#Number 1 Give Me Everything Pitbull
#Number 2 Don't Wanna Go Home Jason Derülo
#Number 3 Mr Saxobeat (UK Radio Edit) Alexandra Stan
#Number 4 Right There Nicole Scherzinger
#Number 5 SpaceshipTinchy Stryder & Dappy
#Number 6 California King Bed Rihanna
#Number 7 Nobody's Perfect Jessie J
#Number 8 I'm Into You
Jennifer Lopez
#Number 9
The Edge of GloryLady GaGa#Number 10
Price Tag
Jessie J
Shtetet të cilat e kanë
njohur Kosovën
Kryetari i Komunës së Podujevës sot ka vizituar disa fshatra të Komunës së Podujevës për të inspektuar aktivitetet e kompanisë kontraktuese “Vaakal” në largimin e borës nga rrugët e këtyre fshatrave, pasi atje në këtë moment po mbretëron një mot më i lig me reshje të mëdha të borës dhe me erëra të fuqishme. Kryetari Veliu vizitoi rrugët e fshatrave Lladofc, Ballofc, Herticë, Sfeçël, Dumosh dhe Shajkoc, si dhe familjen gjashtë anëtarëshe të Sylejman Zejnullahut në Lladofc, të cilit iu djeg shtëpia para 5 ditëve nga një zjarr i madh.Veliu gjatë takimit me banorë të këtyre fshatrave u tha se kompania e kontraktuar nga Komuna po punon 24 orë pandërprerë për ta larguar borën nga rrugët. Edhe përkundër reshjeve të mëdha e të pandërprera të dëborës të shoqëruara me erëra të forta situata për momentin është nën kontroll dhe rrugët e komunës së Podujevës janë të kalueshme, edhe pse natyrisht duke e llogaritur gjendjen e ligë të motit ka vështirësi në trafik.
“Unë i lus qytetarët e komunës së Podujevës të kenë durim dhe të jenë të arsyeshëm, sepse ne po mundohemi me të gjitha forcat t’i lirojmë rrugët nga bora, duke e ditur se erërat e fuqishme po i mbulojnë sërish ato. Kompania ka aktivizuar të gjithë mekanizmin e rëndë dhe të lehtë vetëm e vetëm për ti liruar rrugët për qarkullim të makinave dhe njerëzve. Po ashtu kërkoj nga pronarët e lokaleve afariste që ta pastrojnë borën para lokaleve të tyre, sepse kështu do t’i lehtësohet puna kompanisë për të fituar kohë në lirimin e trotuareve nga bora. Organet kompetente komunale po e monitorojnë situatën në terren gjatë gjithë kohës, për të arritur një shërbim sa më cilësor për qytetarët tanë”, ka thënë Kryetari Veliu.
I pari i Komunës gjatë vizitës që i bëri familjes Zejnullahu, të cilëve ju ka djegur shtëpia, tha se Komuna e Podujevës do të përkujdeset që fillimisht në këtë gjendje të rëndë të motit të lig tu siguroj një strehim të përkohshëm, ndërkaq pas përmirësimit të motit do të shikojmë nga buxheti i përcaktuar për raste emergjente, ose nga planifikimet e ndërtimit të shtëpive sociale që realizohen për çdo vit të zgjidhim çështjen e strehimit të tyre.
Zyra për Informim e Komunës së Podujevës
Sipas avokatit Tahir Rrecaj në deklaratën para gazetarëve, analizat rezultojnë se ditari është shkruar nga të paktën katër persona të ndryshëm dhe si i tillë është i pavlefshëm duke lëkundur seriozisht këtë proces gjyqësor. Rrecaj ka thënë se 'beson që këto prova do të pranohet nga gjykata dhe do të ekzaminohen më vonë"
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa i është kthyer kritikave dhe akuzave për SHIK-un e duke e cilësuar një organizatë kriminale e financuar nga struktura të dyshimta dhe jo llogaridhënëse. Në një intervistë për Bota Sot, Mustafa ka thënë se kriminelet duhet të përgjigjen para ligjit.
"Kriminelët duhet të përgjigjen para ligjit. Një fjalë e urtë popullore thotë: Gjaku të zë, si duket disa nga ta kanë bërë veprime të rënda ndaj popullit dhe këto veprime nuk i lënë të qetë. SHIK-u ka qenë një strukturë ilegale për tërë këto vite që nuk i ka dhënë llogari askujt" ka thënë Mustafa.
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja, ka marrë vendim që javën e ardhshme të mos mbahet mësim në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme në tërë territorin e Republikës së Kosovës.
Këtë vendim, të komunikuar përmes një komunikate për medie, ministri Buja e ka marrë për shkak të motit që po mbretëron në gjithë Kosovën, i cili ka vështirësuar në masë të madhe lëvizjen qytetarëve dhe paralajmërimit se edhe gjatë javës së ardhshme do të mbretërojë mot i ftohtë dhe me reshje.
“Duke qenë se informatat e vazhdueshme që MAShT-i i ka nga terreni, e që flasin për një gjendje tejet të vështirësuar të lëvizjes, është vendosur që mësimi të ndërpritet nga dita e hënë (6 shkurt) deri në ditën e premte (10 shkurt) në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme në Kosovë”, thuhet në njoftim.Ndryshe, mësimi, sipas MASHT-it, rifillon të hënën më 13 shkurt 2012 e gjithashtu ditën e humbura të mësimit do të kompensohen në fund të vitit shkollor. /zëri/
Idetë për ndarjen e Kosovës dhe për shkëmbimet e territoreve midis Kosovës dhe Serbisë, nuk ndalen. Ish-koordinatori i Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore, Erhard Busek, në një prononcim për KTV-në, ka deklaruar se Prishtina dhe Beogradi duhet të nisin diskutimet për ndarjen. Ai thotë se kjo është zgjidhja më e mirë tash për tash dhe si shpërblim, Kosova do të njihej nga Serbia dhe nga pesë vendet e Bashkimit Evropian.
Pos ndarjes, ai përmend shkëmbimin e territoreve, Lugina e Preshevës t’i bashkohet Kosovës, e veriu i Kosovës Serbisë, për një zgjidhje të qëndrueshme në Ballkan. “Jam i bindur që në fund të fundit nëse asgjë nuk do të jetë e mundur, atëherë ndarja është zgjidhje”, ka deklaruar Busek. Ai ka folur edhe për bisedimet Kosovë-Serbi të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian që sipas tij vetëm pas zgjedhjeve në Serbi do të krijohen kushte të favorshme për zhvillimin e bisedimeve. /koha/
Një temë e rëndësishme e bisedimeve në takimin e NATO-s në Bruksel, ka qenë edhe misioni i KFOR në Kosovë. Aktualisht, NATO nuk parashikon një reduktim të trupave të KFOR-it për sigurinë në veri të Kosovës, por konsideron se zgjidhja më e mirë është politike dhe jo ushtarake.
“Ne mbështesim procesin e dialogut Prishtinë-Beograd me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Ne nuk duhet të habitemi, që një dialog i tillë të fillojë normalisht me çështje teknike të cilat duan një zgjidhje, dhe gradualisht këto bisedime teknike mund të kalojnë në dialog politik. Në eksperiencën time, kjo është e natyrshme”, ka theksuar Sekretari i Përgjithshëm i NATO, Anders Fogh Rasmussen.
Ndërkohë, pala shqiptare ka propozuar që të shtohet presioni nga komuniteti ndërkombëtar, lidhur me shpërbërjen e strukturave paralele në veri të Kosovës.
“Gjithashtu, komuniteti ndërkombëtar në përpjekje të gjetjes së një zgjidhjeje politike, duhet t’i kushtojë një vëmendje më të madhe lidhjeve të Beogradit me veriun e Kosovës. Pra, të përpiqet të bëjë një presion pozitiv, në kuptimin që situata politike dhe në përgjithësi situata në veri të përmirësohet”, ka deklaruar zëvendësministri shqiptar i Mbrojtjes, Arjan Starova. /Telegrafi/
www.metropolet-shqiptare.de
http://www.Vera-Ks.com
WWW.INFO-KOSOVA.NET