Lady Gaga
Bad Romance
Black Eyed Peas
Meet Me Halfway
Ke$Ha
Tik Tok
Jay-Z Ft Al. Keys
Empire State Of Mind
Rihanna
Russian Roulette
Owl City
Fireflies
Timbaland
Morning After Dark
Edward Maya
Stereo Love
Iyaz
Replay
Keri Hilson
I Like
Shtetet të cilat e kanë
njohur Kosovën
Shkencëtarët nga Children's Research Institute në Seattle thonë se të dhënat e grumbulluara nga 723 participantë me moshë mesatare 14.7 vjeç, sugjerojnë se efekti negativ i mungesës së gjumit është më i shprehur te djemtë dhe fëmijët vegjël.
Ndërkohë, te vajzat efekt më të dukshëm negativ kishte pasur mungesa e gjumit përgjatë vikendit.
Mungesa e gjumit dhe rritja e indeksit të masës trupore, njëherit ishte shoqëruar edhe me paraqitjen e sasisë më të madhe të indit dhjamor.
Studimet e reja tregojnë se atraktivitetin e femrës meshkujt e vlerësojnë në bazë të dukjes së fytyrës.
Ndërkohë, femrave iu nevojitet më shumë kohë për të definuar ndjenjat e tyre, sepse duhet të vlerësojnë nëse partneri i tyre do të jetë i përkushtuar, besnik dhe i gatshëm të mbajë familjen.
Në këtë mënyrë shpjegohet thënia e dijetarit britanik Woodrow Wyatt, i cili ka thënë se “meshkujt dashurojnë përmes syve, ndërsa femrat përmes veshëve”.
Studimi është publikuar në revistën Social Cognitive and Affective Neuroscince, ndërsa është realizuar nga shkencëtarët pranë Universitetit të Amsterdamit. /
Femra e ka të vështirë të përballet me një situatë në të cilën siguria e saj emocionale është rrezikuar, për këtë arsye rrallëherë mund ta falë mashkullin nëse lidhja e tij e tradhtisë ka zgjatur për një kohë dhe në të janë përfshirë edhe emocionet.
Në martesë, më së shpeshti tradhtojnë meshkujt, por është interesante se gjatë divorcit meshkujt paraqesin tradhtinë si arsye, ndërsa te femrat arsye është ‘sjellja e pakuptueshme’ e partnerit.
Mashkulli nuk mund ta durojë mendimin se dikush tjetër prek trupin e femrës së tij, ndërsa femra nuk mund të durojë se një femër tjetër ka okupuar zemrën e mashkullit të saj.
Shkencëtarët përdorën një aparat për të regjistruar veprimtarinë elektrike të trurit të foshnjave që flinin, dhe një kamerë që filmonte çdo shprehje të fytyrës.
Tinguj muzike shpërndaheshin nga një magnetofon, ndërsa era e ventilatorit përplasej lehtë në fytyrën e çdo foshnje.
Ndaj erës së ventilatorit, foshnjat që po flinin reaguan duke shtrënguar fort qepallat. Kjo u përsërit 9 herë dhe herën e 10, ventilatori ndaloi, dhe foshnjat në gjumë u lanë të dëgjonin vetëm muzikën.
Pas përsëritjes së këtij eksperimenti për rreth 20 minuta, 24 prej 26 foshnjave reaguan duke ndryshuar shprehjen e fytyrës në përgjigje të muzikës pa erën e ventilatorit.
Sipas shkencëtarëve kjo provon se foshnjat e sapolindura mund të mësojnë nga stimulime të ndryshme nga jashtë ndërkohë që janë në gjumë. Sipas tyre, ky lloj i të mësuarit kontrollohet nga truri i vogël, që është përgjegjës për shumë çrregullime zhvillimi.
Në të ardhmen, eksperimente të tilla mund të zbulojnë se foshnjat e sapolindura ka gjasa të kenë probleme zhvillimi nëse nuk reagojnë ose nuk mësojnë prej stimulimeve nga jashtë.
Revista Neuropsychopharmacology shkruan se kafeina kishte pasur efektin e saj të njohur vetëm te pjesëmarrësit të cilët nuk kishin pirë shumë shpesh kafe.
Po ashtu është treguar se mungesa e kafeinës te personat të cilët pinë rregullisht kafe, sjell deri te zvogëlimi i zgjuarsisë, përqendrimit dhe vëmendjes, ndërsa shton mundësinë për shfaqjen e kokëdhimbjes. /Telegrafi/
WWW.INFO-KOSOVA.NET
http://www.vera-ks.com
http://www.yjetekosoves.com