje masive për 4.000 euro  Fushata reklamuese e radiostacionit çek “Radio Kiss”, i cili për qëllime të reklamimit të vet në sheshin e qytetit Ceske Budejovice në njerëzit e tubuar i ka hedhur 100.000 kruna (4.000 euro), ka përfunduar me rrahje në të cilën janë lënduar 24 persona, derisa një vajzë në gjendje kritike është dërguar në spital. Duke u shtyrë që të grabisin sa më shumë para, njerëzit nuk kanë shikuar fare se a po e shkelin kënd. Marek Slaby, shef i ndihmës së parë së rajonit, është i mllefosur me sjelljen e njerëzve, posaçërisht për faktin se në mesin e të lënduarve ka më së shumti fëmijë e të rinj. Dikush po qeshet! Dërgoi helikopterët! Në qeshje me zë e cila ka ardhur nga një mal në afërsi të qytetit gjerman Elmstein e ka shtyrë policinë të shpall gjendje gatishmërie dhe në drejtim të tij të dërgoj njësinë e intervenimit me mbështetje të helikopterëve, sepse është supozuar se bëhej fjalë për një krim. Policinë e ka alarmuar një pensioniste e cila ka kaluar andej dhe ka dëgjuar britma të pazakonta. Operatorit policor i ka thënë se me gjasë dikë janë ka e vrasin dhe të nguten.Kur policët e armatosur deri në dhëmbë kanë hyrë me vrap në mal, e kanë gjetur një mashkull me emrin Roland Hoffman sesi lexonte libër dhe kënaqet duke qeshur.Ai u ka thënë policëve të habitur se nuk ka qenë i vetëdijshëm se po qeshte me zë aq të lartë."Kam ardhur këtu të lexoj sepse gjej qetësi absolute, e nuk ma ka marrë mendja se dikush do ta dëgjojë të qeshurën time”, ka thënë ai. Ndahet nga gruaja me porosi SMS Një burrë saudit është shkurorëzuar nga gruaja e tij me anë të porosisë SMS, njoftojnë mediat lokale. Mashkulli i ka shkruar gruas një porosi nga Iraku me të cilën e ka njoftuar gruan e tij se nuk e ka më bashkëshorte, e më pas me telefon i ka thirrur dy kushërinj të vet, shkruan gazeta Arab News. Gjykata në Xheda e ka shpallur shkurorëzimin, i pari i kryer me anë të porosisë SMS në Arabinë Saudite, kur dy prej kushërinjve të tij e kanë konfirmuar vendimin e burrit, thekson gazeta.Sipas zakonit në Arabinë Saudite, mashkulli mund të ndahet nga gruaja nëse tri herë e thotë fjalinë "ndahem prej teje". Harrojnë të mbyllin bankën Ajo për të cilën ëndërrojnë të gjithë plaçkitësit e botës ndoshta tërë jetën, që gjatë natës të gjejnë bankën e hapur, ka ndodhur në një qytet britanik. Udhëheqësi i bankës Barclays në këtë qytet të premten në mbrëmje normalisht e ka mbyllur bankën, i ka kontrolluar të gjitha dhe ka shkuar në shtëpi. Megjithatë, pak orë më vonë kanë shkuar në bankë dy menaxherë për të marrë disa letra dhe gjatë largimit kanë harruar t’i mbyllin dyert.Kështu banka ka qenë e hapur dhe praktikisht u ka thënë “mirë se vini” kriminelëve lokal, por për fatin e pronarit këtë nuk e ka vërejtur askush. Duke parë së dyert janë të hapura, të shtunën ka hyrë në bankë një pensionist. Është çuditur se si askush nuk ishte brenda dhe se dritat ishin të fikura, prandaj menjëherë e ka alarmuar policinë. Me hulumtimin e bërë është vërtetuar se gjatë natës askush nuk kishte hyrë në bankë dhe se asgjë nga banka nuk po mungonte."Këso gjërash nuk guxojnë të ndodhin. Do të hulumtojmë se çfarë ka ndodhur, por gjithsesi do të gjejmë një mënyrë të falënderojmë qytetarin e ndershëm i cili ka lajmëruar policinë", ka thënë zëdhënësi i bankës. Skeleti gjendet në pemë, 29 vite pas vetëvrasjes Skeleti i një pensionisti gjerman i cili mbyti lidhi veten në maje të pemës dhe e shtiu në vetvete është gjetur pas pothuajse 30 vitesh nga një alpinist. Policia gjermane në qytetin jugor Landshut ka thënë se burri 69-vjeçar ishte zhdukur në vitin 1980 dhe i ishte cilësuar si i zhdukur që prej atëherë.Një alpinist 18 vjeçar gjeti një copë skeleti në pyll javën e kaluar dhe ia solli atë policisë. Ata kërkuan vendin dhe panë një skelet të varur në pemë rreth 11 metra lartë."Pasi që kërkuam vendin gjetëm një skelet lartë në pemë së bashku me një revole e cila ishte e varur në litar", ka thënë zëdhënësi i policisë Leonard Mayer. Policia ka arritur ta identifikojë burrin me anë të testit të ADN-së.  Shimpanzetë shkëmbejnë mishin për seks Shimpanzetë femra shpesh lëshohen në marrëdhënie seksuale me meshkujt të cilët me to ndajnë gjahun, kanë njoftuar shkencëtarët gjermanë nga Instituti Max Plank në Leipzig, njofton Reuters. "Rezultatet e hulumtimit tonë kanë dëshmuar se shimpanzetë e egra shkëmbejnë mishin për seks, dhe atë në baza afatgjate", ka thënë Christina Gomes, njëra prej shkencëtareve të cilët i kanë mbikëqyrur këtë lloj majmunësh në parkun nacional në Bregun e Fildishtë."Meshkujt të cilët ndajnë gjahun me gratë e tyre në këtë mënyrë dyfishojnë shanset për çiftëzim, derisa femrat të cilat kanë vështirësi në gjetjen e mishit, rrisin kaloritë e tyre pa mundim të madh dhe pa rreziqe nga lëndime gjatë gjahut", ka thënë Gomes.Shkencëtarët kanë raportuar se hipoteza e tyre “mish për seks” është një sqarim i pranueshëm për kafshët siç janë shimpanzetë, sepse ato shpesh ndërrojnë partnerët dhe në këtë mënyrë kanë më shumë zgjedhje.  I bindur se i shëron pacientët me flokë të gjata Shëruesi kinez pohon se pacientët e tij janë me shëndet të mirë dhe se me sukses u shëron sëmundjet e tyre vetëm falë asaj që nuk i qeth flokët e tij. E as nuk i lan aq shpesh... Peng Fu, një shërues 79-vjeçar i cili praktikon mjekësinë tradicionale kineze, e ka gjetur një lidhje të çuditshme në mes gjatësisë së flokëve të tij dhe shëndetit të pacientëve të vet. Në fakt, flokët nuk i ka shkurtuar që 60 vjet dhe pohon se mu për këtë pacientët e tij janë të shëndoshë.“Kam pushuar së shkurtuari flokët dhe pacientët kanë filluar të shërohen. Qasja ime ndaj mjekësisë është bërë më e efektshme sa më shumë që i kam lënë flokët të rriten”, ka thënë Peng, derisa transmeton gazeta austriake “Austrian Times”.Herën e fundit që i ka matur flokët e tij ato kanë qenë të gjata 2.7 metra. Shëruesi nga qyteti Suining në Kinën qendrore qasjen e tij ndaj mjekësisë e merr shumë seriozisht, prandaj pacientëve të tij nuk u lejon t’ia prekin flokët dhe i pastron shumë rrallë.  Piloti mbetet pa leje për shkak të seksit gjatë fluturimit Gjykata në Kaliforni ia ka marrë lejen pilotit të helikopterit komercial i cili gjatë fluturimit ka pasur marrëdhënie seksuale. Gjykata ka vlerësuar se David Martz ka bërë lëshim të madh dhe lejen nuk mund ta marr mbrapsht. Incidenti daton nga viti 2005 kur një udhëtar e ka incizuar Martzi dhe aktoren e filmave pornografik, e kur incizimi ka arritur në publik, njësia federale për aviacion ia ka marrë lejen, që tani edhe është konfirmuar. Marc në dëgjimin e tij ka pranuar se është sjellur papërgjegjshëm dhe ka theksuar se që prej atëherë është shumë më i përgjegjshëm, por kjo nuk ka ndikuar në vendimin e gjykatës. Me anë të Facebook-ut ia shpëton jetën Një tinejxher britanik, i cili ka provuar të helmohet me barna është shpëtuar nga një vajzë me të cilën kishte folur në Facebook, e cila ka alarmuar policinë kur ai i kishte treguar se çfarë planifikonte të bëjë. Gjashtëmbëdhjetëvjeçari nga Oxfordshire, kishte komunikuar një kohë të gjatë me një vajzë nga Marylandi (SHBA), ndërsa një ditë ia kishte dërguar vetëm një mesazh ku shkruante se planifikon të bëjë vetëvrasje. Vajza në fillim ia kishte treguar këtë nënës së saj, e cila e ka thirrur policinë dhe ka kërkuar ndihmë me anë të Ambasadës britanike në Amerikë, për faktin se vajza nuk kishte pasur të dhëna se ku jetonte pikërisht miku i saj. Me intervenimin e shpejtë të strukturave përkatëse, është informuar policia britanike, e cila në bazë të të dhënave ka kërkuar vendndodhjen e djaloshit. Pasi kishin kaluar tri adresa, në të katërtën policia e ka gjetur djaloshin të mbidozuar me barna, por fatmirësisht ai ende kishte qenë i vetëdijshëm. Gjashtëmbëdhjetëvjeçari është dërguar menjëherë në spitalin lokal dhe është shëruar plotësisht.  Në ankand, pikturat e rralla të Hitlerit Një koleksion i pikturave të rralla të diktatorit nazist, Adolf Hitler, do të dalë në ankand, pasi u zbuluan në garazhin e një koleksionuesi. Tablotë janë pikturuar kur ai ishte në moshën 20-vjeçare. Koleksioni i 13 pikturave pritet të shkaktojë interes të madh dhe nga shitja e tyre muajin e ardhshëm mund të përfitohen mijëra funte. Mes tyre është edhe një autoportret i diktatorit, ndërsa në tablo shkruhen inicialet e tij A.H. Pikturat u gjeten në vitin 1945 nga një ushtar i regjimentit mbretëror të Manchesterit, të vendosur në Essen të Gjermanisë. Më pas ato iu shiten një koleksionisti, që i kishte mbajtur të harruara në garazh për një kohe të gjatë Identifikohet mbrojtësja e elefantit Kopshti zoologjik i Belfastit e ka zbuluar gruan, e cila është kujdesur për njërin nga elefantët e kopshtit gjatë Luftës së Dytë Botërore. Elefanti Sheila ishte larguar nga kopshti zoologjik për shkak të sigurisë gjatë luftës në Belfast në vitin 1941, njofton “Daily Telegraph”. Tani është zbuluar se Denise Austin, e cila është quajtur ‘engjëlli i elefantit’, e kishte ruajtur Sheilan deri në vitin 1997 në oborrin e saj dhe shpesh kishte dalë në shëtitje me të nëpër rrugët e Belfastit. Pas vdekjes së Denise (1997), për elefantin ishte kujdesur David Ramsey, njëri nga familjarët e saj. Ramsey ka treguar se gjatë ditës elefanti kishte qëndruar në afërsi të kopshtit zoologjik, ndërsa në mbrëmje ishte kthyer në shtëpi te Denise. Sheila ka qenë një nga kafshët me fat që ka arritur t’i mbijetojë luftës në Belfast, pasi që shumica e kafshëve ishin vrarë për shkak se njerëzit kishin frikë se pas bombardimeve ato do të dilnin nga kopshti dhe do t’i rrezikonin banorët. Rumunët ndalin ashensorët për të kursyer në kohë krize Dy zyra qeveritare në Rumani kanë dalë me një mënyrë të re të zvogëlimit të shpenzimeve gjatë rënies ekonomike: Ta ndalin ashensorin gjatë pjesës më të madhe të ditës. Cristian Roman, përfaqësues qeveritar në qarkun verior Botosani, ka marrë vendim që ashensorët në zyrat e këshillit të qarkut dhe të kryetarit të qytetit do të punojnë vetëm në mes orës 7 e 9 të mëngjesit dhe prej orës 3 deri në 5 pasdite.Roman ka thënë se këto masa do të zvogëlojnë shumën e faturës elektrike. Rreth 200 njerëz punojnë në ndërtesën pesëkatëshe.Romania është goditur rëndë nga kriza financiare botërore. Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka thënë të enjten se Romania do të pranojë kredi prej 20 miliardë eurosh nga FMN-ja dhe institucione të ndryshme financiare të Bashkimit Evropian për të rritur financat qeveritare. Gjykatësi fle gjatë kohës së gjykimit Kundër gjykatësit John Harrison është nisur hulumtimi pasi që supozohet se ka fjetur gjatë kohës së gjykimit të një të mituri për sulm. Harrison po rrinte ulur me dy kolegë në gjykatore kur nëna e të akuzuarit ka vërejtur se ka sytë e mbyllur. I është ankuar avokatit të djalit të saj i cili më pas ka bërë një ankesë gjyqit.Edhe pse e ka hedhur poshtë se ka fjetur, pas marrëveshjes me dy kolegët e tij dhe përfaqësuesin e gjykatës, gjykimi vetëm pas një ditë e gjysmë është shtyrë, prandaj i akuzuari do të kthehet muajin e ardhshëm për vazhdimin e gjykimit.Për mediat lokale gjykatësi ka thënë se vetëm po i pushonte sytë. “Nuk kam fjetur, por i kam pushuar sytë për pak minuta”, ka thënë ai.“Ka qenë reagim krejt normal gjatë pasdites. Gjykatorja ka qenë e ngrohtë, ngrohja ka qenë e kyçur, e dielli ka depërtuar nëpërmes dritares. E kam dëgjuar se çfarë po i thoshte prokurori të paditurit dhe kam mundur të shkruaj vërejtjet që po i bënte”, ka thënë gjykatësi.“Dy kolegët e mi të cilët po rrinin ulur pranë meje kanë thënë se nuk kam fjetur dhe kemi mundur të vazhdojmë gjykimin. Por e kam dëgjuar këshilltarin tim ligjor dhe e kam hetuar se edhe nëna e të padituri nuk është ndier mirë, prandaj është në interes të gjyqësorit që gjykimi të përsëritet”, ka sqaruar Harrison.Zëdhënësi i Zyrës për komunikim të gjyqësisë ka vërtetuar se rasti i është drejtuar Bordit këshillëdhënës gjyqësor i cili ka autoritet të dënojë gjykatësin. Në vend se të aterronte aeroplanin, piloti i lutej Zotit Piloti nga Tunizia i cili gjatë problemeve në fluturim kishte filluar t’i lutet Zotit, e më pas kishte filluar të ndërmarrë masat e duhura për aterrim të dhunshëm të aeroplanit është dënuar me dhjetë vjet burg, njofton Reuters. Kur në vitin 2005 ka vërejtur se ka probleme gjatë fluturimit të aeroplanit të cilin e pilotonte, një pilot tunizian në vend që ta lëshonte aeroplanin në tokë, kishte filluar të bëj panik dhe t’i lutej Zotit.Në rënien e aeroplanit mbi ishullin italian të Sicilisë kishin vdekur 16 persona, e aeroplani së bashku me udhëtarët tjerë dhe ekuipazhin patën përfunduar në det.Edhe pse problemet në fluturimin e aeroplanit i ka shkaktuar një prishje në rezervar, piloti është përgjigjur për jetët e njerëzve të cilat sipas mendimit të gjykatës ai ka mundur t’i shpëtojë.Piloti, emrin e të cilit nuk e ka bërë të njohur Reuters, është dënuar me dhjetë vjet burg.  Shkarkohet roja për shkak të shoqërimit me të burgosurit Një roje burgu në Britani të Madhe është shkarkuar nga puna për shkak të sjelljes së papërshtatshme- pasi që është zbuluar se shoqërohej me të burgosurit në faqen Facebook. BBC njofton se 27-vjeçari Nathan Singh, i cili kishte punuar si roje në burgun HMP Leicester kishte biseduar online me ish-të burgosurit dhe me të burgosurit aktualë. “Pas hulumtimit të rastit, roja nga burgu HMP Leicester është shkarkuar për shkak të sjelljes së papërshtatshme. Ai është shoqëruar (në internet) me të burgosurit aktualë dhe ish-të burgosurit, që nuk është në përputhje me rregullat e punës së tij”, ka thënë zëdhënësi i burgut britanik. Zëdhënësi ka shtuar se gjatë angazhimit të rojeve në Britani të Madhe, bëhet analiza detale e karakterit të tyre si edhe hulumtohet e kaluara. Me hakerizëm arrin deri tek puna Një haker 18-vjeçar, i cili me viruset e tij ka bërë dëm me vlerë prej 20 milionë dollarësh, ka fituar vend të punës në një kompani telekomunikimi të Zelandës së Re falë “zanatit” të tij. Owen Thor Walker është liruar nga burgu vitin e kaluar, ku ka qëndruar për shkak se ka krijuar dhe dërguar viruse si dhe iu ka qasur të dhënave private në kompjuterët e kompanive dhe individëve, duke shkaktuar dëm prej 20 milionë dollarësh. Gjeniu i informatikës, i cili e ka krijuar një virus të cilin as programet mbrojtëse nuk kanë mundur ta zbulojnë, ka fituar vend punë në kompaninë TelstraClear, që është filial i grupit australian të telekomunikacionit Telstra."Ai jep këshilla për mënyrat e zvogëlimit të rrezikut dhe motivet e cyber-kriminelëve", ka thënë për “Radio New Zealand” drejtori i kompanisë Chris Mirams. "Ai me të vërtetë dëshiron që me të gjitha njohuritë dhe aftësitë e tij t’i ndihmojë firmat nga Zelanda e Re”, ka shtuar Mirams. Zjarrfikësi i veshur si Njeriu Merimangë shpëton djaloshin Një zjarrfikës nga Tajlanda është bërë super-hero pasi që është veshur me uniformën e Spidermanit (Njeriut Merimangë) për të shpëtuar djaloshin artist i cili ishte ulur në skaj të një ndërtese, ka njoftuar policia nga Bangkoku. Arsimtarët e shkollës për fëmijët me nevoja të veçanta kanë thirrur policinë kur e kanë parë një djalosh tetëvjeçar të frikësuar se si rrinte ulur në skaj të katit të tretë të ndërtesës dhe i cili refuzonte të hynte brenda. Përpjekjet e arsimtarëve kanë qenë të kota derisa e ëma e djaloshit nuk e ka përmendur se djali i saj është adhurues i flaktë i Njeriut Merimangë - Spidermanit.Zjarrfikësi Sonchai Yoosabai është kthyer me shpejtësi në stacionin e zjarrfikësve dhe është veshur si Spidermani. Në momentin që djaloshi e ka parë zjarrfikësin e maskuar me ato rroba është ngritur dhe e ka përqafuar. Sonchai Yoosabai ka sqaruar se ruan kostumin e Spidermanit në stacion, me të cilin kohë pas kohe ua ngrit shpirtin kolegëve të tij gjatë ushtrimeve. Fiton një vend pune pas një mijë refuzimeve Britaniku i cili para pak kohe është kthyer në vendlindjen e tij pas disa vitesh pune në Egjipt ka thyer të gjitha rekordet për kërkimin e vendit të punës. Në valën e recesionit, kur njerëzit largohen nga puna me të madhe, atij i janë dashur një mijë paraqitje për të gjetur një punë para se t’i buzëqeshte fati.Jeff Scott është bërë menaxher zhvillimi në një kompani pas 1.000 paraqitjeve për punët në të cilat është paraqitur. Ka pasur gjithçka, thotë ai, prej vendeve të punës për paketim mishi deri tek ajo e kamerierit.Pasi që ka punuar 10 vite në Egjipt, ky dyzetvjeçar pas pesë muajsh të lajmërimeve në shpallje më në fund mund të merr frymë lirshëm. “Jam çliruar. Më në fund mund të shkoj normalisht nëpër dyqane, të shoh ofertat e automjeteve të reja, aranzhimet për pushime apo thjesht të blej një shishe të mirë të verës”, thotë fatlumi i cili ka zgjidhur problemin e ekzistencës në një kohë kur për shumë njerëz kjo ka filluar të bëhet problem i vërtetë në Britani të Madhe. Edhe një vajzë tjetër shet virgjërinë Rumunia Alina Percea nga qyteti Caracala është edhe një vajzë në vargun e shumë tjerave që në internet kanë publikuar se janë të gatshme të shesin virgjërinë e tyre. Kjo studente shpreson se nga paratë që do t’i fitojë nga kjo “punë” do të mund të paguaj studimet e saj. Tetëmbëdhjetëvjeçarja ka publikuar shpalljen e saj në një faqe gjermane të internetit ku mund të gjenden ankande të gjërave erotike dhe e cila mundëson takime në mes personave.Në reklamë ajo ka pohuar: "Jam një rumune prej 49 kilogramë peshë dhe 1.73 metra gjatësi. Nuk pi duhan dhe posedoj vërtetimin e gjinekologut se jam e virgjër. Dua që hera ime e parë të jetë e veçantë dhe të mos jetë e dalldisur"."Personi i cili ofron më së shumti para me mua mund të kalojë tërë vikend, nëse paguan të gjitha shpenzimet në rast se më duhet të udhëtoj apo të qëndroj në ndonjë hotel", thuhet në vazhdim të shpalljes.Zonjusha Percea thekson edhe faktin se ka vendosur të shpallë virgjërinë e saj në ankand për të mbledhur para për studime. Gjithashtu, ajo shpreson se fituesi do të mund t’i bëhet edhe burrë.Ajo është duke synuar të merr 50.000 euro, por në afatin prej tre ditësh, sa edhe zgjat ankandi, janë ofruar vetëm 5.033.  Mashkulli shtatzënë pret binjakë Ruben Noe Coronado do të bëhet mashkulli i parë i cili do të lind binjakë. Ky spanjoll, më saktësisht spanjolle, 25-vjeçar, i është nënshtruar procesit të ndërrimit të gjinisë, mirëpo paksa e ka shtyrë atë sa për të mbetur shtatzënë dhe lindur. Ai është nënshtruar fekondimit artificial pasi që doktorët i kanë thënë të dashurës së tij, e cila ka fëmijë nga lidhjet e mëhershme, se nuk do të mund të ketë më fëmijë.Coronado, i cili ka lindur si grua dhe është quajtur Estefania, sipas ligjit spanjoll ende konsiderohet grua, derisa baba do të duhej të bëhej në muajin shtator.Ai është transseksuali i parë spanjoll i cili ka mbetur shtatzënë dhe do të bëhet transseksuali i parë i cili ka lindur fëmijë, nëse çdo gjë shkon sipas planit.Pas lindjes ai mendon të vazhdojë me procesin e ndërrimit të gjinisë dhe fëmijëve të tij tu bëhet babë, e jo nënë. Më mirë te dera se brenda klubit të striptizit Numër i madh njerëzish janë paraqitur për punë në klubin e striptizit në Rhode Island, por shumica e tyre nuk kanë nevojë t’i pozojnë këmbët për të fituar vendin e punës. Pronarja e klubit “Foxy Lady” ka publikuar shpalljen për të plotësuar 35 vende punë për valltare, masazhere, bufetier, etj.Sipas mediave lokale raportohet se shumica e mbi 150 e të paraqiturve ishin burra që kërkonin të punonin tek dera, derisa shumica e femrave po kërkonin punë që nuk lyp nga ato t’i zhveshin rrobat.Bashkëpronari i klubit Tom Tsoumas ka thënë se një promovim i bërë rishtazi për të liruar çmimet për shërbimet që ata ofrojnë i ka ndihmuar atyre të kthejnë biznesin në binarë për shkak të ekonomisë së rënduar si dhe i ka shtyrë ata të marrin më shumë punëtorë. Belgët thyen rekordin e pritjes në radhë për tualet Në Belgjikë është arritur rekordi botëror i gjatësisë së radhës së pritjes për tualet, kur 756 persona janë ndalur në radhë para një tualeti në qendër të Brukselit, në mënyrë që në Ditën ndërkombëtare të ujit të tërheqin vërejtjen për nevojën për ujë të pastër. Performansën e ka organizuar nga organizata për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, UNICEF, punëtorët e së cilës, para një tualeti të rrejshëm, u kanë vendosur nga një shirit rreth dorës në shenjë të pjesëmarrjes me numër dhe bluzën si “certifikatë” që kanë marrë pjesë në aksion."Përfaqësuesit e Librit të rekordeve Guinness na kanë thënë se na duhet të bëjmë një radhë prej së paku 500 njerëzish për të thyer rekordin", ka thënë zëdhënësi i UNICEF-it- Benoit Melebeck.Ai ka shtuar se me këtë aksion kanë dashur të tërheqin vërejtjen në mungesën e ujit në botë dhe faktin se “çdo ditë në botë vdesin nga 5.000 fëmijë si pasojë e mungesës së ujit". Tokio: 65 vjeçari vrapoi 51 maratone me radhë Një japonez 65-vjeçar pohon se ka shënuar rekord të ri botëror pasi e ka kompletuar maratonën e 51-të me radhë në po aq ditë. Akinori Kusuda e vrapoi distancën prej 42.2 km për të 51-tën ditë me radhë, përpara se sot të vraponte në Maratonën e Tokios, raporton gazeta Mainichi Shimbun. Kusuda synon ta rrëzojë rekordin e vrapuesit 48 vjeçar italian, i cili vitin e kaluar i kompletoi 51 maratone të njëpasnjëshme. "Ndjehem shumë i lumtur. E kuptova se njeriu mund të bëjë gjëra të mëdha", citohet të ketë thënë Kusuda. Agjencia e lajmeve Kyodo njoftoi se Kusuda dhe mbështetësit e tij tash planifikojnë të aplikojnë për Librin e Rekordeve të Guinessit.   Kërkon divorc për shkak të horoskopit Një Italian ka kërkuar divorc nga bashkëshortja e tij, e opsesionuar me horoskop. Ndikimi i yjeve, sipas tij, është arsyeja e vetme pse ai ka kërkuar divorc nga bashkëshortja në Gjykatën e Savones, në veri-perëndim të Italisë, bën të ditur gazeta lokale “Sekolo XIX”. Burri i pakënaqur ka thënë se, bashkëshortja e tij ishte në gjendje të mbyllej gjithë ditën në shtëpi, bashkë me fëmijët, nëse horoskopi nuk parashikonte ditë të mirë për të. "Kemi jetuar në varësi prej pozitës së yjeve", ka thënë ai, duke shtuar se, “fillimisht bëhej fjalë për një pasion, që dikur ishte shndërruar në opsesion”. Avokati i bashkëshortes së tij ndërkaq, ka thënë se horoskopi nuk ka ndikuar asnjëherë në sjelljen e vendimeve të rëndësishme në familje, sikur as në rritjen e fëmijëve.  5.000 dollarë shpërblim për kapjen e piromanit të tualeteve Kompania Clorox ka ofruar një shpërblim prej 5.000 dollarësh, dhe furnizim vjetor me produkte higjienike, për atë person i cili ndihmon në kapjen e një piromani të tualeteve publike të kësaj kompanie. Kompania, me seli në Oakland, të premten ka angazhuar një ekip patrullues në qytet, i cili ka për qëllim t’i njoftojë qytetarët me ofertën dhe shërbimin e saj. Që nga muaji nëntor, një mori tualetesh publike janë djegur në këtë qytet, duke shkaktuar dëme materiale prej 50.000 dollarësh, dhe erë të pakëndshme për qytetarët, nga piromani ose piromanët, të cilëve iu pengojnë këto ngrehina shumë shpesh “shpëtuese” për qytetarët. Fatmirësisht, kryeqyteti i Kosovës nuk duhet të brengoset për piromanët të tillë, sepse përkundër “kërkesës së madhe”, nuk disponon me asnjë tualet publik.  Nëna harrestare Një grua e re gjatë kohës së fluturimit nga Samoa deri në Zelandë të Re ka lindur fëmijën në aeroplan e gjatë aterrimit ka harruar që atë ta marr me vete. E ëma është gjetur shpejt, derisa shkaku i harrimit të saj ende mbetet i panjohur. Njëri nga zyrtarët e kompanisë Pacific Blue e ka gjetur foshnjën në aeroplan pasi që janë larguar të gjithë udhëtarët. E ëma i është gjetur shpejt. Është e paqartës se si askush në aeroplan nuk ka vërejtur asgjë. Policia është duke hulumtuar nëse fëmija është lënë me qëllim në aeroplan apo bëhet fjalë për ndonjë stres të paslindjes. Tani edhe e ëma e fëmija gjenden në spitalin e qarkut në Auckland dhe ndihen mirë, ka thënë inspektorja e policisë Kerry Watson. I paralizuari fillon të ecën pasi kafshohet nga merimanga Kafshimi i një merimange helmuese është dëshmuar si çudibërës për David Blancarten, një i paralizuar nga Kalifornia. Njeriu pas 21 vitesh në karrocë invalidësh ka filluar të ecën sërish. David Blancarte është paralizuar pasi që mezi i ka mbijetuar një aksidenti të trafikut me motoçikletë. Pasi që është kafshuar nga një merimangë e hirtë e shkretëtirës, ai ka përfunduar në spital ku ka kaluar nëntë muaj në rehabilitim. Motra medicinale gjatë një rehabilitimi ka vërejtur se muskujt po i forcohen dhe ka vendosur të bëj një test. “Më kanë nënshtruar ndaj elektro-valëve, e unë e kam ndier rrymën dhe kam bërtitur”, ka treguar Blancarte për rrjetin televiziv amerikan CBS13. Për më pak se një javë është ngritur në këmbë dhe ka filluar të ecën pas njëzet vitesh të kaluara në karrocë invalidësh. Motra medicinale i ka thënë se muskujt i kishin rënë në gjumë, derisa helmi i merimangës duket se i kishte zgjuar ato.  Ushtarja Miss Izraeli Missi i ri i shtetit të Izraelit, është 19-vjeçarja, Adi Rodnitzky. Ka sy jashtëzakonisht të bukur me ngjyrë të gjelbër, flokë të mëdha dhe qëndrim të vërtetë ushtarak. Në fakt, e bukura (dhe e fuqishmja) Adi është pjesëtare e ushtrisë izraelite. Mirëpo, gjatë kohës së saj të lirë ajo paraqitet edhe nëpër pista të modës. Hamas: 3.000 $ kush martohet me vejushat e martirëve  Tre mijë dollarë për personat që martohen me vejushat e martirëve në Gaza. Oferta vjen nga grupi militant Hamas. Lëvizja radikale palestineze ka vendosur të zbatojë një iniciativë të tillë për shkak të shtimit të numrit të grave, që kane humbur bashkëshortet, si pasojë e ofensivës së fundit izraelite në Rripin e Gazës, në muajin janar. Lajmin e ka bërë të ditur gazeta izraelite “Yediot Ahronot”. Sipas saj, Hamas ka vendosur t’i shpërblejë ekonomikisht meshkujt për t’i pranuar në familjet e tyre këto femra, edhe si gra të dyta. /tch/   Secili gëzof është i vjedhur! Shoqata për mbrojtjen e kafshëve PETA (People for the Ethical Treatment of Animals) ka nisur një fushatë të re kundër përdorimit të gëzofit dhe lëkurës në industrinë e modës. Pos billbordeve dhe fletushkave, PETA ka incizuar edhe një videoklip televiziv në të cilin paraqiten një krokodil dhe lepur pa lëkurë duke dashur të kthejnë atë që u është grabitur. Zërin për këtë reklamë ua ka huazuar këngëtarja e njohur Pink. Fushata është emëruar “Stolen for Fashion” (E vjedhur për modë), derisa ajo është paralajmëruar për “Javën e Modës” në Paris, në revynë e Stella McCartneyt, e cila është shumë aktive në luftën për mbrojtjen e kafshëve. Programuesi e zëvendëson gishtin e humbur me USB Programue si kompjuterik Jerry Jalava nga Finlanda i cili e ka humbur gishtin e dorës së majtë në një aksident me motoçikletë, e ka zëvendësuar atë me një USB drive, shkruan "The Telegraph". Proteza të cilën e ka integruar duket si një gisht krejtësisht normal, derisa brenda tij fshihet memoria prej dy gigabajt në të cilën mund të ruhen fotografitë, filmat, programet dhe dosjet e nevojshme të cilat hapen me tërheqjen e “thoit”.Programuesi nga Helsinki e ka humbur gishtin verën e kaluar, pasi që ka pësuar një aksident gjatë vozitjes së motoçikletës. Mjekët nuk kanë arritur t’i sanojnë lëndimet e rënda të dorës dhe është dashur që t’i këpusin gjysmën e njërit gisht të dorës së majtë. Kur u ka treguar mjekëve se me çfarë merret, ata kanë bërë shaka me të dhe i kanë thënë se duhet të ketë një “gisht USB”, e më pas ai i është përveshur punës që edhe ta bëj këtë.  Trafikues droge me guxim të madh Policët kinezë kanë arrestuar një nigerian i cili e ka lënë një valixhe me 87 kilogramë marihuanë në aeroport, e më pas ditën e nesërme ka ardhur dhe ka tentuar ta marrë. Pasi që ka udhëtuar nga Lagosi në Pekin, mashkulli e ka lënë valixhen me 72 kilogramë marihuanë të mbështjellë në qese të plastikes, sepse ka qenë tepër nervoz kur e ka parë sigurimin në aeroport. Mashkulli është kapur ditën e nesërme kur ka ardhur dhe ka tentuar që nga shërbimi i aeroportit të merr valixhen, shkruajnë mediat të cilat e kanë publikuar fotografinë e nigerianit me duar të lidhura. Stjuardesa e Ryanair, pornostar në kohën e lirë Stjuardesat, vajzat e bukura që na shoqërojnë dhe servirin ushqim dhe pije kur fluturojmë, nuk është çudi që të bëjnë edhe ndonjë profesion të dytë. Një 22-vjeçare e bukur çeke, stjuardese në kompaninë Ryanair, paradite u shërben pasagjerëve në avion, ndërsa në mbrëmje është një pornostar. Edita Schindlerova sipas gazetës britanike “The Sun”, bën jetë të dyfishtë, por kjo nuk e shqetëson aspak. Përformancat e saj janë të dukshme në vende të ndryshme me drita të kuqe, ku ajo përdor emrin e artit, Edita Bente. Vajza ka treguar se kanë qenë kolegët e saj që i kanë zbuluar sekretin. "Një pilot që njihja nuk kishte ndonjë gjë më të mirë për të bërë, sesa të shihte internetin”, ka thënë stjuardesa. Ndërsa një tjetër koleg u shpreh se askush nuk e kishte idenë se ç’bënte Edita në kohën e lirë. “Nuk besoj që ka shumë kompani me pornostar, që shërbejnë pije gjatë fluturimeve”, shtoi ai. Një zëdhënës i Ryanair u mjaftua duke thënë vetëm se ajo që bëjnë punonjësit para ose pas punës, nuk është çështje që i përket kompanisë Porno ylli zhvishet në shenjë proteste Aktorja italiane e filmave pornografik, Laura Perego ka dhënë kontributin e saj duke protestuar në ndërtesën e bursës milaneze kundër financierëve, të cilët janë akuzuar për udhëheqje joadekuate me kursimet. Në fakt, Perego është paraqitur në pallto të zezë të cilën më pas e ka hequr. Trupi i saj ka qenë i mbuluar me ngjyrat e flamurit italian, e ylli pornografik në vete po bartte vetëm të brendshme të holla. "Dua t’i dërgoj porosi të gjithë atyre që keqpërdorin kursimet tona", ka thirrur 22-vjeçarja nga Sicilia, njoftojnë mediat italiane. Disa të punësuar kanë tentuar ta veshin, por pa sukses. Perego ka akuzuar financierët se “italianët po i zhveshin deri në të brendshmet e tyre", e më pas është dërguar në stacionin policor ku ka kaluar më shumë se një orë. Gazetarëve u ka deklaruar se disa policë i kishin dhënë komplimente dhe se i kishin që ajo “po luftonte për gjënë e duhur".  Ekuadori zhduket nga harta e Amerikës Jugore Në librin e ri të gjeografisë së Brazilit për klasën e gjashtë në hartën e Amerikës mungon Ekuadori. Ky nuk është gabimi i vetëm në librin të cilin e shpërndanë Ministria e atjeshme e Arsimit: Paraguai e ka ndërruar vendin me Uruguain. Bolivia ka pasur fat të figurojë në hartë, por mungon kufiri i saj me Paraguain, me atë që është “zhvendosur” në lokacionin e Uruguait.   Çifti bashkëshortor Fairhead humb 126 kilogramë Misi dhe Misteri i ri i dobësimit në botë për vitin 2009 është çifti martesor Katie (40-vjeçare) dhe Mark Fairhead (45-vjeçar) nga Norfolk, të cilët bashkërisht kanë humbur 126 kilogramë. Titullin e ri e kanë kremtuar në hotelin Ritz të Londrës, e më këtë rast janë fotografuar me “dy njerëz të tepërt në bashkëshortësinë e tyre”, respektivisht me maketet tyre nga kartoni derisa ishin të trashë.Çifti Fairhead, Foto: PixsellDobësimi i çiftit të trashur ka qenë aq dramatik sa që zonjën Fairhead në martesën e para pak kohe nuk e ka njohur as vëllai i saj. Thonë se janë trashur për shkak të konsumimit të tepërt të ushqimit të shpejtë dhe picave e ushqimit kinez, të cilët ua kanë sjellë për darkë. Në fakt, kishin punuar aq shumë sa që nuk arrinin të ziejnë vet. Ata thonë se për këtë mund t’i falënderohen eksperimentimit me ushqim të shëndetshëm. Zhvishen për biletë falas të aeroplanit Kompania ajrore irlandeze Aer Lingus u bërë thirrje të gjithë qytetarëve që gjatë aksionit të promovimi të linjave të reja ajrore të defilojnë rrugëve të Londrës gjysmë të zhveshur dhe kështu të fitojnë dy bileta pa pagesë për një nga qytetet evropiane. Disa mijëra pjesëmarrës janë tubuar dje në Jubilee Gardens në Londër e më pas kanë ecur afër lumit të Temzas. Zëdhënësi i Aer Lingus ka thënë dje se disa pjesëmarrës të paradës nuk u janë përmbajtur vërejtjeve të policisë se do të dënohen me para nëse zhvishen tërësisht. Kompania ajrore irlandeze në vitin 2007 ka pasur 125 milionë euro profit, derisa këtë vit ka shënuar humbje prej 120 milionë eurosh. Përfaqësuesit e Aer Lingus kanë premtuar se do të zvogëlojnë çmimin e biletave të aeroplanit për të mos humbur udhëtarët gjatë krizës ekonomike. Drejtori ekzekutiv i kompanisë Dermont Mannion pak kohë më parë ka thënë se gati gjysma e kompanive ajrore në Evropë nuk do të mund të mbijetojnë goditjen nga recesioni.Mbahet panairi i parë i shkurorëzimeve Qindra njerëz janë tubuar fundjavën e kaluar në panairin e parë të shkurorëzimeve në Britani, në tentim që në të të gjejnë ngushëllim pas ndarja nga partnerët bashkëshortorë. Organizatorët e panairit “Nisjani nga fillimi” pohojnë se qëllim i këtij manifestimi është tu ndihmojnë njerëzve që të këndellen pas shkurorëzimeve. Panairi është mbajtur të dielën në një hotel në qytetin Brighton. Organizatorja Suzie Miller thotë se ai ka për qëllim që pjesëmarrësve t’u tërheqë vëmendjen në aspekte pozitive të jetës, si dhe tu ofrohet ndihma atyre që janë ndarë rishtazi. Pjesëmarrësit e kanë pasur rastin të flasin me avokatë, astrologë, këshilltarë financiar dhe këshilltarë për përmirësimin e mënyrës së jetesës. Në ofertë kanë qenë edhe lojërat e fëmijëve si dhe çajet e biskotat. Organizatorët thonë se paraprakisht janë shitur 300 bileta, me çmim prej pesë funtesh. Britania ka njërën prej shkallëve më të larta të shkurorëzimeve në Evropë. Sipas të dhënave nga viti 2001, në çdo 1.000 njerëz ka 2.6 shkurorëzime, derisa mesatarja evropiane është 1.8 shkurorëzime.  Nëna e lan foshnjën me qumësht gjiri Një femër kineze, e cila ka lindur foshnjën e parë, po prodhon aq shumë qumësht saqë e lan me të foshnjën e saj çdo ditë. Një femër kineze, e cila ka lindur foshnjën e parë, po prodhon aq shumë qumësht saqë e lan me të foshnjën e saj çdo ditë. Zonja Luo nga Chongqing thotë se ajo prodhon dy litra qumësht në ditë, shumë më tepër sesa i nevojitet për ta ushqyer vajzën e saj gjashtëjavëshe, Shan Shan. Gruaja, burri dhe vjehrra të gjithë e kanë pirë qumështin i cili po tepron, mirëpo Luo thotë se përsëri mbetet sasi e tepërt e tij. Vjehrra e Luos ka treguar se ata kishin filluar të mendonin se po pinin shumë qumësht, prandaj ajo e ka dhënë idenë që ta lajnë foshnjën me qumësht gjiri, ndërsa prindërit e foshnjës e kanë mirëpritur këtë ide. “Larja me qumësht ia bën lëkurën Shan Shanit shumë të butë dhe të bardhë”, është cituar Luo nga “Chingqing Times”. Dhimbja në stomak kishte qenë foshnje Një banakiere adoleshente ka shkuar në spital për shkak të dhimbjes së madhe të barkut, ndërsa atje ka kuptuar se është shtatzënë dhe ka lindur një vajzë. Rachael Yanetta nuk e kishte idenë se ajo është shtatzënë, ndërsa ish- i dashuri i saj, Matthew Burns, e kishte kuptuar lajmin, pasi që ajo ia kishte dërguar fotografinë e foshnjës me telefon. “Ende jam e shokuar. Kjo nuk është thjesht një befasi, por është diçka që na ka shokuar të gjithëve, mua dhe familjen time”, është shprehur zonjusha Yannetta nga South Shields. Ajo kishte qenë duke shërbyer në punë derisa kishte filluar të ankohej për dhimbje në bark, mirëpo kishte arritur ta përfundonte orarin e punës duke i shtrënguar dhëmbët. Por kur ishte kthyer në shtëpi, gjendja e saj kishte filluar të përkeqësohej, dhe familjarët e kishte dërguar menjëherë në emergjencë. “Kur arrita atje më filloi gjakderdhja, ndërsa dhimbja ishte e pandalshme. Infermierja më tha: ‘Mendoj se je shtatzënë’, ndërsa të gjithë u shtangëm, unë nuk i besoja”, ka treguar Yannetta.  Pensionisti shndërron kopshtin në kinema Një pensionist nga Birminghami ka shpenzuar 10.000 funte për ta shndërruar kopshtin e tij një kinema të viteve të katërdhjeta. “Daily Telegraph” njofton se 81-vjeçari Don Parr dëshironte ta nderonte kinemanë ku kishte punuar si projekcionist gjatë moshës së re. Tani dashamirët e filmit vijnë nga vendet e afërta dhe të largëta për ta vizituar kinemanë në pjesën e pasme të shtëpisë së tij, ku përcjellin disa filma klasik. ‘Kinemaja’ përmban 14 ulëse, ndërsa ekrani është i gjerë dy metra me një, ku janë të instaluar edhe altoparlantët të teknologjisë së re ‘hi-tech’. Një futbollist irakian vritet nga një tifoz Një futbollist irakian ka vdekur të dielën pasi është gjuajtur me armë në kokë nga një tifoz në stadium. Vrasja ka ndodhur në momentin kur sulmuesi ishte duke shënuar gol në minutat e fundit të ndeshjes ndërmjet dy skuadrave rivale nga qyteti Hilla, i cili gjendet në jug të Irakut. BBC njofton se sulmuesi është gjuajtur në kokë në minutën e fundit të kohës së rregullt në takimin i cili po zhvillohej ndërmjet skuadrave të Sinjar dhe Buhayra, nga qyteti i cili numëron 500.000 banorë. Policët kanë arrestuar një të dyshimtë dhe janë duke e hulumtuar rastin. Kjo vrasje ka ndodhur në momentin kur Iraku po mundohet të tregojë se gjendja po normalizohet, duke i dhënë përparësi zhvillimit normal të aktiviteteve kulturore dhe sportive.  Details... By Osman Dragusha

BALLINA SWF  Details... By Osman Dragusha

Shtetet t� cilat e kan� njohur Kosov�nShtetet të cilat e kanë njohur Kosovën   Nr.ShtetiData1Mbretëria e Bashkuar18 Shkurt 20082Franca18 Shkurt 20083Shtetet e Bashkuara të Amerikës18 Shkurt 20084Turqia18 Shkurt 20085Shqipëria18 Shkurt 20086Afganistani 18 Shkurt 20087Kostarika18 Shkurt 20088Australia19 Shkurt 20089Senegali19 Shkurt 200810Letonia20 Shkurt 200811Gjermania20 Shkurt 200812Estonia21 Shkurt 200813Italia21 Shkurt 200814Denimarka21 Shkurt 200815Luksemburgu21 Shkurt 200816Peru22 Shkurt 200817Belgjika24 Shkurt 200818Polonia26 Shkurt 200819Zvicra27 Shkurt 200820Austria28 Shkurt 200821Irlanda29 Shkurt 200822Suedia4 Mars 200823Holanda4 Mars 200824Islanda5 Mars 200825Sllovenia5 Mars 200826Finlanda7 Mars 200827Japonia18 Mars 200828Kanadaja18 Mars 200829Monako19 Mars 200830Hungaria19 Mars 200831Kroacia19 Mars 200832Bullgaria20 Mars 200833 Lihtenshtajni 25 Mars 200834Korea Jugore28 Mars 200835Norvegjia28 Mars 200836Republika e Ishujve Marshall17 Prill 200837Republika e Naurusë23 Prill 200838Burkina Faso24 Prill 200839Lituania6 Maj 200840San Marino11 Maj 200841Republika Çeke21 Maj 200842Liberia30 Maj 200843Sierra Leone13 Korrik 200844Kolumbia6 Gusht 200845Belize7 Gusht 200846Malta21 Gusht 200847Samoa15 Shtator 200848Portugalia7 Tetor 200849Mali i Zi9 Tetor 200850Maqedonia9 Tetor 200851Emiratet e Bashkuara Arabe14 Tetor 200852Malajzia31 Tetor 200853Mikronezia05 Dhjetor 200854Panama16 Janar 200955Republika e Maldiveve19 Shkurt 200956Republika e Palaut9 Mars 200957Republika e Gambias7 Prill 200958Mbretëria e Arabisë Saudite20 Prill 200959Unioni i Komoreve19 Maj 200960Mbretëria e Bahrainit 19 Maj 200961Mbretëria Hashemite e Jordanit 08 Korrik 200962Republika Domenikane11 Korrik 200963Zelanda e Re09 Nëntor 200964Republika e Malavit16 Dhjetor 200965Republika e Mauritanisë13 Janar 201066Mbretëria e Swazilandit12 Prill 201067Republika e Vanuatusë28 Prill 201068Republika e Xhibutit11 Maj 201069Republika e Somalisë19 Maj 2010  Details... By Osman Dragusha

--= NFSP =--

FalenderimFalenderojmë vëllezërit Sekiraqa me prejardhje nga fshati Terrnavë Komuna e Podujevës që jetojnë në Londër për ndihmen që janë duke e dhënë për radio Vizionin, që programi i radio Vizionit të transmetohet LIVE 24 orë edhe në Internet www.radio-vizioni.com . Një falenderim të posaqem për DJ Agronin. Falenderojmë  Besnik Emrullahun, për dizajnimin e web faqës www.radio-vizioni.com Ju dëshirojme gjithë të mirat në jetë.  Details... By Osman Dragusha

Marketing

 

 

Informohu edhe ti i pari

      WWW.INFO-KOSOVA.NET

 

       http://www.vera-ks.com

 

 http://www.yjetekosoves.com